“Nuk ecën, vetëm zvarritet...”/ 36-vjeçarit i heqin paketën e higjienës, të kthejë lekët
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...

Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit. Sipas proPor gjetjet e KLSH janë më të rënda se kaq. Sipas audituesve, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme.
Sipas marrëveshjes, "Rajli Ndërtim" pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por KLSH thotë se kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.
Operatori Ekonomik “Rajli Ndërim” ShPK ka paraqitur listëpagesën e muajit Dhjetor 2021 për 13 të punësuar. Pretendimi i Komisionit të Ofertave të Bashkisë Durrës se kompania ka dorëzuar listëpagesën për 13+15=28 punonjës është i pakuptimtë” thotë KLSH.
Sipas prokurorisë, punonjësit kishin vjedhur paratë duke regjistruar stallat e derrave dhe kasollet e lopëve si banesa për t’u dëmshpërblyer.
Por hetimet e prokurorisë për fondet e rindërtimit në Rrogozhinë duken një shaka e madhe, pasi gropa e vërtetë e tyre është në Durrës.
Të dhënat e konsultuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve tregojnë se Bashkia e Durrësit prokuroi dhjetra milionë euro në shkelje të ligjit tek një grusht kompanish gjysmë fiktive me bazë në Durrës, duke ngritur një biznes gjigand abuzimesh mbi fatkeqësinë e tërmetit.
Një tango dyshe
Në datën 3 shkurt të vitit 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në zonën e Rashbullit. Fitues i tenderi u përzgjodh bashkimi i kompanive "Rajli Ndërtim" dhe "G.P.G Company". Por inspektorët e KLSH thonë se dhënia e kontratës tek këto dy kompani ishte në shkelje të ligjit për shkak se "Rajli Ndërtim" nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.
“KVO duhet të kishte bërë propozimin tek titullari i AK për anulimin e procedurës dhe fillimin e një procedure të re. Ky mosveprim ka sjellë lidhjen e një kontrate me vlerë 206,840,255.6 lekë pa tvsh me një Operator Ekonomik, i cili është shpallur fitues në papajtueshmëri me legjislacionin e PP dhe ngarkon me përgjegjësi anëtarët e KVO-së,” thotë KLSH në raportin e auditimit.
Por dyshimi më i madh se i gjithë tenderi ka qenë fiktiv është fakti se paratë e paguara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G. Paratë e këtij tenderi kanë shkuar të gjitha në llogarinë e "Rajli Ndërtim", plot 2 milionë euro, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një koperturë fiktive për të çuar paratë tek "Rajli Ndërtim". Dhe në këmbim G.P.G mori një kontratë 4 milionë euro nga Emirjana Sako vetëm pak muaj më vonë.
Biznes vetëm me Bashkinë e Durrësit
"Rajli Ndërtim" është një kompani që zotërohet nga dy aksionere me bazë në Durrës. Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2023, kjo kompani ka realizuar një xhiro totale prej 8.5 milionë eurosh. Të gjitha paratë kanë ardhur nga vetëm një burim. Ai është Bashkia e Durrësit.
Pjesa dërrmuese e këtyre parave kanë ardhur nga tendera me procedurë të mbyllur me justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme të tërmetit. Me të njëjtin justitik, këto dy kompania përlanë dy muaj më parë edhe 4.5 milionë euro të tjera. Në total G.P.G dhe Rajli kanë marrë 20 milionë euro nga Emirjana Sako. Të gjitha me tendera të mbyllur.
"Rajli Ndërtim" është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit. Faktet për këtë janë publike. Ndaj hetimi i prokurorisë së Durrësit për kasollet e Rrogozhinës është shaka. Në Durrës, Bashkia ka bërë masakër me paratë e rindërtimit. Dhe Rajli është "5D" e Durrësit, njësoj si kompania e famshme e Bashkisë së Tiranës./Kapitali.al
Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës me zotin Nuri Plaku, i c...
Më 24 Gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 2...
Një denoncim ka ardhur këtë të martë nga deputetja Elda Ho...
Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Emisioni “Stop” ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në T...
Mjeku Besnik Kroi tregon për “Stop” në Tv Klan se ka 10 vj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësu...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është një nga nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi fami...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Berat në sheshin “...
Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, te ko...
Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe krye...
Dumani dyshon se djegia e përvitshme e mbetjeve në fus...
Në 28 Janar 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po...
“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, m...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së për Ba...
Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një i...
Tirana vijon të kundërmojë nga plehrat. Ditën e sotme, CNA...
Nëna e tre fëmijëve njeh në TikTok një zotëri 8 vite më të...
Një subjekt i fushës së komunikimit nga Durrësi ka denoncu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...