Rama: Asnjë oligark s'ka marrë pronë pa miratimin e pronarëve në Himarë
Problemet me pronat në bregdet nuk janë të pakta, ndër...
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denoncoi se Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit, ka urdhëruar dhe paguar nga paratë e Bashkisë së Tiranës, edhe për mbetjet e Bashkisë Kamëz.
Sipas Këlliçit, Klodian Zoto duhej të merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës.
Këlliçi theksoi se Veliaj ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej t'i paguante koncensionari.
"Që të jemi të qartë, deri në prill të vitit 2024, inceneratori i Erionit nuk ka humbur asnjë cent, pasi koston financiare e ka mbuluar 100% Bashkia Tiranë. Për të kuptuar se sa është vlera jemi bazuar në deklarimet publike të Rakip Sulit dhe planit vendor të Bashkisë Kamëz, ku thuhet se minimalisht Bashkia Kamëz ka 39.000 tonë mbetje në vit, përllogaritur kjo në sasinë totale rreth 195.000 tonë për periudhën 2019-2023, me një faturë financiare prej 5.6 milionë eurosh pa TVSH. I takon tashmë SPAK-ut të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt", u shpreh ndër të tjera ai.
Deklarata e plotë:
Bashkia Kamëz në vitin 2018 firmosi një kontratë konçensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës, ku kompania do të merte përsipër edhe pagesën Gate Fee 29 eur/ton. Ky konçension u fitua nga kompania Alko Impex.
Kjo kontratë konçensionare u pasua me shkelje të shumta që Bashkia Kamëz, nën drejtimin e Rakip Sulit nuk i pa asnjëherë. Me Rakipin nuk do të merremi sot, pasi ai siç e ka vetëdeklaruar e ka me shumë dëshirë paraqitjen në SPAK.
Deklarata e sotme do të fokusohet tek korrupsioni i Erion Veliajt me mbetjet e Bashkisë Kamëz. Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmori asnjë masë.
Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni ‘Inside Story’ në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.
1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.
Këtu është edhe komunikimi më flagrant i punonjësve të inceneratorit Tiranë, komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merrte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.
Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.
Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: ‘Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brenda dy ditësh të na jepet më shumë informacion’.
Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?
Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Pra është fare e thjeshtë të kuptohet fakti se Klodian Zoto duhej të merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës.
Që të jemi të qartë, deri në prill të vitit 2024, inceneratori i Erionit nuk ka humbur asnjë cent, pasi koston financiare e ka mbuluar 100% Bashkia Tiranë. Për të kuptuar se sa është vlera jemi bazuar në deklarimet publike të Rakip Sulit dhe planit vendor të Bashkisë Kamëz, ku thuhet se minimalisht Bashkia Kamëz ka 39.000 ton mbetje në vit, përllogaritur kjo në sasinë totale rreth 195.000 ton për periudhën 2019-2023, me një faturë financiare prej 5.6 milionë euro pa TVSH.
Erion Veliaj në dijeni të plotë, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej ti paguante konçensionari.
I takon tashmë SPAK të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt.
Të nderuar qytetarë,
Kjo është prova e rradhës që Erion Veliaj nuk ka dhënë urdhër vetëm për pagesat e depozitimit të dherave për kullat e Tiranës, nuk ka bllokuar vetëm NJZP, por ka urdhëruar dhe paguar edhe për mbetjet e Bashkisë Kamëz.
Çdo veprim dhe faturë financiare që lidhet me inceneratorin e Tiranës, bëhej me urdhër të Erion Veliajt.
Ditët në vijim të gjitha këto materiale do ti depozitohen zyrtarisht SPAK, i cili e ka të kotë zgjatjen e agonisë së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D, Erion Veliaj.
Partia Demokratike dhe unë personalisht, nuk do të ndalemi derisa të vendoset shiriti i skenës së krimit, godinës të Bashkisë Tiranë, e cila tashmë është kthyer në institucionin më të korruptuar në Europë./CNA
Problemet me pronat në bregdet nuk janë të pakta, ndër...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e Hima...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Himarë, ku...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj shkrimit të medi...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median it...
CNA ka denoncuar prej kohësh lidhjet e drejtorëve të E...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Inspekt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shthurur gojën dhe ka...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që...
Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetar...
Të enjten me 9 vota të mazhorancës është miratuar projektr...
Më 9 vota të mazhorancës është miratuar projektrezolut...
Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, denoncoi ...
Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve. Kreu i Gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, dje e ka marrë përgjigjen e...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka hedhu...
Ditën e sotme është raportuar se SPAK ka nisur hetim p...
Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar kontradikt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmua...
Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste pa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...