Dhunoi gruan me kokë dhe me tavëll “ditën për diell”/ Agresori lihet i lirë
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...

Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme nxjerr një urdhër prokurimi me numër 10733.
Shkresa urdhëronte që të kryhej prokurimi me objekt “Studim, Projektim për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit. Fondi limit u përcaktua 55.2 milionë lekë pa tvsh.
Urdhri i prokurimi u nxor pa marrë më parë konfirmimin e ministrisë së Financave se fondet ishin brenda tavanit buxhetor të lejuar për angazhime. Por kjo ishte shkelja më e vogël. Ajo që ka ndodhur në vijim është një manual rrëmbimi dhe plaçkitje e fondeve buxhetore, që do të kishin zili dhe kaçakët e kahershëm në male.
Tenderi me negocim të drejtëpërdrejtë u zhvillua brenda vetëm 5 ditëve nga nxjerrja e urdhrit të prokurimit. Në datën 30 dhjetor ministria e Brendshme shpall fitues të tenderit 520 mjë euro bashkimin e kompanive Derby-E dhe Ape shpk.
Një ditë më vonë, në datën 31 dhjetor, Plarent Ndreca nga pozita e nëpunësit të autorizuar, nënshkruan kontratën. Në po të njëjtën ditë, zoti Ndreca në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, me urdhërin nr. 10504 urdhëron ngritjen e grupit të punës për marrjen në dorëzim të projektit. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në të njëjtën ditë, kompania Derby-E i lëshon faturë ministrisë së brendshme në vlerën 25 milionë lekë.
Pra në një ditë, u miratua procedura, u lidh kontrata, u mor në dorëzim dhe u lëshua fatura për të paguar paratë. Ky është inceneratori i ministrisë së Brendshme.
Banda e plaçkitësve për pak ja arriti qëllimit të rrëmbente paratë nga buxheti i shtetit. Vetëm se u doli një problem. Në Ministrinë e Brendshme qëlloi një shtetar i mirë. Ky ishte drejtori i buxhetit, Viktor Hysaj. Zoti Hysaj, i cili e mbante atë detyrë që prej 30 vitesh dhe kishte kaluar me dhjetra ministra të brendshëm dhe sekretarë të përgjithshëm, ndaloi dhënien e parave.
Përmes disa shkresave zyrtare ai vuri në dijeni ministrin e Brendshëm se e gjitha procedura ishte e paligjshme dhe se ai nuk mund të autorizonte pagesën e parave në shkelje të ligjit. Por ministri, dukej më shumë në krahun e rrëmbyesve se sa të shtetit dhe interesit publik.
Pavarësisht presioneve të shumta, drejtori i buxhetit nuk e autorizoi asnjëherë pagesën e parave të tenderit. Kjo është arsyeja, se pse pronari i njërës prej kompanive fituese doli publikisht pak javë më parë dhe deklaroi se kompania e tij nuk është paguar ende nga qeveria dhe se po falimenton.
I gjithë skandali shpërtheu në publik, dy vjet më vonë, kur në ministrinë e Brendshme trokitën audituesit e KLSH-së. Pasi morën dokumentat e praktikës dhe komunikimet e brendshme mes njësisë së prokurimit, drejtorit të buxhetit dhe sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, inspektorët e KLSH e çuan tenderin në SPAK duke kallëzuar penalisht 5 persona, mes të cilëve kryetarin e Komisionit të Tenderit, Ferdinand Tarazhi dhe sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca. Të parin, për punë të mirë, më vonë e emëruan drejtor tek Inceneratori i Tiranës, kurse zotin Ndreca e bënë deputet.
Kjo ishte saga e tentativës për të rrëmbyer me urgjencë 520 mijë euro në ditën e fundit të vitit të vitit 2019. Por ndonëse kjo tentativë u pengua nga rezistenca e një shtetari të mirë, një tjetër plan arriti të funksiononte. Dhe SPAK e ka faktin brenda oborrit të vet. Tenderi i famshëm i blerjes së pistoletave për hetuesit e BKH-se.
62 beretat e famshme të agjentëve të BKH-së, të cilat në treg kushtonin 500 euro u blenë nga Ministria e Brendshme për 1500 euro copa dhe dolën me cilësi të kompromentuar./ CNA
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...