Ish-kryeministri Sali Berisha, dje e ka marrë përgjigjen e tij për sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Sy për sy, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme iu përgjigj deputetit Flamur Noka duke thënë me emër, “Flamur, unë jam ai i pari, asgjë nuk ka ndryshuar tek unë”.
Ky është qëndrimi që ka mbajtur Altin Dumani dje në Komisionin e Ligjeve përballë deputetëve të opozitës, përballë atyre deputetëve që i ka në hetim, përballë deputetëve që i kanë familjarët në hetim apo përballë njërit prej tyre që rrezikon prangat apo se ka humbur mandatin për shkak të lojërave politike.
Apo përballë ndonjë deputeti, i cili kërkon të krijojë komisione për të kontrolluar pavarësinë e SPAK-ut dhe luftën e tij ndaj korrupsionit, për të shpëtuar hajdutët e pushtetit.(LEXO KETU)
Lufta e Sali Berishës me Altin Dumanin nuk e ka thelbin tek ai, pavarësisht sulmeve dhe akuzave. Sali Berisha kërkon të godasë Reformën në Drejtësi, por ka zgjedhur mënyrën e gabuar.
Së pari, institucioni i Reformës në Drejtësi, ia tha dhe Fatmir Xhafaj dje, ndoshta dhe e kuptoi doktori, nuk është vetëm SPAK-u.
SPAK-u, në fakt, është i vetmi institucion i Reformës në Drejtësi që ka rezultate spektakolare në luftën ndaj korrupsionit. Asnjë institucion tjetër më parë nuk ka pasur të tilla rezultate.
Pa bërë diversion brenda institucionit të SPAK-ut, ka qenë prokurori Arben Kraja që ka drejtuar këtë institucion dhe është ai personi, i cili ka pasur dosjet e inceneratorëve, që kanë vajtur në duar të ndryshme dhe janë ndarë, por dhe vetë opozita nuk i ka çuar në një të vetme, ama ka qenë në kohë të ndryshme, në hapa të ndryshëm.

Kraja ka zgjatur hetimet tërkuzë. Kjo u pa qartë me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut dhe ritmit që i dha institucionit.
Nga ana tjetër, kemi lidhje të familjarëve të disa prokurorëve të SPAK-ut me institucionet e shtetit shqiptar dhe të qeverisë i mbanin ata deri diku peng, ndërsa me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut, tashmë rruga është më e drejtpërdrejtë, më e qartë dhe qëllimi më i pastër.
Por nuk janë vetëm Dumani dhe vetëm SPAK-u. Ka struktura të tjera të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, janë ILD, KLGJ, KLP, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese.
Sali Berisha i ka harruar të gjitha këto institucione, drejtuesit e tyre, zullumet, mënyrat si janë zgjedhur, skandalet, vendimet e gjykatave. Fakti që është edhe një Prokurori tjetër e drejtuar nga Olsian Çela dhe prokuroritë e rretheve, gjykatat e rretheve.
Pra, Sali Berisha ka vendosur të godasë Reformën në Drejtësi duke goditur Altin Dumanin, sepse ai është kreu i SPAK-ut dhe sepse Arben Kraja po e heton Sali Berishën për një aferë pa akuzë, po e mban në arrest shtëpie e kështu me radhë.
Në fakt, Sali Berisha të drejtën mund ta gjejë edhe brenda drejtësisë shqiptare, mund ta gjejë edhe në Strasburg.
Ai do të vazhdojë betejën e tij, e cila është krejtësisht një betejë politike, por doktori diçka duhet ta shohë dhe theksojë se pa Altin Dumanin e pa betejën e SPAK-ut, pa prokurorët e këtij institucioni, pa Klodian Brahon, pa Dritan Prençin e shumë të tjerë në atë institucion, pa disa oficerë të BKH-së dhe njerëzit që kanë bashkëpunuar dhe kanë ngritur aq shumë kauza dhe hetime, kanë bërë aq shumë punë në SPAK, opozita sot do të ishte edhe më “kashtë e k*qe” sesa është në këto momente.
Ky është fakt, se pa këto çështje, pa këto kauza, pa këta ministra, pa zëvendëskryeministra, pa kryetarë bashkish dhe pa aferat që hetohen nga SPAK-u, opozita tashmë do të ishte duke folur për dardhat dhe mollët që i haheshin ende pas shpinës Edi Ramës./ CNA
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka hedhu...
Ditën e sotme është raportuar se SPAK ka nisur hetim p...
Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar kontradikt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmua...
Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste pa...
Përfaqësuesi i PS-së në grupin e dialogut për votën e ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë këtë të mërkurë ...
Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme, David Camer...
Ish-zv.ministri i Finanave, Sherefedin Shehu ka reagua...
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, në Komisionin e Ligje...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një...
SPAK-u ka nisur hetim pasuror për kreun e Bashkisë së Tira...
Michel Tarran, diplomati ka marrë detyrën si kryetar i...
David Cameron, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm në K...
Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po raporton kreu...
Enveristi i fundit, i cili ka si synim që të kontrollo...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një ultimatum ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...