Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare janë kthyer në kryefjalë të opinionit publik.
Së fundmi është ndalur përdorimi i “TikTok”-ut, një platformë që shihej si nxitëse e dhunës në mesin e të rinjve.
Ky vendim erdhi pas konflikteve në rritje të regjistruara mes adoleshentëve, me njërin që pati një fund fatal për një 14-vjeçar, vetëm pak kohë më parë.
Por nuk janë vetëm rrjetet sociale. Një tjetër shqetësim madhor është përhapja në masë e konsumit të lëndëve narkotike.
CNA është fokusuar në këtë fenomen shumë serioz me pasoja të rënda për shëndetin e të rinjve dhe të ardhmen e tyre. Vihet re një ulje e kufirit të moshës. CNA dërgoi edhe kërkesë për informacion në autoritetet përgjegjëse, për të dhëna që lidhen me rritjen e përdorimit të drogave.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i pacientëve që janë trajtuar në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike pranë QSUT-së gjatë vitit 2023 ka qenë 491, prej të cilëve 328 janë pacientë të hospitalizuar dhe 163 të trajtuar ambulatorisht.
Numri më i madh i përdoruesve të drogës në vendin tonë, që ka marrë trajtim në Shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë, kanë qenë nga qarku i Tiranës.
Për sa i përket numrit të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të trajtuar si përdorues të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 2023-2024 janë regjistruar 5 fëmijë të kësaj grupmoshe. Ata kanë pasur çrregullime të shëndetit mendor.
Sipas ministrisë, këto probleme kanë ardhur si pasojë e përdorimit të “tullumbaceve”, ose oksidit të azotit, përdorimi i të cilëve shënoi një rritje të ndjeshme vitin e fundit.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se lënda narkotike më e përdorur nga të rinjtë është kanabisi. Por rezulton se pacientët më të shumtë në numër, që janë paraqitur për ndihmë të specializuar, kanë qenë përdorues të kokainës, kryesisht persona mbi 18 vjeç.
I jemi drejtuar për informacion edhe Policisë së Shtetit, e cila në përgjigjen e saj na informoi se sa i përket rolit të policimit në komunitet, specialistë të këtij sektori, në të 12 drejtoritë e Policisë, zhvillojnë në mënyrë periodike takime, orë mësimore dhe fushata sensibilizuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve, me tematikë kryesore luftën kundër përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit, në shkolla.
Në letër, po ashtu evidentohet se krahas punës së përditshme, për parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo shitjes së lëndëve narkotike, në shkolla, Policia e Shtetit, në vitin 2023, hartoi dhe zbatoi megaoperacionin policor të koduar “Tempulli”. Kujtojmë se ky operacion bëri jehonë në media, pasi u goditën grupe kriminale, të cilat shpërndanin kokainë pranë shkollave.
Në përgjigje, ministria thotë se nxënësit informohen përmes lëndëve mësimore për rrezikun që vjen nga përdorimi i lëndëve narkotike. Po ashtu tha se oficeri i sigurisë në institucionin arsimor monitoron mjedisin në mënyrë të vazhdueshme rreth situatave të dyshimta, hyrjes së personave të paautorizuar, parandalon dhe menaxhon rastet emergjente dhe të dhunës. Sipas ministrisë, në rastet kur evidentohet që nxënësi përdor drogë, bashkëpunohet me prindërit dhe me institucionet e mbrojtjes sociale, të cilat bashkëpunojnë me institucione shëndetësore dhe qendra rehabilitimi për të ofruar ndihmë psikologjike dhe mjekësore.
Në një raport të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi përdorimin e substancave të palejuara mes adoleshentëve, tregon për rritje nga 7% (2015), në 11% (2022) të numrit të minorenëve në Shqipëri, të cilët e kanë provuar së paku një herë kanabisin.
Droga në shkolla mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë dhe kërkon një angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve: shkollat, prindërit, shoqërinë civile dhe autoritetet. Vetëm përmes ndërhyrjeve të koordinuara dhe mbështetjes së vazhdueshme mund të arrihet një ndryshim i qëndrueshëm dhe një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të rinjtë shqiptarë.
CNA do të vijojë ta trajtojë këtë temë me rëndësi, duke sjellë në vazhdim zërat e ekspertëve, shqetësimet e prindërve dhe jo vetëm. Kjo është një çështje që kërkon masa të menjëhershme dhe serioze./ CNA
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
CNA një ditë më parë zbuloi dy kompanitë e vëllait të ...
Gropa e korrupsionit ku janë zhytur Ajola Xoxa dhe Eri...
Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa ka dalë në dri...
Për sa ndoqët në pamje të parë duken si procedura buro...
Në pjesën e fundit do tju tregojmë, se si Ajola Xoxa ë...
Erion Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij. Tentakulat ...
Zinxhiri i OJF-ve, në dukje një operim i pastër korrup...
“BYL-A” është hallka që mungonte për të plotësuar të g...
Kolegët e Erionit, u kujdesën të bënin shown e radhës,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...