Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Emisioni “Stop” ndodhet në Njësinë Administrative numër 6 me zotin Bardhosh Dauti, i cili nuk po arrin dot të regjistrojë pronën.
Dauti i është drejtuar noteres Gentiana Brati, ku ka bërë dhe çeljen e trashëgimisë së nënës dhe deklaratat për heqje dorë të trashëgimtarëve të tjerë nga pasuria. Bëhet fjalë për një shtëpi 43 metra katrorë në Njësinë 6.
Bardhosh Dauti thotë, se kjo histori ka prej vitit 2019 dhe ai nuk është pajisur kurrë me hipotekë. Para një viti kreu veprimet e fundit dhe noterja i tha të mos kthehej më në zyrën e saj.
“Në vitin 1994 kam blerë shtëpinë sipas ligjit që nxori Këshilli i Ministrave në atë kohë dhe në vitin 1996 më vdiq nëna. Pas kësaj kohe ne nuk e dinim që duhet të shkonim tek noteri për të bërë dorëheqjen e nënës, nuk e dinim këtë fare. Në vitin 2019 shkoj për të bërë çeljen e trashëgimisë së nënës tek noteria Gentiana Brati dhe ajo bën disa persona që janë këtu në Shqipëri, 6 persona, bëjnë dorëheqjen nga trashëgimia e nënës. Në atë kohë nuk jam pajisur fare me certifikatë pronësie, ndërkohë në vitin 2023 ngelen 4 persona të tjerë dhe unë në atë kohë pastaj bëra dokumentet, i çoj tek noterja Gentiana Brati dhe ajo i mban një vit në sirtar. Unë kërkoj certifikatën në emrin tim dhe në emër të familjes sime,” thotë denoncuesi.
Në një bisedë me qytetarin, noterja fajëson Kadastrën.
Qytetari: Si jeni?
Noterja: Mirë! Si jeni? Si dukeni? Kam bërë çdo aplikim të mundshëm. Hipoteka e kupton gabim dëshminë time. Ça do të thotë se nuk është hera e parë që ato e bëjnë se hipoteka na e nxiu, na e nxiu. Unë kam bërë dy dëshmi. Kam bërë dëshminë e parë që nëna ka lënë trashëgimtarë 1,2,3. Prit! Kam bërë deklaratat e heqjes dorë dhe mbas deklaratave të heqjes dorë kam thënë trashëgimtarë mbas heqjes dorë mbeten 4 vetë.
Qytetari: Ja nise hipotekës?
Noterja: I kanë nis vetë sepse nuk kisha unë sistemin.
Qytetari: Po mbas kësaj duhet të vij certifikata?
Noterja: Po! Të paktën certifikata, e zëmë se nuk dinë ta lexojnë dëshminë e dytë duhet të më vijnë emrat e të gjithë trashëgimtarëve se ma plasën buzën. Të shkosh te hipoteka me shkresën që të ka prurë përgjigje dhe t’i thuash çojini more noteres dëshminë e parë. A e ka bërë dëshminë e parë? A bëra deklaratat e heqjes dorë?
Qytetari: Po! Këtë të 2019-ës certifikatën bashke me…
Noterja: Ta nxjerr unë.
Qytetari: Gjashtë, këta që kanë dhënë …
Noterja: Ta nxjerr unë aktin ty se i kam të gjitha në arshivë.
Qytetari: Po tani në 2023-shin që janë bërë këto 4 të tjerat si procedohet tani?
Noterja: Tani duhet të aplikohen ato po unë nuk i aplikoj dot.
Qytetari: Pa marrë atë të 2019-ës?
Noterja: Duhet të më vij ajo njëherë pastaj të aplikojmë këto.
Qytetari: Te cila kadastër?
Noterja: Na e nxiu jetën hipoteka, te Tirana ku është Tirana veri. Ato, ato vetëm drejtorë kanë heq pesë ore, e kupton ça e tmerrshme është situata.
“Stop” u interesua në Kadastër, ku na u tha që për këtë rast janë të administruara çelja e trashëgimisë dhe 4 deklarata për heqje dorë nga pasuria. Por duhen bërë aplikimet përkatëse, pasi janë të tatueshme. Ndaj dhe çështja ka mbetur pezull.
Emisioni “Stop” rikthehet në zyrën e noteres Gentiana Brati, por ajo sërish bën fajtore Kadastrën dhe nuk pranon, që deklarata për heqje dorë nga pasuria, është e tatueshme.
Qytetari: Vajta u interesova unë te hipoteka dh ata më thanë që në 2019-ën kur janë bërë këto dhëniet e pasurisë, duhet të ishin të tatueshme.
Noterja: Po jo unë sepse në 2019-ën, nuk aplikonte noteri i nderuar, aplikonte klienti. Ka shkuar klienti te hipoteka ka bërë, ka çuar dëshminë e trashëgimisë ligjore, ka çuar deklaratat e heqjes dorë që i ka bërë noterja për të ndihmuar klientin, ka çuar dhe dëshminë e dytë.
Qytetari: Këta më thonë (Kadastra) Ju është bërë me dije se 4 deklaratat noteriale thotë për heqje dore, duhen kryer shërbimet me kodet përkatëse pasi është një transaksion i tatueshëm.
Noterja: Merri deklaratat tani. Shko te hipoteka bëj transaksionin e tatueshëm meqë ato e duan me transaksion. Ti nuk e kupton që ato janë hajdutë. Ajo është deklaratë heqje dorë dhe nuk ka pse të tatohet. Unë jam në humorin e atyre. Aplikimi im shkon në Tropojë dhe mendo juristi i Tropojës që nuk di… më fal se nuk dua të fyej kërkëndi me lexu emrin e vet merret me pronën tënde. Shko te hipoteka janë ca zyra ngjitur. Apliko aty. Bëj pagesat edhe ndiqe kaq.
Qytetari: Tani duhet të paguajmë atë tatimin ne, si t’ia bëjmë asaj?
Noterja: Unë mendoj se nuk ka tatim. Nuk ka tatim. Nuk ka tatim sepse është vullnet është heqje dorë. Heqja dorë nuk ka taksim. Duan të të taksojnë ça të të bëj Genta.
Por, nga konsultat që “Stop” ka pasur me ekspertë të tjerë, noterë në Republikën e Shqipërisë, thuhet vetëm një e vërtetë e madhe, që është ajo se çfarë ka thënë dhe Kadastra që deklaratat për heqje dorë nga pasuria për fat të keq janë të tatueshme dhe kjo ka qenë një gjë që ka ndodhur që në vitin 2019 dhe vazhdon të ndodhë dhe sot./ tvklan
Rakip Suli është një nga kryebashkiakët socialistë, i ...
Teksa heq nga xhami i makinës gjobën e një parkimi të gabu...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan më 18 tetor 20...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Ballsh për një probl...
Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e kon...
Arben Bylyshi, një 55-vjeçar nga Vlora, emigrant prej vite...
Shkolla 9-vjeçare e Grekanit në Belsh për këtë vit shkollo...
Më 9 shtator emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në ...
Më 24 Maj 2024 emisioni “Stop” transmetoi rastin e Ninos, ...
PD i është rikthyer skandalit të mbetjeve toksike, duk...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike,...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen pë...
Emisioni “Stop” ndodhet në Xibrakë, në shkollën 9-vjeçare ...
Më 10 korrik një ngarkesë me speca të freskët që vinte...
CNA po kryen një tjetër investigim që prek shqiptarët ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë ardhur me ...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të diel nga Jamar...
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali,...
SPAK-u ka nisur disa vite më parë një hetim në lidhje me b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...