
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj. Pas porosisë vaji erdhi me postë.
Me emrin e kësaj firme nuk gjetëm asgjë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), por përveç kësaj emisioni “Stop” iu drejtua një laboratori privat për ta analizuar produktin. Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike shprehet se produkti që blemë, nuk është vaj ulliri.
“Nga profili acideve yndyrore mund të themi që ky nuk është aspak vaj ulliri. Gjithashtu shikohet që ka një përbërje më të lartë të acidit imeristik, gjë që të lë të besosh se është përzierë me ndonjë çik vaj misri, kurse përqindja e acidit oleik që është parametri kryesor i vajit të ullirit është 44%, minimalisht duhet të ishte 55%.Gjithashtu ka një përqindje shumë të lartë të acidit linolentik që është shumë e lartë për vaj ulliri e ka 43%, kur duhet të ishte më i vogël se 20% dhe kjo të flet hapur që është një përzierje. Gjithashtu po të shikojmë analizat spektrofotometrike aty tregohet që parametrat janë jashtë çdo standardi. Por, në varësi se me çfarë mund të jetë përzierë mund të shkaktojë rrezik për shëndetin”, sqaroi për mikrofonit “Stop” eksperti Sokol Abazi.
Nga ana tjetër eksperti i agronomisë, Dritan Kolleshi dhe prodhuesit Elsion Doko dhe Kudret Sado, argumentojnë se çmimi i vajit të ullirit nuk mund të dalë 500 lekë të vjetra.
“Nëse bëjmë një kosto për ullinj në 1 mijë metër katrorë, kemi 20 rrënjë ullinj 10-15 vjeçarë ata japin rreth 800 kilogramë ullinj. Duke llogaritur rrezen është 12 litra për kunjtalë ulliri i bie diku tek 96-100 litra vaj. 100 litra vaj po të llogarisësh shpenzimet e këtij viti janë rreth 415 mijë lekë të vjetra për dynym atëherë automatikisht vetëm nga këto shërbime dhe nga kjo vlerë pa llogaritur transportin dhe gjëra të tjera, që unë nuk i kam futur çmimi i vajit kosto për një njeri që merret me ullirin është 4 mijë e 800 lekë të vjetra, por po të llogarisësh dhe vitin tjetër që nuk do të ketë këtë prodhim që do të jetë 50% e prodhimit ose më pak, atëherë vaji i ullirit shkon 5 mijë e 800 deri në 6 mijë lekë të vjetra për litër,” shpjegoi Dritan Kolleshi.
“Vaji im në treg do të dalë me 8 mijë lekë të vjetra kilen, jo më poshtë. Që të laj unë punëtorët dhe detyrimet e tjera të ullinjve dhe që të dalë diçka dhe për mua pastaj. Cilësia ka qenë pak e mirë, por po vuajmë për punëtorë. Punëtorët po paguhen ditë për ditë 25-30 mijë lekë të vjetra në dit. Cilësia e vajit kur del nga fabrika e kontrolluar nga shteti, nuk ka gjë më të madhe dhe më të mirë për fermerin. Ai është vaji që del tamam si mjalti, nuk e ndan dot nga mjalti. Ky është vaji që i themi ne ekstra vaj bio ,” tha Elsion Doko.
Sipas tij produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë çdo standardi, madje i rrezikshëm. “Stop” la takim me prodhuesin e këtij vaji, Alush Agalliu, i cili këmbënguli se produktin e ka të cilësisë së lartë. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u bë i mundur arrestimi i Agalliu dhe u shpall në kërkim djali i tij.
“Stop”: A është i mirë si ai që kam marrë më parë?
Alush Agalliu, shitësi: Pa merak fare, biles sot e kemi më të mirë.
Policia: Policia, mos bëj asnjë veprim.
Gazetari: Si je? Mori fund loja jote zotëri sepse vaji që ti shet nuk është vaj origjinal siç e reklamon. Kemi analizat do të tregojmë dhe vajin që kemi marrë tek ty, kemi bërë analizat, kemi bërë investigimin. Je në dije se çfarë vaji shet?
Alush Agalliu, shitësi: Vaj ulliri.
Gazetari: Ku e prodhon ti, ku e ke fabrikën?
Alush Agalliu, shitësi: Unë nuk kam fabrikë.
Gazetari: Po si e prodhon ti këtë vaj, ku e gjen?
Alush Agalliu, shitësi: Vajin e blej.
Gazetari: Është vaj ulliri.
Alush Agalliu, shitësi: Vaj ulliri është.
Gazetari: Sa lekë është litri?
Alush Agalliu, shitësi: 5 mijë Lekë.
Gazetari: Ti ke mashtruar shumë qytetarë sepse vaj me 5 mijë Lekë liri nuk ka. Je në dijeni për këtë dhe je në dije që përbën një vepër penale.
Në banesën e tyre në fshatin Tapi, ata përzienin vajra të ndryshëm dhe produkte të panjohur. Gjatë aksionit u sekuestruan mijëra sasi lëndë vajore e papërcaktuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketat postare, 29 milionë lekë dhe mijëra euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme.
Babë e bir akuzohen për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.
“Është për t’u përgëzuar dhe Drejtoria e Policisë Berat dhe prokuroria e çështjes Edina Kurti të cilën në bashkëpunim goditën një krim që ka të bëjë me shëndetin dhe me produkte që ne konsumojmë çdo ditë. Kemi një procedim penal tashmë të filluar për arrestimin e këtyre autorëve të veprave penale për këto vepra penale të cilat janë: ‘fshehje të të ardhurave’, ‘vjedhje me anë të mashtrimit’, ‘tregtimi i produkteve të rrezikshme për shëndetin’ dhe ‘manipulimi i çmimit të tregut’. Këto janë vepra shumë të rënda dhe është një bashkëpunim që i vlen një komuniteti të gjerë, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një person të dëmtuar, por me një sërë personash të cilët janë mashtruar nga kjo faqe”, sqaroi veprat penale që rëndojnë mbi shitësin e vajit të ullirit, avokati Arben Llangozi./ tvklan
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...