“Është koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa ka dalë në dritë që tregon një tjetër hallkë të zinxhirit korruptiv që përfshin kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij, por edhe personazhe të tjerë të politikës.
Në emisionin “Plug” janë zbuluar fijet se si lidhet Ajola Xoxa me organizatën “MJAFT” të Erion Veliajt.
Denoncimi ka të bëjë me një organizatë jofitimprurëse, “Balkan Youth Link Albania”, e themeluar në vitin 2002.
Sipas faqes zyrtare në internet, kjo organizatë me akronimin “BYL-A”, funksionon në formë qendre me një bord drejtues të përbërë nga 5 anëtarë. Më tej, po në faqen zyrtare, “BYL-A”, ka të listuara edhe aktivitetet apo projektet, të financuara gjerësisht nga Xhorxh Soros, mes të cilëve është dhe ai i fushatës “MJAFT”, e cila më pas u shndërrua në lëvizje drejtuar nga Erion Veliaj.
Sipas “Plug”, organizata, e cila paguan 22 mijë euro Ajola Xoxën, ka qenë organizata themeluese e "MJAFT"-it.

Ajo që nisi si një fushatë, shumë shpejt do të përkthehej në një OJF, të re. "MJAFT", e financuar nga Fondacioni Soros, ka pasur në bordin e saj drejtues, bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt gjatë karrierës së tij publike dhe politike.
Aktualisht "Balkan Youth Link-Albania" rezulton e regjistruar në emër të Erald Ismailit. Ky shtetas, me profesion avokat, në aktivitetin e tij publik, rezulton një shpërndarës i zakonshëm i aktivitetit të Erion Veliajt në rrjetet sociale.
Të dhënat e "Plug" tregojnë gjithashtu se Erald Ismaili është punonjës në Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë.
Pra, mbetet për t`u saktësuar nga SPAK-u, nëse Erald Ismaili është vetëm një “presta nome”, i organizatës "Balkan Youth Link Albania", e cila në fillesat e saj është drejtuar nga Erion Veliaj dhe tashmë mund të drejtohet nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Ajola Xoxa është prezente në shumë aktivitete të shoqatës "Balkan Youth Link Albania". Në 4 dhjetor të vitit 2016, Ajola Xoxa merr pjesë si trajnuese në konferencën 3-ditore të modelit të “NATO"-s, organizuar nga "Balkan Youth Albania". Ajo shfaqet mes shumë të rinjve, së bashku me Klotilda Ferhatin, që në atë kohë ofronte shërbime konsulence për disa OJF të SOROS, ndërsa ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Emri i Ajola Xoxës lidhet përsëri me Byla-n në tetor të vitit 2023. Sipas postimit në faqen zyrtare të "Instagram"-it të Erion Veliajt, "Harabel Competorary", "D18 Paris" dhe "Byl-a" kanë bashkëpunuar për të sjellë në skenë shfaqjen e baletit “SONOMA”. "Plug" e investigoi edhe më tej. Nga të dhënat e thesarit rezultoi se "Byla" ka përfituar 50 mijë euro pagesë për këtë shfaqje nga Bashkia e Tiranës.
Dhe nga ky fond i firmosur nga Erion Veliaj, 22 mijë euro shkuan direkt në xhepin e Ajola Xoxës, siç bëhet e qartë edhe në deklarimin e saj të pasurisë.
Jo vetëm çifti Veliaj-Xoxe, por edhe bashkpunëtorët e tyre rezultojnë si të përfshirë familjarisht.
Një tjetër organizatë ku Ajola Xoxa ka rol drejtues, është Instituti për Studime Bashkëkohore Ndërkombëtare, “Benussi”. Sipas të dhënave që gjenden në internet, Ajola Xoxa rezulton të ketë qenë drejtore ekzekutive e institutit “Benussi”. Nga verifikimet e kryera nga "PLUG" në deklaratat e pasurisë së familjes Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa nuk deklaron të ardhura nga kjo shoqatë. Ndaj i mbetet SPAK-ut të verifikojë nëse kemi të bëjmë me fshehje të të ardhurave.
Kjo pasi instituti “Benussi” rezulton të jetë një nga organizatat më aktive në vend. Dhe fokusi kryesor i kësaj organizate ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi, që prodhoi pikërisht organet aktuale të drejtësisë, ku Erion Veliaj ka shtrirë rrënjët thellë.
Një tjetër fakt, që forcon bindjen se pas "Balkan Youth Link Albania" dhe institutit “Benussi”, rolin vendimmarrës e ka drejtpërdrejt Ajola Xoxa, është pikërisht bashkëpunimi i këtyre dy organizatave mes tyre në projekte të caktuara. Një i tillë është projekti “Për ngritjen e kapaciteteve të shërbimit social shtetëror", ku "BYL-A" dhe “Benusi” bëhen bashkë për të trajnuar drejtorët e Shërbimit Social Shtetëror.
Një tjetër rast flagrant për prokurorët e SPAK-ut, ku fondet e dhëna nga UNICEF për Bashkinë Tiranë, sërish përfunduan në xhepat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt. Siç duket edhe në raportimin e mediave të kohës, Erion Veliaj, si kryebashkiak, Blendi Klosi si pauses i Veliajt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Klotilda Bushka, njëherësh anëtare e Këshillit Bashkiak, anëtare bordi në shoqatën "Benussi", janë pjesë e aktivitetit justifikues për milionat e UNICEF të disbursuara për Bashkinë e Tiranës për OJF-në e Ajola Xoxës.
"Plug" ka zbuluar se Klotilda Bushka mbante rolin e anëtares së Bordit në institutin “Benussi”. Teksa mbante këtë pozicion dhe shfaqej krah Erion Veliajt në aktivitetet e shoqatave të Ajola Xoxës, Klotilda Ferhati nuk ka deklaruar të ardhura nga shoqata "Benussi"./ CNA
Për sa ndoqët në pamje të parë duken si procedura buro...
Në pjesën e fundit do tju tregojmë, se si Ajola Xoxa ë...
Erion Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij. Tentakulat ...
Zinxhiri i OJF-ve, në dukje një operim i pastër korrup...
“BYL-A” është hallka që mungonte për të plotësuar të g...
Kolegët e Erionit, u kujdesën të bënin shown e radhës,...
Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Peshkopisë, pasi në redaksi ...
Disa gjëra janë lehtësisht për t’u zbuluar. Mjafton të...
“Stop” ndodhet në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës pa...
Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermier...
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin ...
Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa sh...
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...