Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
CNA sjell për herë të parë në media dy kompanitë e Arbër Veliajt në Austri. Njëra në fushën e reklamimit dhe tjetra në fushën e investimeve. Të gjitha materialet janë siguruar zyrtarisht, përfshirë dhe të tjera dokumente që do publikohen në vijim. Arbër Veliaj po hetohet për aktivitetin e tij dhe lidhjet e dyshuara për korrupsion në bashkëpunim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Disa gjëra janë lehtësisht për t’u zbuluar. Mjafton të ndjekësh median klientelë të pushtetit, në veçanti opinionistët apo analistët e banaqeve televizive, ku kupton mjaft mirë mes rreshtash dhe detajesh që me atë që ata japin ti mund të zbulosh lidhje pafund të korrupsionit, të parave, të mënyrave si funksionojnë shumë hallka.
Propaganda shpesh i devijon të vërtetat, por në fakt në këtë rast ne duam të përshëndesim publikisht dhe të falënderojmë gazetarin Lorenc Vangjeli, i cili na dha mundësinë që ne të bëjmë një INVESTIGIM të thjeshtë për të zbuluar kompanitë e vëllait të Erion Veliajt, zotit ARBËR VELIAJ. (LEXO KETU)
Këtij të fundit iu kontrollua shtëpia nga SPAK-u disa ditë më parë dhe së bashku me Ajola Xoxën janë dy nga personat kryesorë të përfshirë në investigimin që po bën Prokuroria e Posaçme në lidhje me akuzën e mundshme dhe të dyshuar për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. (LEXO KETU)

Dy ditë më parë, në një nga mediat kryesore në vend, Lorenc Vangjeli, nga të paktët analistë që ka ngelur në prehrin e Erion Veliajt, tha se vëllai i Erionit, Arbër Veliaj, ishte një biznesmen i talentuar që kishte aktivitete jashtë vendit, si në Austri, ku në fakt ai na dha edhe vendndodhjen e Arbrit në momentin ku SPAK-u ka shkuar për kontroll.
Se si një gazetar e di se ku ndodhet vëllai i një kryetari bashkie, çfarë aktiviteti tregtar ka, kjo nuk përbën habi, por të dijë detaje në momentet e halleve të mëdha me drejtësinë kjo tregon jo pak.
Ne kontaktuam me disa website zyrtare, të cilat sigurojnë dokumente që mbajnë vulën e Ministrisë së Drejtësisë në Austri dhe ne e zbuluam kompaninë “Gogel GmbH”, e cila ka filluar aktivitetin nga data 28 tetor e viti 2021 dhe në vazhdim.
Kjo kompani e regjistruar në adresën "Marxergasse" në Vjenë, ka si fushë të saj të aktivitetit kryesor marketingun dhe reklamimin, kjo kryesisht në fushën e IT dhe ofron shërbime të tjera teknike në fushën e teknologjisë së informacionit.
Kompania ka një “share capital” prej 35.000 eurosh dhe administrohet nga dy drejtorë, nga Arbër Veliaj që është aksioner dhe nga shtetasi Gjergji Xhoxhaj.

Nga maji i vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Ministria e Drejtësisë në Austri, shtetasi Arbër Veliaj është 100% aksioner i “Gogel GmbH” në Austri, e cila nga ana tjetër është 100% aksionere e kompanisë “Reg Investitions GmbH”.

Pra, Arbër Veliaj ka dy kompani të regjistruara në Austri. E para si një agjenci publicitare, e cila drejtohet, siç theksuam më lart, nga Gjergji Xhoxhaj.


Kompania e dytë, “Reg Investitions GmbH”, në Austri, ka të njëjtën adresë me kompaninë “Gogel GmbH”.


Ne po sjellim dhe një skemë të lidhjeve të kompanisë me regjistrimin të siguruar dhe më të dhëna të tjera si lidhen Arbër Veliaj, “Reg Investitions GmbH”, “Gogel GmbH” dhe shtetasi Gjergji Xhoxhaj.



CNA ka mundur gjithashtu të sigurojë edhe dokumente të tjera ekskluzive siç janë ekstrakte historike me të dhëna të qarkullimeve në kompanitë e Arbër Veliajt ku bëhet fjalë që shuma të shkojë deri në disa miliona euro, megjithëse një aktivitet në kohë shumë të shkurtër në Austri.
Të gjitha këto të dhëna janë zyrtare të siguruara nga faqe legale që mbajnë vulën e Ministrisë së Drejtësisë.
Një investigim mjaft i thjeshtë, pasi dokumentet gjenden online në vendet e tregtisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Nuk ka asgjë sekrete në investigimin tonë, thjesht dhe vetëm ne kemi provuar aktivitetin e Arbër Veliajt jashtë Shqipërisë që shtrihet në dy kompani, njëra për investime dhe tjetra kompani në fushën e reklamimit.
Lidhja e tyre më pas me Arbër Veliajn, me kompanitë në Tiranë, me shumat e parave të qarkulluara, me skemat si funksionojnë dhe për çfarë janë përdorur më tej i përket SPAK-ut.
CNA do të sjellë të tjera dokumente ekskluzive, siç e theksuam më lart, të dhëna të kompanive me shifrat e qarkullimit, me ekstraktet historike dhe detaje për të treguar se si Arbër Veliaj në një kohë të shkurtër bleu një kompani duke e kthyer në kryesoren e reklamimit në Shqipëri siç është kompania “Gogel”, duke pasur me dhjetëra klientë, të cilët kanë qenë sa klientët e Erion Veliajt aq edhe të Arbër Veliajt, pasi shumica e tyre janë përfitues nga firma e kryebashkiakut të Tiranës apo institucioni që ai drejton dhe tashmë SPAK-u po bën gjithçka transparente për të çuar në fund hetimet që lidhen më kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i dyshuar për akuzën për korrupsion, dhe familjarët e lidhur me të.


Cili ka qenë roli i tyre, i vetë kryebashkiakut dhe çfarë ka ndodhur me këto kompani?/ CNA
“Stop” ndodhet në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës pa...
Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermier...
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin ...
Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa sh...
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ...
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranish...
“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pr...
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...