
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, administron prej vitesh një godinë ku ka vendosur “NAAN Gallery”, e cila ka sipërfaqe 269 metra katrorë dhe rreth 1100 metër truall pa asnjë qira.
CNA, dje tregoi me fakte përfitimin që kishte marrë një nga pronarët e objektit që qiranë duhet ta kishte mjaft të majme, por të majme ishin edhe të ardhurat që i vinin nga Bashkia e Tiranës, të ardhura të majme që vinin nga tenderë me flamur të kuq, të ardhura të majme, të cilat nuk ishin vetëm për Gentian Sulën që ne raportuam, por edhe për pronarë të tjerë direkt apo indirekt. (LEXO KETU)




Është e qartë se një objekt në mes të Bllokut si ai ku është galeria “NAAN” e Ajola Xoxës, qiranë mujore sipas agjencive imobiliare, duke llogaritur me një çmim 20-25 euro për metër katrorë sipas zonës, vetëm godina minimalisht do të shkonte 7000 euro në muaj, me gjithë truallin shumë më tepër. Ai objekt, sipas të dhënave të mirëkonfirmuara edhe nga agjencitë e vetë bashkëpronarëve të atij objekti, shkon me rreth 25 mijë euro në muaj, përafërsisht.
Pra, nga viti 2020 deri më sot, Ajola Xoxa në rast se do të kishte marrë një objekt me qira, i njëjtë si ai në atë zonë, do të duhet të kishte paguar të paktën 300 mijë euro në vit afërsisht, në total ndoshta rreth 1.2 milionë euro, ndoshta edhe më shumë.

Është një nga godinat, vilat, më unike që ka kryeqyteti dhe është kthyer në një galeri për të bërë ekspozita falas Ajola Xoxa, e cila është kthyer në një kuratore arti, të cilin e ka pasion.
Bashkëshorti i saj është kryebashkiak i Tiranës, ndërsa Ajola kuron art në godinën në mes të Bllokut, objekte të cilat kanë qira marramendëse, por asaj i jepen falas.
Ky është fakt i pranuar, i verifikuar, i treguar me dokumente nga CNA, por ka institucione, të cilat nuk kanë sy dhe veshë.
Ka dhe të tjera, në fakt, siç është SPAK-u që po heton shumë dosje të Erion Veliajt dhe besojmë që investigimi ynë i djeshëm i ka dhënë një dorë dosjes së tyre që ndoshta ata e kanë, por të shikosh një “5D” tjetër, ama jo në bashki, publike, në mes të Bllokut, është njësoj skandaloze, është njësoj sikur të të hedhin hi syve. (LEXO KETU)
Pra, ta shohësh që është një godinë që duhet paguar një qira marramendëse, por nuk paguan asnjë lekë, as qira. Pse? Sepse atë e ka Ajola!
Për ta mbyllur: Pse i jepet një godinë që duhet të ketë qira 25 mijë euro në muaj pa para Ajola Xoxës?
Gjithçka që kemi shkruar më sipër e merr përgjigjen nga kjo pyetje./ CNA
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlo...
Fiks Fare ka ndjekur në vijimësi projektet e qeverisë për ...
Droga në shkolla në Shqipëri është një problem serioz dhe ...
Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra pe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka mbërritur nj...
Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi thotë në emi...
Deputeti Eduard Shalsi është një nga eksponentët e Par...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...