Inceneratori i Plarent Ndrecës
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e zotit Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi i cili thotë se është mashtruar nga kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë, Arben Cani në Athinë. Ky i fundit i premtoi t’i bënte disa dokumente të gruas, të cilat nuk i mbylli. Dritani pagoi 800 euro si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë.
Në komunikimin e fundit me Arbenin, ky i fundit thotë se do ia kthejë paratë por ka pasur probleme. Ndërsa në komunikim me gazetarin e “Stop”, Arbeni kërcënon me gjyqe në gjykatat greke. “Stop” kontaktoi sërish me zotin Dritan Llalla pas transmetimit dhe ai i lumtur tha se kishte arritur të merrte paratë e veta falë emisionit.
Pasi Dritani e zgjidhi problemin, një sërë denoncimesh të tjera mbërritën në redaksi. Safete Skartados, Bujar Terziu e të tjerë qytetarë treguan problematika të ngjashme me Dritanin, duke thënë se Arben Cani iu detyrohet shuma parash pasi u kishte premtuar zgjidhje letrash.
Safete Skartados, denoncuese: Ngaqë pashë edhe unë emisionin “Stop”, ku dhatë atë personin që ishte mashtruar nga z.Arben Cani…, ky ka dy emra, është edhe si Panajot Cani. Në 2018-ën, u nisa si anëtare e lobit. Ishim një grup që donim të shkonim në Gjermani, një ditë më përpara duheshin prerë biletat. 6500 Euro ishin të gjitha bashkë. I pagova biletat, i bashkova të gjitha bashkë dhe të nesërmen në mëngjes ua mblodhi paratë të tërëvë dhe i futi në xhepin e vet. I thashë: “Zotëri, tani i bashkove paratë. A ke mundësi me tëm’i japësh paratë para se të nisemi për në Gjermani, për arsye se biletat i kam paguar vetë, nuk i ke paguar ti?” “Motër, mos ma prish organizimin, se do të shkojmë në Gjermani. Nuk kam para me vete vëllai yt se shqiptarë jemi, merremi vesh. Ai detyrohet të më kthejë 4500 Euro. ”Shko moj zonjë, se ke para boll!” E kam denoncuar dy herë. Jam emigrante këtu e 35 vjet, që të mos dëmtohen motra dhe vëllezër të tjerë, largohuni prej këtij kryetari të shoqatës, se nuk është kryetar i Shoqatës së Emigrantëve, ky është mashtruesi i Shoqatës së Emigrantëve!
Emigrantja X: Kisha probleme për të nxjerrë disa dokumenta dhe i kërkova ndihmë. Ai e mori përsipër. Njoh unë persona, tha që të t’i nxjerrin dokumentat dhe thjesht më duhen kaq lekë, tha. Flitet për afro 4000 Euro, 4200, por 1000 m’i ka dhënë. Komunikimi i fundit ishte sot.
Gazetari: Dhe çfarë ju ka thënë?
Emigrantja X: Më kërkon falje, kam pasur probleme thotë, e di që e kam tejkaluar me ty, thotë, por nuk kam pasur mundësi, kam pasur njerëz të sëmurë…
Bujar Terziu, emigrant: Unë me Arben Canin kam ca probleme, që më ka premtuar letrat. I kam dhënë Arben Canit 4500 Euro dhe pastaj më mori dhe më tha, që unë jam kryetari i shoqatës dhe nuk bëj asgjë më.
Gazetari: Keni një dokument që vërtetohet që ia keni kaluar këto para atij?
Bujar Terziu, emigrant: Ia kam dërguar me Western Union. I kam folur dhe më ka thënë, që mos m’i bjer më telefonit. Atje në Athinë, i kam çuar njerëz te shtëpia për t’i marrë lekët, po ai është fshehur. Unë ato lekë i fitoj me djersë.
Gazetari i “Stop” kontakton sërish me Arben Canin dhe sërish ai jep të njëjtën përgjigje.
Arben Cani: Përshëndetje!
Gazetari: Të kërkoj ndjesë përsëri! Unë jam gazetari i “Stop”-it, na kanë ardhur të tjera denoncime për ju, mund të na thoni çfarë jeni duke bërë?
Arben Cani: Zotëri, nuk po bëjmë asnjë gjë, po bëjmë detyrën tonë për emigracionin. Hajdeni te zyra në Athinë që t’ju sqarojmë gjithcka. Për sa i përket denoncimit të parë që keni bërë publikisht, kemi futur përfaqësues ligjor sepse jemi brenda ligjit e rregullave dhe nuk kemi gënjyer apo të kemi mashtruar askënd në botë./ tvklan
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...