Fakte të reja korrupsioni mes Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...

Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm në Azilin Shtetëror në Elbasan, siç njihet ndryshe Qendra Balashe. Ajo thotë se i afërmi 77-vjeçar, Sadik Biba, po vuan nga hapja e plagëve që i shkojnë deri në kockë për shkak të papastërtisë, mungesës së lëvizjes dhe kujdesit mjekësor.
I moshuari është kuruar muaj më parë në Elbasan dhe Tiranë, por në Shtator e kthyen sërish në Azil, pa u rikuperuar plotësisht. Tani trupi i Sadikut ka filluar të kalbet dhe punonjësit e azilit thonë, se nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. I moshuari nuk ka një diagnozë, por sipas denoncueses, plagët i janë bërë nga papastërtia, moslëvizja dhe mungesa e kujdesit në Azil.
“Përshëndetje unë jam një banore e qytetit të Elbasanit prej disa vitesh punoj në Gjermani ku aktualisht punoj dhe si kryeinfermiere. Kam një të afërmin tim në Azilin e të Moshuarve në qytetin e Elbasanit. Ka katër vite që banon atje për pasi nuk ka asnjë familjar që të kujdeset, është i vetëm. Unë sa herë që shkoj dhe vij nga Gjermania në Shqipëri mundohem që të interesohem të shkoj atje dhe t’i plotësoj nevojat kryesore që ka. Herën e fundit kam qenë në Shtator, ka pasur një problem shumë të madh mjekësor, një infeksion shumë të rëndë shëndetësor. Plagë që shkaktohet kur rri pa lëvizur, nga higjiena, lagështira ose moslarja apo moskujdesi në tërësi i pacientit bën që të shkojnë aq të thella, deri në kockë. Unë jam traumatizuar, ka në disa vende, në kurriz, në të dyja anët e këmbëve ku njëra është deri në kockë. Në kushte çnjerëzore, ishte shtruar në Urgjencën e Elbasanit, më është dashur që të shkoj vetë atje 3-4 ditë derisa t’i jepet drejtim, ku do shkojë dhe kush do e marrë përsipër. U mor më në fund përsipër në Infektivin e Tiranës, në spitalin Infektiv ku dhe u trajtua për disa javë, 3-4 javë. Kam qenë në kontakt me mjekët se si ka qenë procedura, vazhdimi derisa më në fund u tha që do të kthehej përsëri në Elbasan, në spitalin e Elbasanit dhe më pas sërish në Azil”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
“Stop” shkoi në azil, por punonjësit pohojnë, se kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Elbasanit, ndihmë, që është neglizhuar për shumë arsye e për shkak të mos koordinimit të hallkave shëndetësore në këtë qytet.
Punonjësi i Azilit: Të çoj unë ku të duash ti?
Gazetari: Tek Sadiku, ta çojmë në spital, se mund t’ju vdesë këtu…!
Punonjësit e Azilit: Këtu o burrë, të çoj unë, ku të duash ti, po tashi…
Gazetari: Bëni detyrën vëlla!
Punonjësit e Azilit: Nuk bëjmë ne detyrën…çojeni atje, ku duhet, në spital!
Gazetari: Po atij i janë qelbëzuar plagët.
Punonjësit e Azilit: Një minutë! Mos hajde me tendencë! Hajde hyr ku të dush! Jemi shumë të çlirët..
Gazetari: Fare, fare…! Po jo mo, ça do bëj spektakël unë me persona, që janë të moshuar, janë në hall?! Unë po them, ai ka plagë, ta çojmë në spital! Pse nuk e keni çuar?
Punonjësit e Azilit: Po e kemi çuar…
Gazetari: Ngrini alarmin, o burrë! Ka një muaj pa u kuruar.
Punonjësit e Azilit: Po ju kemi thënë.
Gazetari: Denonconi në polici, nuk vjen mjeku, se nuk mund të bëhet kështu…Një kafshë në rrugë, që është sëmurë, e marrin e kurojnë… atij i ka zënë qelb…i është kalbur plaga.
Punonjësit e Azilit: O vëlla! Ne kemi edhe të tjerë si ai këtu…
Gazetari: Aq më keq, që keni edhe të tjerë si ai!
Punonjësit e Azilit: Pse aq më keq…?
Gazetari: T’i çoni, t’i kuroni…!
Punonjësit e Azilit: Po i kurojmë. I kemi 24 orë më oksigjen…
Gazetari: Ku e keni kuruar zotëri? Ja këtu qelb era.
Punonjësit e Azilit: Sepse është po kalbet, o burrë…
Denoncuesja thotë se i moshuari nuk flet dot.
“Trajtimin e plagëve dhe në fund të fundit të mos vuajë, një qetësues nuk e di se kur ka qenë hera e fundit që është bërë, isha vetë dje dhe i thashë infermieres të lutem një qetësues zotërisë, “po nuk më ka thënë gjë”, Ai nuk ka gojë të flasë e të thotë, nuk flet dot sepse ka dhe sëmundje të tjera, flet shumë pak dhe shumë ulët, por më shumë rënkon sepse dhimbjet e atyre plagëve janë thjesht të tmerrshme.”
Nga ana tjetër punonjëset e azilit shprehen se nuk kanë çfarë të bëjnë dhe s’dinë ku të denoncojnë.
Gazetari: Denoncoje, moj zonjë…!
Punonjësit e Azilit: Po ku ta denoncoj?!
Gazetari: Tek Stop-i, në polici…!
Punonjësit e Azilit: Qe vet familjari atij, kur ika unë, e tërhoqa pacientin, përfituesin dhe doktoresha më tha, që…
Gazetari: E di, po s’mund të mbahet në atë gjendje këtu…
Punonjësit e Azilit: Po tani, çfarë t’i bëjmë ne tani?! Këto mundësi kemi…
Gazetari: Çoje në spital!
Punonjësit e Azilit: Nuk e mban spitaliiii…
Gazetari: Po si nuk e mban spitali?! Spitali nuk mund të mbajë dot një kufomë, që nuk jeton.
Punonjësit e Azilit: E kemi çuar, ka qenë Elbasan…Do më dëgjosh pak? E çuam në Elbasan, Elbasani e çoi në Tiranë, Tirana e bëri daljen.
“Stop” njoftoi urgjencën e Elbasanit, ku mjekja ekzaminoi gjendjen e Sadikut dhe vendosi tamarrë në spital, në repartin e reanimacionit.
“Normalisht do të merren të gjitha ekzaminimet do të bëhet trajtimi i duhur, do të merren këshillat e specialistëve dhe nëse do të kthehet në qendër ne do të jemi në kontakt dhe për çfarëdolloj nevoje të ketë ne do e suportojmë me medikament ose nevojat që mund të ketë për mjekime të vazhdueshme”, tha mjeku.
Rasti i këtij të moshuari nxjerr në pah nevojën urgjente për krijimin e Qendrave Rehabilituese për këtë kategori të pamundurish në kushte ekstreme të shëndetit./ tvklan
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin ...
Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa sh...
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ...
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranish...
“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pr...
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...