Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, teksa dokumente e fakte të reja hedhin dritë gjithmonë e më shumë mbi vjeljen dhe shpërdorimin e taksave të qytetarëve të kryeqytetit. Rasti që ka denoncuar këtë të premte, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi zgjeron aferën deri në Bashkinë e Kamzës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas Këlliçit, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës.

Dihet nga i madh dhe i vogël, se çdo bashki përgjigjet për qytetarët e saj, pasi këta të fundit paguajnë taksa dhe detyrime për Bashkinë në të cilën jetojnë dhe punojnë. Në denoncimin e Këlliçit theksohet se këto para Veliaj i ka keqmenaxhuar, duke i çuar në një bashki tjetër, që e ka për detyrim kryebashkiaku Rakip Suli ta drejtojë dhe të menaxhojë me buxhetet e saj. Thënë thjesht, Veliaj ka çuar taksat e qytetarëve të Tiranës te Bashkia e Kamzës.
Afera konkrete nis që në vitin 2018, kur Bashkia e Kamzës ka firmosur një kontratë koncensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës. Ky koncension u fitua nga kompania “Alko Impex”.

Kjo kontratë koncensionare u pasua me shkelje të shumta. Një vit më pas, kjo kompani ka depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë.
Tashmë drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Këlliçi i ka paraqitur të tjera prova Prokurorisë së Posaçme, për pagesat që ka bërë Veliaj në kurriz të qytetarëve për një tjetër bashki.
“Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmori asnjë masë.

Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni ‘Inside Story’ në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.
1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.

Këtu është edhe komunikimi më flagrant i punonjësve të inceneratorit Tiranë, komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merrte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.
Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.
Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: ‘Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brenda dy ditësh të na jepet më shumë informacion’.
Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?
Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Pra është fare e thjeshtë të kuptohet fakti se Klodian Zoto duhej të merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës”, theksoi drejtuesi i PD-së për Tiranën.
Pra, “bujaria” e Veliajt ka shkuar deri tek bashkia fqinje, ndërsa ka harruar të kujdeset për qytetarët e bashkisë së tij.
Pyetja është e thjeshtë: Pse duhet një qytetar të paguajë për një tjetër bashki dhe aq më keq të mos marrë shërbim për atë që paguan, pasi është një fakt tashmë i mirënjohur: inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe qytetarët po paguajnë për një shërbim të pa ofruar./ CNA
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Policia ka arrestuar shtetasin, A.SH., 32 vjeç, dhe shteta...
Edhe pse qytetarëve iu vilen çdo ditë taksa për mbetjet në...
Kush është pronari i inceneratorit? A është Mirel Mërtiri,...
Në vitin 1996, në rrugën e Bogdanëve në Tiranë u ndërtua n...
Një tjetër dramë dhune bëhet publike në emisionin “Stop” n...
Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundmi. Nj...
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
"Piranjat" kanë ndjekur nga afër takimin e kryeministrit E...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë ku qytetari Ferdinant Sheha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...