
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranishëm, që ka shqetësuar autoritetet, shkollat, prindërit dhe shoqërinë. Ndikimi i përdorimit të substancave narkotike te të rinjtë shqiptarë është një fenomen që ka marrë vëmendjen e publikut dhe ka përforcuar nevojën për masa parandaluese.
Nisur nga kjo situatë, CNA i ka dërguar letër institucioneve kryesore në vend. Interesit të CNA-së i është përgjigjur këtë të hënë Policia e Shtetit, ndërsa në 27 Nëntor kërkesës për informacion iu përgjigj pozitivisht edhe Ministria e Arsimit.
Policia informon se sa i përket rolit të policimit në komunitet, specialistë të këtij sektori, në të 12 drejtoritë e Policisë, zhvillojnë në mënyrë periodike takime, orë mësimore dhe fushata sensibilizuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve, me tematikë kryesore luftën kundër përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit, në shkolla.
Në letër, po ashtu evidentohet se krahas punës së përditshme, për parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo shitjes së lëndëve narkotike, në shkolla, Policia e Shtetit, në vitin 2023, hartoi dhe zbatoi megaoperacionin policor të koduar “Tempulli”.
Kujtojmë se ky operacion bëri jehonë në media, pasi u goditën grupe kriminale, të cilat shpërndanin kokainë pranë shkollave.

Policia informon për CNA-në se “gjatë periudhës 2023-shtator 2024, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1673.3 kg Cannabis, 22.4 kg Kokainë, 11 kg Heroinë, dhjetëramijëra doza të këtyre lëndëve, doza të lëndëve Ekstazi, Letaminë, GBH, LSD, Metamfetaminë dhe Poppers, 40 736 kubikë me narkotikë, 15 264 fara Cannabisi dhe 30 armë zjarri.
Për prodhim ose shitje të lëndëve narkotike, gjatë këtij operacioni, janë nxjerrë përpara përgjegjësisë penale 1527 shtetas”.
Po ashtu gjatë periudhës 2023-2024, janë proceduar penalisht 1303 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ndërkaq, CNA është në pritje të përgjigjeve nga ana e insitucioneve të tjera në vend, për të mësuar më tepër mbi masat konkrete që kanë marrë për këtë fenomen negativ që po shtrihet tek të rinjtë shqiptarë./ CNA

“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pr...
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni...
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...