Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut nga krimi i organizuar
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve.
Dumani tha se prokurorët e SPAK-ut janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
Ai u shpreh se disa raste janë publike, ndërsa theksoi se problem është mbrojtja e familjarëve të prokurorëve dhe qytetarëve.
“Janë raste publike kur janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar. Është shqetësim që e kemi adresuar. Në fund të dhjetorit të vitit 2023 ndërmorëm disa hapa, por ka një problematikë sa i përket mbrojtjes së familjarëve. Prokurorët janë të mbrojtur, por familjarët duke filluar nga ata të drejtuesve dhe të prokurorëve ka një problematikë, është procedurë e gjatë, duhet të ketë prova”, theksoi kreu i SPAK-ut./ CNA

