Mbyll tregun, lë tezgat e arkat nëpër rrugë: Janë pronë e bashkisë
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...

Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një shqetësim, që ka të bëjë me pagesën e konviktit. Këtë vit u është thënë studentëve, se duhet të paguajnë konviktin për të paktën 6 muaj paradhënie, kur pagesa mujore është 5500 lekë në muaj.
“Përshëndetje jam një qytetare që dua të regjistroj motrën tek konviktet sepse do të vazhdojë shkollën e lartë. Shkova tek konviktet dhe pyeta si ishte procedura e regjistrimit, kushtet dhe të gjitha këto. Kërkova ta regjistroja tek konviktet e reja, aty më thanë që nuk kanë vende dhe pagesa që duhet të bëja është minimumi 6 muaj parapagim, në konviktet e ‘Qytet Studentit’. Atje më thanë që pagesa në muaj është 55 mijë lekë të vjetra, por që duhet të bëhej parapagim 6 muaj minimumi,” tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
Gazetarja – Që në total i bie 330 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që nuk ofrohej mundësia që të bëhej pagesa me më pak muaj.
Qytetarja – Jo nuk kishte asnjë lloj mundësie, sepse unë pyeta, u interesova sepse nuk kemi mundësi që të bëjmë këtë lloj pagese, për këtë arsye po shkoj të regjistrohemi dhe atje, sepse nuk kemi mundësi, prandaj kërkoj një zgjidhje, pasi për ne është e pamundur që të paguajmë 6 muaj njëherësh.
Nëpërmjet kamerës së fshehtë, u drejtuam tek administrata e konvikteve në “Qytetin Studenti”, ku një punonjëse e administratës thotë, se kushti është, që studentët të paguajnë për 6 muaj menjëherë, që të mund të regjistrohen në konvikt.
Qytetarja – Shkova te drejtoria këtu lart, për të regjistruar vajzën dhe kur më thanë për kushtet, më thanë, që minimumi i pagesës është 6 muaj.
Informacioni – Po! Është 6 muaj edhe s’ka!
Qytetarja – Ky është problem!
Informacioni – Problemin ne nuk e zgjidhim dot. E ke te drejtoria.
Qytetarja – E di!
Informacioni – Këtë punë e kanë bërë sivjet. Urdhër e ka dhënë drejtoresha. Është urdhër prej lart.
Përgjegjësja – Me të bërë pagesën në bankë. Pagesat janë 6-mujore. 6 muaj e lart. Bëj pagesën në bankë me kartë, fotokopje të kartës së identitetit, një vërtetim nga shkolla dhe vjen lart te drejtoria dhe të shikosh për ndonjë vend në konvikt.
Qytetarja – Duhet bërë çdo 6 muaj pagesa?
Përgjegjësja – Po!
Qytetarja – A ka ndonjë mënyrë, për ta bërë të paktën çdo dy muaj ose…
Përgjegjësja – Jo, tani është bërë 6 muaj.
Por në disa godina të tjera pagesa është mujore dhe nuk ka asnjë urdhër të ndryshëm. Këtë na e pohojnë edhe në zyrat e Administratës së Qytetit Studenti.
Informacioni – Mund t’ju ndihmoj?
Qytetarja – Po! A ka vende të lira? Si funksionon?
Informacioni – Për vajzë, apo për djalë interesohesh?
Qytetarja – Për djalë!
Informacioni – Momentalisht vetëm te dyshi mund të ketë, ose te godina 21 dhe te 13-ta, se vende të tjera s’ka. 100 mijë lekë në muaj!
Qytetarja – 100 mijë lekë në muaj. Eh për sa kohë duhet?
Informacioni – Tek këto do paguajë muaj për muaj.
Qytetarja – Po te të tjerat?
Informacioni – Te të tjerat minimumi 6 muaj. E para, e rëndësishme të gjejë vend njëherë, se…
Qytetarja – S’ka vende!
Informacioni – Edhe po të kishte, ne nuk i përdorim mënyrat e tjera, po nuk ka vende. Kjo është kryesorja.
Emisioni “Stop” iu drejtua Administratës së Qytetit Studenti dhe përgjigjia që u mor është se nuk ka asnjë urdhër që detyron studentët të kryejnë pagesën e detyrueshme për 6 muaj.
Punonjësja pyet punonjësen e financës: Është si kriter patjetër 6 muaj, apo studenti mund të paguajë…?
Punonjësja e financës: Sipas mundësive, që ka.
Gazetarja: Për godinat e reja?
Punonjësja: Për të gjitha godinat funksionon njësoj, e di unë.
Punonjësja e financës: Për këtë informacion nuk jam zyra përkatëse.
Punonjësja 1 drejtuar punonjëses së financës: Ti pranon çdo pagesë, për t’u regjistruar?
Gazetarja: Pra, 1 muaj, 2 muaj…
Punonjësja e financës: Nëse s’ka mundësi, po!
Gazetarja: Edhe për te godinat e reja?
Punonjësja: Funksionon njësoj, se s’ka ndryshim godinat e reja, apo të vjetra.
Gazetarja: Mua më është thënë, se ka dalë një rregull i ri, që duhet të paguajnë minimumi 6 muaj studentët, për te godinat e reja, pagesë konvikti.
Punonjësja: Kjo pjesë ka mbi 8 vjet, që nuk funksionon më kështu. Ne, që përpara 8 vitesh, kemi operuar ndryshe. Sa ka pasur mundësi studenti të paguajë, aq ka paguar.
I drejtohet punonjëses së financës: Po që, ka ndonjë urdhër, apo vendim këtë vit, që duhet 6 muaj e lart?
Punonjësja e financës: Mua nuk më është thënë gjë.
Gazetarja: Vende ka më?
Punonjësja: Te godinat tona, po!/ tvklan.al
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fus...
Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po...
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së për Ba...
Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një i...
Tirana vijon të kundërmojë nga plehrat. Ditën e sotme, CNA...
Nëna e tre fëmijëve njeh në TikTok një zotëri 8 vite më të...
Një subjekt i fushës së komunikimit nga Durrësi ka denoncu...
I fiksuari pas plehrave, plehraxhiu, kreu i drejtorëve haj...
Inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë thjesht ca kazanë...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një...
Në të njëjtën situatë alarmante si Tirana me plehrat e për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...