Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ngritur një shqetësim që kanë banorët e zonës së Kopshtit Zoologjik.
Këlliçi ka publikuar një video dhe një denoncim të një banorë të zonës i cili tregon se me bekimin e Erion Veliajt, Pëllumb Salillari ka grabitur 1500 metra katrorë dhe po ndërton një pallat pa leje me 2.500 m2.
Ky është kthyer në një tmerr për banorët pasi rrezikon jetën e tyre, pasi Salillari ka ndërtuar pa leje mbi 2.500 m2, duke rrezikuar shembjen e pallatit ngjitur dhe banesave përrreth, pasi ka shkaktuar të çara në themele.
Sipas denoncuesit, ish ministri Bledi Çuçi tha në media se pallati do konfiskohet, punimet u pezulluan për disa kohë , por Salillari financoi fushatën e Erion Veliajt dhe pas zgjedhjeve të majit të viti kaluar punimet filluan përsëri.
Denoncuesi thekson se aktualisht Pëllumb Salillari po ndërton prapë pa leje këto ditë në një pallat ekzistues duke dëmtuar themelet e pallatit, si dhe duke grabitur sipërfaqe të përbashkëta të pallatit që u përkasin banorëve , po ngushton hyrjen e pallatit, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik, në themele etj.
Për këtë skandal, banorët kanë denoncuar pranë autoriteteve por kanë marrë si përgjigje vetëm heshtjen e institucioneve.
Denoncimi i publikuar nga Belind Këlliçi
Denoncim i ardhur nga një banor i Tiranës në zonën pranë Kopshtit Zoologjik!
Përshëndetje z. Këlliçi!
Uroj të jeni mirë familjarisht.
Po ju dërgoj një informacion se çfarë po ndodh këtu te Kopshti Zoologjik.
Para rreth 4 vitesh te Kopshti Zoologjik u bë një investim mbi 8 milionë EURO nga Bashkia Tiranë, i cili u inaugurua me pompozitet nga Erion Veliaj.
Sot shihet qartë se ky investim ka rezultuar skandaloz, pasi është zhdukur bimësia, janë tharë të gjitha pemët gjigante dhe dekorative, si dhe gjelbërimi i dikurshëm që ka pasur Kopshti Zoologjik dhe në vend të tyre kanë mbetur drutë e thatë të rrethimit (pasi ata brenda kopshtit janë rrëzuar nga një erë e lehtë që zgjati rreth 10 minuta para ca ditësh).
Vizitorët e paktë që e vizitojnë, zhgënjehen duke ironizuar se Veliaj paska zëvendësuar drutë e njomë me dru të thatë.
Me rrethimin e ri të Kopshtit Zoologjik i vetmi përfitues është subjekti Salillari SH.P.K. e Pëllumb Salillarit, i cili ka përfituar (grabitur) mbi 1.500 m2 truall të Kopshtit Zoologjik, përpara pallatit pa leje (ku ka ndërtuar mbi 2.500 m2 pa leje).
Kjo grabitje është bërë në bashkëpunim me Erion Veliajn duke spostuar rrethimin përpara pallatit.
Kjo provohet lehtësisht po të krahasosh gjendjen e rrethimit sot, me hartën e vjetër të Kopshtit (rrethimin e vjetër).
Oligarku Salillari është bërë tmerr për të gjithë banorët dhe lagjen këtu ngjitur me Kopshtin Zoologjik sepse:
-Ka ndërtuar pa leje mbi 2.500 m2, duke rrezikuar shembjen e pallatit ngjitur dhe banesave përreth, pasi ka shkaktuar të çara në themele. Kjo u denoncua nga banorët, me pas ish-ministri Çuçi tha në media se pallati do të konfiskohet, punimet u pezulluan ca kohë, Salillari financoi fushatën e Erion Veliajt dhe pas zgjedhjeve të majit të vitit kaluar punimet filluan prapë.
-Aktualisht Pëllumb Salillari po ndërton prapë pa leje këto ditë në një pallat ekzistues duke dëmtuar themelet e krejt pallatit, si dhe duke grabitur sipërfaqe të përbashkëta të pallatit që u përkasin banorëve, po ngushton hyrjen e pallatit, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik, në themele etj.
Për të gjitha këto bëma të Salillarit, banorët janë ankuar vazhdimisht në institucionet përkatëse, por ato jo vetëm heshtin, por janë kthyer në mburojë të paligjshmërive të tij.
Kjo sepse Pëllumb Salillari ka mbështetjen e lali Erit të bashkisë. Vetë Pëllumbi shprehet se Veliajn e kam në xhep, e kam mik, i kam financuar fushatën, ai është e ardhmja e PS-së dhe nuk pyes për të tjerët.
Ne banoret e lagjes këtë e shohim çdo ditë, pasi policia bashkiake këtu është kthyer në polici private të Salillarit, duke qëndruar me turne jo vetëm për të garantuar paligjshmëritë e tij, por duke mbajtur hapur rrugën, që të mos pengohen makineritë e rënda të Salillarit.
Ju lutem denoncojeni këtë ‘sms’ dhe videot që po ju dërgoj.
Duke ju uruar suksese e mbarësi në angazhimin tuaj publik./ CNA
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...