Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

CNA po kryen një tjetër investigim që prek shqiptarët e varfër, për oksigjenin, që Shqipëria e blen 3-4 herë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit si Kosova apo Maqedonia e Veriut. (LEXO KETU)
Me fakte, prova dhe dokumente, treguam se sa blihet oksigjeni në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke e krahasuar me Shqipërinë.
CNA iu drejtua me një shkresë, Ministrisë së Shëndetësisë, në shtator të këtij viti, e cila në kthimpërgjigjen e saj na dha vlerat e sakta në lidhje me procedurën.
Dokumenti i Ministrisë na jep një vlerë të përcaktuar, pa TVSH për oksigjenin e lëngshëm, 12,744,522 litra oksigjen lëng me vlerë rreth 1.6 miliardë lekë të rinj, rreth 16 milionë euro dhe vlera tjetër që është rreth 290 milionë lekë të rinj, rreth 3 milionë euro afërsisht për një sasi rreth 8,414,179 litra oksigjen gaz në këtë rast.
Në një përllogaritje të thjeshtë vlera duke bërë pjesëtimin e shumës së parave pa TVSH dhe litrave të oksigjenit rezulton që në Shqipëri blerja e gazit lëng të bëhet me vlerën 1.2 euro pa TVSH që shkon rreth 1.5 euro/litër gaz të lëngshëm.

Sa i përket Kosovës, CNA publikoi dokumentin që tregon se në një blerje 309 mijë euro vlera për njësi me TVSH në këtë rast është 0,43 euro/litër gaz. Pra, në Shqipëri me TVSH është rreth 1.5 euro/litri, në Kosovë i njëjti produkt, gaz medicinal blihet me vlerën 0.43 euro/litri.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave zyrtare, në Oksigjenin (O2) për përdorim mjekësor të saktësuar me një përllogaritje të thjeshtë, vlera është 0.45 cent/litër gaz.

Ne paguajmë për shërbimet që nuk i marrim, paguajmë për sterlizimin që ish-ministri dhe zyrtarë të tjera ndodhen në burg, paguajmë për checkup-in që është jo vetëm i dyshimtë por që janë bërë dhe denoncime dhe ka një mijë skandale, paguajmë dhe për inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Paguajmë 3-4 fish-in e çmimit për oksigjenin, oksigjenin për pacientët.
Qeveria mund të sigurojë oksigjen dhe mund të thotë se ne e kemi ofruar si shërbim, por pse duhet ta ofrojë 3-4 herë më shumë se sa e ofron Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit?
Pse duhet të lejohet një monopol i tillë, sepse në fakt përgjegjësia nuk është fare e ministrisë e cila ka bërë një tender?
Ata kanë bërë një tender, ka një shumë, do vijnë ofertat, ka studiuar tregun vendas, por në vend një operator vjen. Kjo tregon se nuk vijnë të tjerë, nuk janë lejuar.
Cilat janë dyshime? Janë penguar, sepse kanë qenë dhe disa operatorë të vegjël të cilët janë zhdukur?
Duket se janë në lojë një operator i madh dhe një i dytë që luajnë në fushë futbolli pa kundërshtarë, thjesht zëvendësojnë njëri-tjetrin.
Çmimi i oksigjenit 3-4 fish, dakort iu është siguruar pacientëve, shumë mirë ka bërë qeveria, por a ka institucione që i kontrollojnë këto? A ka autoritete? A mund të lejohet ky lloj monopoli?
Pse duhet të jetë vetëm një operator i këtij shërbimi ku rajoni dhe Europa kanë me dhjetëra ta tilla, edhe shumë më cilësorë?
Çështja nuk është thjesht për të goditur një biznes, një aktivitet, cilat janë këto kompani, as për të goditur zyrtarët e Ministrisë që kanë bërë këtë tender. Është thjesht dhe vetëm te fakti që shqiptarët e varfër duhet të paguajnë 3-4 herë më shumë çmimin e oksigjenit dhe tregu është monopol.
Shteti ka instrumenta që ndërhyjnë dhe zgjidhin këto lloj rastesh dhe problematikash. Nuk mund të lejojë që vetë kostot e qeverisë të rriten pafundësisht me çmimet të cilat janë krejtësisht abuzive.
SPAK-u tashmë ka dhe një tjetër fakt mjaft të rëndësishëm në lidhje me monopolin e oksigjenit të lëngshëm në Shqipëri dhe dokumentet e Kosovës dhe dokumentet e Maqedonisë së Veriut të publikuara nga CNA e tregojnë qartë se çfarë ndodh./ CNA
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë ardhur me ...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të diel nga Jamar...
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali,...
SPAK-u ka nisur disa vite më parë një hetim në lidhje me b...
Një studente tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka p...
Çuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Kamera e fshehtë ...
Suzana Bajrami, një banore e Peqinit tregon në emisionin “...
Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territori...
Gazetarja Iris Rezhda ka denoncuar këtë të martë telev...
Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, h...
Qeveria shqiptare ka paguar 129 milionë euro, sipas shifra...
Çim Peka publikoi në emisionin e tij denoncimin e një ...
Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në koope...
Në qershor të 2019-ës, ish-kreu i Institutit të Stud...
Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kri...
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga afer...
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...