Dhunon gruan në kokë në mes të lokalit/ Fëmija tenton vetëvrasjen
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...

“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezërit e izoluar të Floresha Koçit, Gramoz dhe Diamant Muça. Ata tregojnë se kunati i ka sharë nënën e ndjerë e kështu ka nisur konflikti. Ata thonë, se kanë 4 muaj larg familjeve të tyre dhe kërkojnë drejtësi, pasi ata janë në qeli e agresori i lirë.
Gazetarja: Kush ishte shkaku që solli këtë pasojë?
“Shkaku ishte një provokim ndaj nesh. Ishim në rastin e mamasë që kishte vdekur, bëmë të tretat, bëjmë drekën. Pastaj kur shkojmë tek gjykata Bledar Koçi na provokon.”
“Nga nëna, nga motra na shau.”
“Ishte një provokim shumë i madh.”
“Ndodhi ajo që ndodhi.”
“Erdhi policia pastaj. Ai e kishte bërë ndërmend sepse s’kishte se si të vinte policia 20 minuta përpara. Ishte bërë plan. Ishte bërë me fjalë. Vjen Policia e Elbasanit dhe kap Floreshën, Anita Muçën gruan e vëllait të madh, Erionin dhe Dimanat Muçën. Unë nuk u kap, u tërhoqa mbrapa bashkë me Ylli Muçën. Kur ika më ndaluan në doganë, dhe Yllin dhe mua.”
Gazetarja: Mbani mend ndonjë episod të motrës kur vinte në shtëpi e dhunuar dhe kërkonte ndihmë?
“Po shumë mbaj mend. Dhe kur ishte në Greqi e ka dhunuar, e ka rrahur derisa motra është detyruar të ndërronte në shtëpi, të ikte në shtëpi tjetër. E kam mbajtur në shtëpinë time 2-3 netë derisa të zbuteshin.”
“Unë tani e kam marrë vesh sepse motra nuk ka dashur asnjëherë që të përziente vëllezërit e vet në këtë muhabet. Para drejtësisë duhet të ishte dhunuesi dhe jo unë.”
“Për 27 vite ka bërë dhunë tek motra ime dhe është jashtë, kurse ne vetëm me një herë që na provokoi jemi brenda tani.”
Gazetarja: Ju vetë tani keni familje?
“Jam babi i tre fëmijëve, mosha 16, 18 dhe 4 vjeçe, dy çuna dhe një gocë. Jam kryefamiljar duhet të punoj për fëmijët e mi, jam larg fëmijëve të mi.”
“Gjithashtu fëmijët e mi dhe familja ime është në Greqi. Po më ka marrë malli. Kam folur në telefon në telefon gjithmonë. Unë kërkoj drejtësinë e gjykatës, prokurorisë, Avokatit të Popullit, Ministrisë së Drejtësisë të japin zgjidhje se ne jemi familje. Po të ishin marrë masat siç duhet nuk do të isha unë këtu, por Bledar Koçi që ka dhunuar motrën time kaq vite.”
Sevim Arbana, kryetarja e shoqatës “Në Dobi të Gruas” dhe Belioza Çoku e konsiderojnë shumë të rëndë dhunën ndaj gruas dhe fëmijës 13-vjeçar.
“Pamjet e tregojnë më qartë dhe është pa koment. Ai e godet tre herë dhe herën e katërt mund ta vrasë në shtëpi, sepse kur e bën në publik dhe ka guximin ta bëjë, imagjino se çfarë mund të bëjë në privatësinë e një shtëpie, të një çifti. Ajo që mua më indinjon është policia. Çfarë pret policia?! Ne kemi njerëz të vdekur përditë, ne mbajmë rekord për dhunë ndaj grave. Tani nuk po flasim më për dhunë, por për femicid dhe janë 150 gra të vrara për pak vite. Është e tmerrshme, është e frikshme. Policia duhet të jetë shumë e kujdesshme për një fyerje duhet të reagojë, jo më për tre goditje në kokë në publik. Unë jam realisht pa fjalë, prandaj i bëj thirrje dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të shikojë me prioritet këtë rast të tmerrshëm,” tha Sevim Arbana.
“Një situatë dhune pa asnjë shenjë komunikimi në prezencë të fëmijëve për një kohë të gjatë nuk ka asnjë mundësi që djali që ndoqa në dëshmitë tuaja të ketë mundësinë të ndjehet mirë ose të ketë besimin në njerëzit që e rrethojnë sepse siguria në jetën e çdo fëmije zhvillohet në familje. Tentativat e tij pas çdo akti të dhunës të përsëritur në familje tregojnë që djali nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në atë moshë që ka hyrë djali, është një nga moshat më të rrezikshme. Dhe tentativat e vetëvrasjes së djalit janë një kambanë alarmi për sa i përket sistemit që nuk ka mundur të koordinojë si duhet dhe të përgjigje në kohë që t’i japë një mundësi më shumë edhe nënës e fëmijës ndihmë në shërbime, por janë dhe një paralajmërim që adoleshenca e tij është në rrezik dhe ai vetë është në rrezik,” shtoi Belioza Çoku.
Avokati Arben Llangozi akuzon pjesë të policisë së shtetit si të korruptuar e që ka fshehur provat. Për këtë rast, i drejtohemi Prokurorisë me një kallëzim.
Arben Llangozi: Rasti në fjalë është një rast shumë i rëndë ka të bëjë me dhunën në familje, shpesh herë dhuna ka qenë dhe në prezencë të të miturit. Nëse ne i referohemi të nenit 130/a paragrafi 4 është parashikuar dhe rasti i dhunës në prani të të miturit. I mituri është i dhunuar psikologjikisht këtë e pohon dhe vetë ai. Policia e Shtetit ka qenë e implikuar dhe e përfshirë në veprime korruptive në rastin konkret. Kemi një rast të përsëritur ndaj zonjës në fjalë dhe policia nuk ka kryer detyrën, ajo nuk ka sekuestruar provat materiale siç janë videot, i ka zhdukur ato nga dosjet hetimore dhe nuk ka kryer dhe arrestimin në kushtet e flagrancës. Nuk është një ditë që kjo zonjë dhunohet, por kemi një dhunë sistematike dhe policia në shumicën e rasteve ka qenë inegzitente, por ka arritur deri në atë pikë sa ka zhdukur kallëzimet penalet dhe provat nga dosja hetimore. Është bërë kallëzim penal nga familjarët për punonjësit e policisë dhe për 6 muaj nuk ka pasur asnjë reagim, as nga AMP që do të thotë që këtu kemi një mirëfunksionim dhe një mbështetje të krimit qoftë nga Policia Elbasan, por edhe nga punonjësit e AMP./ tvklan
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...