Në panik nga hetimet e SPAK-ut/ Bashkia e Tiranës nis spastrimin, hiqen kamionë me materiale
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...

Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari, që pretendonte se në zyrën e Postës Shqiptare në Kuçovë, jepen pensionet edhe pa pasur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. “Stop” verifikoi situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje, e cila nuk jetonte në Kuçovë.
Gjithçka që u desh ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit. Pasi morëm pensionin e Majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për Qershorin, kundrejt një pagese nën dorë. Sërish mundëm të merrnim edhe pensionin e Qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra në dorë. Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzuam zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”.
Denoncuesja Arba Pjetri thotë se kryetarja e degës, shefja e shërbimeve dhe punonjëset vazhdonin të bënin vazhdimisht shkelje.
Arba Pjetri: Kryetaren Agustina Zema e cila ishte vënë në dijeni për personin që ishte jashtë dhe nuk donte, ka vajtur vetë para se të largohej nga Shqipëria që nuk dua të ma tërheqin pensionin. Shefen time e cila lejon këto zonjat, Rafaela Domin, Margarita Zogën arkëtaren e Arkës Kuçovë që ka qenë në atë kohë. Me dijeni të plotë të zotërisë Ledian Shehu, zotëria i burimeve njerëzore që unë i kam shkuar në zyrë, ia përmendja emër, mbiemër madje, dhe zotëria nuk ka bërë asnjë veprim. Dhe drejtorit të Postës sepse unë ia kam përmendur gjatë gjithë kohës dhe ai më thotë ‘bëji një nder shefes’. Personi në fjalë është Ali Shehu është babai i ish-kryetarit të Partisë Socialiste Sybi Shehu, që shefja e merrte muaj për muaj vetë. Ky është numri i shefes sime. Ka të tjerë që më kërkojnë këtë personin dhe një tjetër muaj për muaj. Zonja nuk lejonte as shpërndarësin dhe askënd tjetër, donte që ta merrte ajo. Zonja Marie Prifti nga një ekspuls në Greqi që është vërtetuar dhe nga organet kompetetente që nuk ka qenë në moment. Kjo është prokura e zonjës që është e skaduar. Kam një emër tjetër që është Vangjel Daja, i cili për shumë kohë ka qenë në Amerikë dhe para se të ikte në Amerikë i ka lënë gojarisht tek Agustina Zema, kur punonte tek pensionet në familje dhe i ka thënë ‘nuk dua asnjë nga të mitë që të tërheqin pensionin tim,’ por nuk është zbatuar. Më kishin halë në sy sepse unë iu thoja gjithmonë ‘moj çfarë po bëni, po kaloni shumë’.
Gazetari: Pra po u vije në dukje këto shkeljet?
Arba Pjetri: Të gjitha gabimet e tyre.
Gazetari: Dhe ke vënë në dijeni shefen tënde. Konkretisht?
Arba Pjetri: Marigela Shuaipi. Po dhe shefja e di këtë muhabet.
Gazetari: Unë po shikoj disa mesazhe, me kë i ke bërë këto mesazhe?
Arba Pjetri: Me shefen e shërbimeve Kuçovë e cila është përgjegjëse, t’ia komunikoj shefes dhe të kërkoj llogari. Kush punon në arkën e pensioneve ka disa kode të veçanta të cilat nuk mund t’ua japë as koleges, as shefes, as tjetërkujt.
Gazetari: Po ti kujt ia jepje?
Arba Pjetri: Unë kam refuzuar t’ia jepja koleges sime, u bë problem.
Gazetari: T’i kërkonte ajo?
Arba Pjetri: Po. Mi kërkonte shefja e shërbimeve të Kuçovës ajo pas Rafaela Domit, mi kërkonte vazhdimisht dhe kam mesazhet që i provoj.
Gazetari: Për çfarë u duheshin kodet atyre?
Arba Pjetri: Ato thoshin do të kontrollojmë shumën në fund, por nuk ka gjë shuma në fund sepse ta jap unë sa kam ndarë në fund, pse duhet të ma kërkosh ti. Ato kishin kodet e mia dhe mund të bënin çfarëdolloj gjëje. Gjëja më e keqe që kam vënë re unë aty është vjedhja e funeraleve.
Pas kësaj “Stop” pati një komunikim dhe me shefen e shërbimit.
Gazetari: I keni kërkuar kodet dhe unë këtë e kam të vërtetuar me mesazhe që keni shkëmbyer me të. Çfarë kodesh bëhet fjalë?
Marigela Shuaipi, shefe e shërbimeve: Kur punonjësja mua nuk më përgjigjet kundrejt punës sepse është zënë me shoqen e zyrës, atëherë më jep kodin mua që të printoj boderotë, punën nuk e lë dot pezull.
Gazetari: Zonja, ish-punonjësja ka bërë disa herë ankesa.
Marigela Shuaipi, shefe e shërbimeve: Ankesa me shkrim, ju lutem.
Gazetari: Kjo është përgjigja?
Marigela Shuaipi, shefe e shërbimeve: Po kjo është përgjigja.
Gazetari: Por, kjo nuk është një përgjigje?
Marigela Shuaipi, shefe e shërbimeve: Jo përgjigje është.
Drejtori i burimeve njerëzore i thotë Arbës, se i ka prishur marrëdhëniet, kur ka bërë denoncim.
Drejtori i burimeve njerëzore: Për mendimin tim, marrëdhëniet tuaja u prishën që në momentin, ku u ankove, që Rafaela merrte pensionin.
Arba Pjetri: Vangjel Daja kalohet muaj për muaj. Në fillim që erdha kur bëra përballjen me drejtorin. Bënë, mbledhje që gjërat të mos kalohen pa prokurë, e këtej drejtori më thotë mua, se pse nuk ia kalove 6 milionëshin shefes, bëji një nder shefes.
Ka dyshime se vetë drejtori i Postës së Beratit është i përfshirë në këtë skandal. Sipas denoncueses Arba Pjetrit, ai është vënë që në krye të herës në dijeni, por mesa duket me veprimet apo mosveprimet e veta ka arritur deri në këtë pikë që gjërat të mbeten të pasqaruara dhe hije të forta dyshimi sa i takon Postës së Kuçovës.
Arba Pjetri: Të kam marrë në telefon për shkeljet dhe presionet që bëheshin aty.
Alban Gjoka, drejtor i Postës Berat: Jo, jo!
Arba Pjetri: Po është mesazhi jot këtu mor zotëri që më thua “jo” se të them “të vij nesër se nuk kam makinë” dhe më thua “jo”.
Alban Gjoka, drejtor i Postës Berat: Po patjetër se ishte ky rasti urgjent, jo rasti tjetër.
Arba Pjetri: Po ky rasti ka ndodhur në Maj të 2023.
Alban Gjoka, drejtor i Postës Berat: Dhe për këtë shkak je larguar nga puna, ke procesverbalin të firmosur nga të gjithë punonjësit e Kuçovës.
Avokati Arben Llangozi shprehet se lidhur me këtë rast duhet të ketë një hetim të thelluar nga Posta Qendrore, pasi nënshkrimi në emër të një personi pa qenë vetë ai prezent përbën një vepër penale, që është ai i falsifikimit të dokumenteve.
Arben Llangozi, avokat: Për derisa ka një pretendim, kemi dhe disa prova të cilat emisioni “Stop” i ka trajtuar më parë, atëherë lind dyshimi që duhet të ketë një inspektim nga Posta Qendrore kundrejt këtij institucioni. Një hetim qoftë administrativ, por edhe penal sepse nënshkrimi në emër të një personi pa qenë prezent përbën një vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe kjo është e dënueshme nga Kodi jonë Penal.
Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Ardit Demiri kërkon që ish punonjësja Arba Pjetri, t’i paraqesë Postës provat e shkeljeve. Ai sqaron se përveç pezullimit nga detyra të punonjëses së denoncuar më parë së fundmi është larguar nga detyra edhe drejtori i Postës së Beratit, pasi janë konstatuar shkelje. Për këtë rast shprehet titullari, po hetohet nga strukturat e tjera të drejtësisë./ Tv klan
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlo...
Fiks Fare ka ndjekur në vijimësi projektet e qeverisë për ...
Droga në shkolla në Shqipëri është një problem serioz dhe ...
Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra pe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka mbërritur nj...
Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi thotë në emi...
Deputeti Eduard Shalsi është një nga eksponentët e Par...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zon...
Orjana Rrushi nga Korça tregon për “Stop” në Tv Klan se në...
Lirie Preçi tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se që n...
Fadil Brahimaj, një qytetar nga Durrësi, tregon për “Stop”...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë ...
Një tjetër denoncim për Bashkinë e Tropojës ka mbërrit...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka rënë në ...
Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sa...
WebLajm.com ka siguruar një pjesë të dosjes së korrupsioni...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...