
Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga aferat e qeverisë me trojet publike për të favorizuar biznesmenin Armand Lilo. Jo vetëm Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë skandal. Në vitin 2022 Edi Rama denoncoi 7 kate pa leje të kullës Eye Of Tirana të Armand Lilos, që sipas tij nuk ishin parë nga askush. Por Plug ka zbardhur se vetë Edi Rama firmosi në vitin 2017 lejen e ndërtimit të Eye of Tirana, duke përfshirë në të edhe truallin ku gjendet Dhoma e Tregtisë, e cila ishte pronë shtetërore dhe Armand Lilo nuk kishte të drejtë zhvillimi për këtë pronë. Edhe Mirela Kumbaro apo Belinda Balluku kanë kryer favore për kompanitë e Armand Lilos, duke i dhënë leje për parqe fotovoltaike apo status special për investimet strategjike.
Një javë pasi u transmetua afera me pronën publike të ish-uzinës mekanike, ku dyshja Xhafaj-veliaj i dhanë mijëra metra katrorë truall Armand Lilos, edhe në episodin e dytë emisioni Plug solli vijim e aferës mes kryebashkiakut dhe deputetit socialist në favor të kompanisë Arlis Ndërtim.
Në këtë episod, u publikuan të dhëna të reja, që tregojnë se jo vetëm ERion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë Kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit janë përfshirë në favore ndaj Armand Lilos.
Në tetor të 2022-shit, kur kryeministri Edi Rama miratoi VKM-në e posaçme dhe ligjin, që legalizonte katet pa leje të Kullave të Tiranë, e ndërtoi propagandën e tij tek 7 katet e “Eyes of Tirana” të Armand Lilos.
Kryeminitri u pëpoq të bindëte qytetarët, që katet pa leje në Sheshin Skëndërbej nuk ishin parë nga askush prej zyrtarëve të tij dhe se po vepronte me dorë të hekurt karshi këtij abuzimi. Plug ka shkuar përtej propagandës së kryeministrit. Dokumentet e siguruara ngrenë dyshime të forta për një aferë të pastër korruptive e pastrimi parash, jo larg syve të Edi Ramës, por të ligjëruara me firmë të tij. Këto kate pa leje thellojnë edhe më tej skandalin.
Në 12 dhjetor të vitit 2017, Kryeministri Edi Rama dha lejen e ndërtimit për objektin në fjalë, për ndërtimin e godinës që fillon me 5 e ngrihet deri në 24 kate. Pikërisht tek leja qëndron edhe skandali, pasi një prej trojeve që përfshihej në këtë leje, ishte pronë shtetërore, konkretisht godina e Dhomës të Tregëtisë dhe Industrisë.

Mbi këtë pronë shtetërore, Kryeministri Edi Rama i firmos ndërtimin e godinës 12 kate, për të cilën deri në atë kohë privati nuk kishte asnjë të drejtë zhvillimi. Pra, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimit për kullën e Armand Lilos, mbi një pronë shtetërore, ndërkohë që Bashkia e Tiranës bëri kalimin e pronësisë së kësaj pasurie në favor të Armand Lilos vetëm gjashtë vjet më pas, në maj të vitit 2023.
Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk e ka ulur kurrizin para ndërtuesve abuzues, por i ulur në karrige, brenda një viti pastroi brenda vitit figurën e Armand Lilos e madje duke i dhënë edhe leje të tjera për kulla. Të tilla janë ajo për kompaninë Unico Construction të Armand Lilos, i cili mori leje ndërtimi për kullë 25 kate te Komuna e Parisit. Building Construction Invest është gjithashtu kompania e Blerë nga Armand Lilo, e cila ka marrë leje ndërtimi për kulla te diga e liqeqnit.
Por favoret e qeverisë ndaj Armand Lilos nuk ndalen me kaq. Për pastrimin përfundimtar të figurës së Armand Lilos do të mendonte ministrja Mirela Kumbaro dhe vetë kryeministri Edi Rama, që një vit pasi e cilësonte si ndërtues abuzues që kishte verbuar gjyqtarin, do ta nderonte me statusin special të investitorit strategjik.
Kompania Klais e themeluar fillimisht nga Altin Cela, kunati i Armand Lilos, në tetor të vitit 2023, me firmë të Edi Ramës merr leje ndërtimi për objkektin, Green Cost Resort 2, Hotel me 1-2-3-4 dhe 5 kate në Bashkinë Himarë dhe më pas për këtë resort qeveria i dha dhe statusin special, ku sipas vendimit Armand Lilo nuk do të paguaj për 10 vite tatim fitimin, taksat e pronës, taksën për ndikimin në infrastructure, e mbi të gjitha do të paguaj vetëm 6 % TVSH.
Jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por kompanitë e Armand Lilos kanë pasur edhe zemërgjerësinë e Ministres Belinda Balluku në sektorin e energjitikës. Kompanitë e Armand Lilos, si Premium Energy, Sunray Energy, Arsol Energy, Sharp Energy etj, kanë aplikuar apo kanë marrë tashmë leje ndërtimi për parqe fotovoltaike, kryesisht në zonën bregdetare të Fierit.
Pas rilindjes në qeverisjen socialiste, Armand Lilo bleu edhe 6 milionë euro aksione në një prej bankave të nivelit të dy të ndërsa, në gusht të këtij viti, Kompania e tij Armaar Grup, me vendim të Këshillit Bashkiak u bë pronare e Klubit të Futbollit të Pogradecit. Në emision u sollën edhe rastet kur Armand Lilo ia hodhi problemeve më drejtësinë, për shkak të lidhjeve të forta me Fatmir Xhafajn dhe “Rilindjen”.
Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pe...
Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Sali...
Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 puno...
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fus...
Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po...
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së për Ba...
Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...