
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se pasi televizioni “ABC News” ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni. (Lexo këtu)
Kaq i hapur dhe monstruoz ishte një veprim i tillë saqë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit i ra në sy.
Pra, shitja e “ABC News” nga një biznesmen shqiptar. Një media që kishte filluar të ngrinte kokë dhe të kthehej në një media me programacion të plotë, blihet nga një emër që rëndom quhet “prestanome” nga Esat Bojku, i cili nëpërmjet manovrash, transferime parash me lidhje biznesmenësh shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët kryejnë huadhënie apo dhe transferime parash pas një kontrate, bëjnë Esat Bojkun pronar të “ABC News”.
Problemi në një televizion nuk është thjesht dhe vetëm blerja e tij, problem është mbajtja.
Së fundmi CNA ka mundur të sigurojë të dhëna se si financohet kjo media, ku janë miliona euro në vit të paguara si rroga për stafin dhe për njerëzit që punojnë, për strukturën e plotë të kompanisë.
Ajo që bie në sy është fakti se sipas deklarimeve në Tatime çuditërisht kompania ka ulur pagat, pa folur pastaj për largimet masive që ndodhën në televizion, që e përmend dhe raporti i DASH-it.
Nga ana tjetër janë para pafund që derdhen nga disa kompani dhe njëra prej tyre është e Arbër Veliajt, njeriut nën hetim nga SPAK-u për pasurinë pasi është vëllai i Erion Veliajt dhe ndaj këtij të fundit Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikim të plotë të pasurisë së tij, por edhe të familjarëve të tij.

Arbër Veliaj është një nga financuesit kryesorë, ka raste dhe 70 mijë euro në muaj pagesa, ndoshta edhe më shumë se Esat Bojku, vetë pronari i kësaj kompanie, i cili në fakt ka marrë një kredi të majme kur administron një kompani vetëm me humbje dhe kjo ngre të tjera pikëpyetje sesi një biznesi me kaq shumë humbje mund t’i jepet një kredi e tillë.
E gjitha në fakt duket si një skemë për të zbuluar kredidhënien dhe blerësin e vërtetë të kompanisë. Në fakt blerësi i saj që zhvilloi në Tiranë me të gjithë strukturat, me shumicën e drejtuesve, etj. ka qenë Shkëlqim Devolli, por çuditërisht në momentet e fundit ai u tërhoq dhe atje u shfaq Esat Bojku, një emër i vendosur prej tij, në një televizion ku janë strehuar “mendjendriturit” e Rilindjes që paguhen me rroga të majme për të broçkullisur pallavrat e propagandës së Bashkisë së Tiranës apo pushtetit. (Lexo këtu)

Transfertat e “ABC News”-it, blerja e tij, pagesat e kryera nga Arbër Veliaj do të jenë pjesë e dosjes së SPAK-ut për të verifikuar burimin e këtyre pagesave, mënyrën se si është blerë ky televizion dhe mënyrën se si mbahet në këmbë, pasi një media e tillë do më shumë para ta mbash në këmbë sesa ta blesh.
Skema e blerjes përfshin shumë emra, ashtu sikundër edhe skema e mbajtjes, ku shfaqen klientela e plotë e pushtetit të Rilindjes, përfitues koncesionesh, kompani të mëdha, të cilat qeveria i drejton për të reklamuar nëpërmjet kompanive të ndryshme të marketingut dhe zgjidhja e çdo biznesi është ne kemi hapësirën tonë, ne kemi fondet tona për publikimin, për të mbuluar urdhrat politikë për të financuar një media, apo një tjetër.
Rasti i “ABC”-së është më klasiku, ku disa sponsorë përfitues koncesionesh qeverie, përfshirë këtu vëllain e Erion Veliajt si një nga donatorët kryesorë nëpërmjet kompanisë së tij të reklamimit dhe kompanive të tjera paguajnë më shumë para se vetë pronari për këtë media.

Pikërisht kjo ka sjellë si shqetësim në raportin e DASH-it dhe duket qartazi se për blerjen e saj është vendosur një emër, i cili nuk është realisht pronari, por një i zgjedhur.
Esat Bojkut i duhet verifikuar pasuria, i duhen verifikuar të ardhurat. Ku i gjeti ky individ këto të ardhura? Si mund të shpërthejnë transaksione të tilla? Si mund të dalin të tilla kredi për një kompani televizive, e cila në fakt gjithmonë ka qenë me humbje, me të paktën deklarimet e pasqyruara në Tatime nga paraardhësi?
Sot me strukturën e re, me njerëzit që ka, me stafin nuk duket të ketë më pak shpenzime duke ditur “kokat” e medias që punojnë në këtë televizion. Prandaj faktet, detajet dhe pagesat tregojnë gjithçka.

Si ka mundur vëllai i Erion Veliaj të paguajë kaq shumë para për një televizion që në peshën e tij, që në tregun mediatik, qoftë edhe të reklamave është ku e ku me mediat e tjera, përfshirë këtu edhe “Report TV” apo mediat e tjera gjeneraliste.
Pse kompani të mëdha, bizneset duhet të paguanin qindra mijëra euro reklamim në një televizion që audiencën e ka pasur me frymë opozitare dhe në momentin që ka ndryshuar linja mund të jetë thuajse zero?
Për çfarë duhet të reklamojnë bizneset në një televizion, ku linja e tij editoriale është propaganda e qeverisë dhe atë e shikon në shumicën e mediave shqiptare?

Për çfarë duhet të reklamojnë kaq shumë para vëllai i Erion Veliajt dhe klientët e qeverisë te një televizion që bën 24 orë propagandë? Me urdhër të kujt i dërgojnë këto para? Dhe për më tepër paguajnë më shumë sesa vetë pronari, i cili nuk duket të jetë një investitor që mund të ketë kapacitete për të blerë televizione me miliona euro, apo të paguajë rroga me të tjera miliona euro.
Një skemë që më e qartë bëhet me administratoret e kompanisë, një skemë që më e qartë bëhet me pagesat e reklamuesve, një skemë që më e qartë bëhet me blerësit, me pronarët e rinj dhe një nga njerëzit kryesorë në këtë skemë, me fonde direkte apo indirekte është Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“ABC News” është një nga faktet se si media lidhet me pushtetin dhe se si pushteti e përdor median./ CNA
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Policia ka arrestuar shtetasin, A.SH., 32 vjeç, dhe shteta...
Edhe pse qytetarëve iu vilen çdo ditë taksa për mbetjet në...
Kush është pronari i inceneratorit? A është Mirel Mërtiri,...
Në vitin 1996, në rrugën e Bogdanëve në Tiranë u ndërtua n...
Një tjetër dramë dhune bëhet publike në emisionin “Stop” n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...