Erion Veliaj, korrupsion dhe me mbetjet e Kamzës
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...

Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësaj herë grupi i xhirimit udhëtoi në qytetin e Krujës. Familja Kulla iu drejtua emisionit investigativ se ka në pronësi ish Mapon e qytetit, një objekt i pa dëmtuar nga tërmeti.
Ngjitur me atë godinë, u shemb një pallat 5 katësh, pasi kishte dëmtime të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Bashkia shembi pallatin e dëmtuar dhe godinën 2 katëshe të pa dëmtuar të familjes Kulla, pa i shpronësuar më parë.
“Këtë godinë e kemi pasur si familje. Jemi shumë trashëgimtarë. Kemi pasur dokument ‘vërtetim hipotekor’ po s’e kemi regjistruar. Të gjithë e dinin se ajo godinë është e familjes sonë. Nga tërmeti nuk u prish, po na e prishi Bashkia e Krujës” thotë Leonard Kulla.

Ai pohon se ndërtesa me kat të parë 400 metër katrorë dhe kat të dytë 340 metër katrorë, s’kishte asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019-ës.
“Ngjitur ishte një pallat 5 katësh. Ai u prish nga tërmeti. Kur e shembi bashkia, rrënojat ranë mbi godinën tonë dhe e prishën pjesërisht. Më vonë, nxorën lejen e ndërtimit të një pallati 7 katësh në truallin e godinës tonë” pohojnë pjesëtarë të familjes Kulla.

Më tej ata pohojnë se Bashkia e Krujës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk u marrin as letrat për kompensim apo shpronësim për metrat katrorë që kanë pasur. “Ata ia pasojnë topin FSHZH-së. Në atë truall është bërë një pallat 7 katësh për rindërtimin. Pasi e prishën godinën tonë ne kemi nxjerrë edhe regjistrimin në Kadastër” përfundojnë ata.
Grupi i “Fiks Fare” shkoi në Bashkinë e Krujës, për të pyetur kryetarin e asaj bashkia Artur Bushi, se përse prishi godinën e familjes Kulla dhe në atë truall nxori një leje ndërtimi. Por, as kryetari Bushi dhe as Sekretari i Përgjithshëm i asaj bashkia nuk dënjuan që të jepnin shpjegime, teksa punonjës thanë se informacionin do t’ia servirnin me shkrim redaksisë së “Fiks Fare”.

Disa javë pasi Fiksi shkoi në atë institucion, Bashkia e Krujës ktheu përgjigje se prishja e objekteve të dëmtuara ka qenë pa cënuar të drejtat e pronarëve të pa shpronësuar. Në lidhje me rastin konkret, bashkia thotë se në fazën e demolimit të pallatit me sipërfaqe gjurme 254 metër katrorë, objekti nr. 16 në lagjen Kovaçe, është vepruar me të njëjtin parim dhe është kryer vetëm demolimi i objektit të dëmtuar. Pjesa e objektit 2 kate, e cila ishte bashkëngjitur me pallatin, nuk u demolua në atë fazë.
Në vitin 2021, thotë bashkia, trualli dhe objekti rezultonin të ishin pronë “shtet” dhe në këtë fazë u projektua pallati 7 katësh, një pjesë te gjurma e pallatit të prishur dhe një pjesë te trualli i ish Godinës MAPO Industriale, me pronarë pretendues trashëgimtarët e familjes KULLA.

Por, si u bë pallati te trualli dhe godina e familjes Kulla? Bashkia thotë se gjatë fazës së miratimit të lejes së ndërtimit pas aplikimit nga subjekti projektues i kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i ka dërguar për mendim Agjencisë Rajonale të Kadastrës në Krujë, e cila ka aprovuar në heshtje dhe në vijim është miratuar leja e ndërtimit më datë 19 prill 2023. Dhe pas kësaj, prishi pjesën e mbetur të godinës.
Pra, Bashkia thotë se e ka miratuar në heshtje! Por, vetë Kadastra e Krujës në datën 23 maj 2023, pasi doli leja e ndërtimit, ka lëshuar për familje Kulla një kartelë të pasurisë së paluajtshme. Në rubrikën përshkrimi citon “godinë 2 katëshe me emërtesë ‘Mapo Industriale’ me sipërfaqe ndërtimi kati përdhe 400 m2, kati i parë 340 m2.

Një nonsens, pasi nga njëra anë prishet gabimisht dhe del pronë shtet. Më pas del leja e ndërtimit në truallin e asaj godine dhe, pasi bëhen gjithë këto veprime, Bashkia e Krujës ka marrë miratim në heshtje. Heshtja e Kadastrës ka zgjatur 34 ditë, deri sa nxori një kartelë pasurie për familjen Kulla. Por ishte shumë vonë, pasi jo vetëm që ishte prishur, por në atë truall filloi të ndërtohej edhe një pallat 7 katësh.
Në fund, kjo bashki shkruan se ka shfaqur përgjegjshmëri maksimale kundrejt pretendimit të kësaj familjes dhe në datën 31 janar 2024 i është drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për nisjen e procesit të shpronësimit ose shkëmbimit në mënyrë të përshpejtuar. Megjithatë, deri më tani, ka pasur vetëm vendime dhe letërkëmbime!/ tch




Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Policia ka arrestuar shtetasin, A.SH., 32 vjeç, dhe shteta...
Edhe pse qytetarëve iu vilen çdo ditë taksa për mbetjet në...
Kush është pronari i inceneratorit? A është Mirel Mërtiri,...
Në vitin 1996, në rrugën e Bogdanëve në Tiranë u ndërtua n...
Një tjetër dramë dhune bëhet publike në emisionin “Stop” n...
Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundmi. Nj...
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
"Piranjat" kanë ndjekur nga afër takimin e kryeministrit E...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë ku qytetari Ferdinant Sheha...
Inceneratori që nuk u ndërtua kurrë po shkakton krizë mjed...
Problematika e radhës na çon në Njësinë Administrative 4, ...
CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, ba...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...