Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në një resort gjigand, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 680 mijë metrash katrorë. Bëhet fjalë për zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen mijëra vila dhe apartamente si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej.

Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave ngjitur me sahatin e Tiranës.
Ky është një nga resortet më të mëdha që ndërtohet në Jug të vendit, për nga sipërfaqe e truallit në të cilin shtrihet i krahasueshëm me projektin e Alabbarit në Durrës. Por për shkak të intensitetit më të ulët, resorti i Lëkurësit do të ketë më pak sipërfaqe ndërtimore.
Në Korrik të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e zhvillimit për projektin e Lëkurësit. Sipas lejes, resorti do të ndërtohet me dy faza. Faza e parë shtrihet mbi një sipërfaqe trualli prej 155 metrash katrorë. Ajo parashikon rreth 70 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore mbi tokë dhe rreth 30 mijë metra katrorë të tjera nën tokë.

Pjesa tjetër e projektit ndërtohet në fazën e dytë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, projekti parashikon ndërtimin e tipologjive të ndryshme të vilave me sipërfaqe nga 150 deri në 500 metër katrorë. Po kështu ai do të ketë palacina 5 katëshe, hotele si dhe njësi të ndryshme komerciale.

Resorti është projektuar nga studi spanjolle Bofill, ndërkohë që pjesë e tij ka qenë dhe studioja shqiptare Dalmat Architechture.
Kjo e fundit, kohët e fundit po shndërrohet në një nga firmat, emri i së cilës haset shpesh në lejet e projekteve madhore të firmosura nga qeveria. Studioja zotërohet nga Linda Loka, një arkitekte e re, e cila thuhet se ka miqësitë e duhura.
Në nëntor të vitit 2021 familja e Vangjel Tavos themeloi një kompani të quajtur Theap Konstruksion. Objekti i kompanisë ishte sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa kapitali themeltar i saj ishte vetëm 100 mijë lekë.
Por pak muaj më vonë, në mars të vitit 2022, vlera e kompanisë u rrit. Familja Tavo kontriboi në natyrë duke bërë pjesë të aseteve të biznesit një sipërfaqe toke prej 33.5 mijë metrash katrorë. E regjistruar me numër pasurie 26/533, prona ndodhet në fshatin e Lëkurësit në Sarandë, poshtë kalasë së famshme të Lëkurësit, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti.

Në janar të këtij viti Vangjel Tavo ja dhuroi 100 për qind të aksioneve të kompanisë vëllait të tij Grigor Tavo. Ndërsa në maj, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të Himarës, kur zoti Tavo kishte marrë ndërkohë bekimin nga Edi Rama për të kandiduar në Himarë, familjarët e zoti Tavo e shitën kompaninë Theap Konstruksion për 3.6 milionë euro. Blerësi ishte TDT & Partners e Avdisë.
Origjina e pronës së shitur nga Tavo është e mbushur me përplasje dhe konflikte midis disa familjeve dhe shtetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e ka kundërshtuar dhënien e saj tek privatët, për shkak se pretendonte se toka ishte shtet. Por falë gjykatës, Vangjel Tavo arriti të shtinte në dorë pronën, të cilët më pas ja shiti Avdisë 3.7 milionë euro.
Gjatë zgjedhjeve, teksa zoti Tavo premtonte se do të zgjidhte Çështjen e pronave në Himarë, ai u akuzua publikisht nga Omonia se tokën e Lëkurësit e ka marrë përmes dokumentave të falsifikuara. “OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë,” thuhej në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë./ Kapitali.al
WebLajm.com ka siguruar një pjesë të dosjes së korrupsioni...
Më 17 Tetor 2024, Stop transmetoi një denoncim për Postën ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë për P...
Emisioni “Stop” ndodhet në Njësinë Administrative numër 6 ...
Rakip Suli është një nga kryebashkiakët socialistë, i ...
Teksa heq nga xhami i makinës gjobën e një parkimi të gabu...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan më 18 tetor 20...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Ballsh për një probl...
Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e kon...
Arben Bylyshi, një 55-vjeçar nga Vlora, emigrant prej vite...
Shkolla 9-vjeçare e Grekanit në Belsh për këtë vit shkollo...
Më 9 shtator emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në ...
Më 24 Maj 2024 emisioni “Stop” transmetoi rastin e Ninos, ...
PD i është rikthyer skandalit të mbetjeve toksike, duk...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike,...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen pë...
Emisioni “Stop” ndodhet në Xibrakë, në shkollën 9-vjeçare ...
Më 10 korrik një ngarkesë me speca të freskët që vinte...
CNA po kryen një tjetër investigim që prek shqiptarët ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...