LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkeljet e kompanisë “Arlis Ndërtim”/ Si përfitoi Armand Lilo pronat e shtetit në rrugën e Kavajës

5 Nëntor 2023, 14:38, Aktualitet CNA

Shkeljet e kompanisë “Arlis Ndërtim”/ Si përfitoi

Shkeljet e kompanisë “Arlis Ndërtim”, pronari i së cilës ka lidhje miqësore me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë dalë në dritë.

Pronari i kësaj kompanie përmes shkeljeve dhe mbështetjes që ka pasur nga qeveritarët ka përvetësuar disa prona të shtetit në rrugën e Kavajës.
Armand Lilo, pronar i “Arlis Ndërtim” më 21.09.2017 mori një leje ndërtimi për projektin në rrugën e Kavajës “SQUARE 21”. Në këtë pronë kanë qenë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit. Një vit më vonë me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, datë 21.05.2018, që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë 13 prona dhe ndërtesat mbi to, për zhvillim ekonomik. Ky veprim mundëson që të bëjë të ligjshëm dhënien e pronave nga kreu i Bashkisë Tiranë, Veliaj.

5 muaj më vonë, me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 146, datë 15.11.2018, Bashkia Tiranë dhe "Arlis Ndërtim" nisin negocimin për ndërtimin e një godine disakatëshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, dhe në këmbim Bashkia do ti jepte kompanisë "Arlis Ndërtim" trojet e lartpërmendura si dhe do të miratonte prishjen e të gjitha godinave të kaluara me VKM në pronësi të saj.

Pasuria në truall rezulton 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 ndërtesa mbi të, por bashkia i deklaron të shembura totalisht.

Gjithashtu "Arlis Ndërtim" ndërtoi për llogari të Bashkisë Tiranë një godinë 5-katëshe, me sipërfaqe 4400 m2. Po ashtu shkeljet nga Bashkia Tiranë vijojnë pasi shtojnë sipërfaqen e truallit, dhe zvogëlojnë sipërfaqen e godinave mbi të.

Lidhur me këto shkelje anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dërguar në SPAK një pjesë të dokumentacionit./ CNA

Lajmet e fundit nga