LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori që nuk duhet harruar

Inceneratorët
Vjollca Hoxha

Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orëve, me një mbledhje rrufe të qeverisë shqiptare. Merr koncesionin 22 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Në fakt, ajo mund të quhet një kazan me naftë, pasi edhe sot e kësaj dite, nga dhjetori i 2014-tës kur eështë firmosur kontrata, inceneratori nuk funksionon edhe për shkak edhe të kostove të larta që do për tu mbajtur ndezur.

Më pas lindi një tjetër oreks, 28 milionë euro në Fier. E në fund, 430 milionë euro koncesion sipas një projekti të bërë nga një kompani e regjistruar guackë në Holandë, ku pas saj qëndron rrjeti i Klodian Zotos, Stela Gugalles dhe Mirel Mërtirit.

Inceneratorët
Inceneratori i Fierit

Por çfarë ndodh?

Mediat paguhen në mënyrë të frikshme. Qindra milionë lekë, miliona euro për të bletrëmedia, për të blerë heshtjen e tyre e për të thënë që inceneratorët ishin një histori suksesi, jo një vjedhje që po ndodhte 24 orë në 24 në buxhetin e shtetit.

Një ministër është në burg, një sekretar i përgjithshëm është në burg. Dosja e Tiranës ende nuk është hapur. Dikush po e frenon, por kapaku i pusetës që do qelbë politikën shqiptare nuk mund të qëndrojë mbyllur, pasi po shpërthen.

E përtej çdo lidhje mediatike, parave që ka marrë Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij e të afërmit e tij, Carlo Bollin, portale, televizione, e çdokush në media, më spektakolarja nga të gjitha në media është Vjollca Hoxha.

Po është Vjollca Hoxha dhe Top Channel, e cila është ortakja direkte me inceneratorët tek kompania Valtelina Caffee, brandi i Lori Caffee, ku Vjollca Hoxha është ortake me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Po, Vjollca Hoxha, e cila nëpërmjet 3-4 kompanive të tjera paguhej me dhjetra mijë euro në muaj, thjesht dhe vetëm për të bërë propagandën e inceneratorëve, për të heshur.

Nga ana tjetër, Top Channel çfarë nuk bëri dhe nuk raportoi për plehrat e durrësit që në fund përfunduan te inceneratori i cili nuk ekziston duhet theksuar në Tiranë, pasi janë vetëm gropat dhe ka vetëm process Landfilli apo Porto Romano 15 milion euro të tjera e kështu me radhë.

E kudo del Vjollca Hoxha, del Top Channel që mbështet kompanitë, bën kronika për Durrësin për plehrat, bën kronika për Porto Romanon, bën gjithça derisa qeveria nxjerr foindet e nga ana tjetër kuptohet haraçi është ai që paguhet nga rekklamat.

Por Vjollca Hoxha është një histori që nuk duhet të harrohet, nuk mund të harrohet se historia inceneratorëve konsiderohet e mbyllur. Jo, ajo nuk është e tillë. Dosja e Tiranës ende nuk është hapur, sado ta vonojnë prokurorët.

Nesër, një prokuror i thjeshtë, një hetim tjetër ka për të nxjerrë një mijë e një skandalet dhe abuzimet me një kontratë koncesionare, ku quhet sukses 29 euro toni i të ardhurave për mbetjet dhe incenerimin e tyre, të cilat në fakt kostot për landfillim i kanë 12 deri në 13 euro dhe sot 5 vjet pas kontratës koncesionare ende nuk ka incenerator nuk ekziston në Tiranë.

Inceneratorët
Stela Gugallja dhe Klodian Zoto

E më tej, ajo që duhet theksuar është se në të gjithë këtë histori, kompanitë dhe rrjeti i Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles duket se ka probleme financiare, por nga ana tjetër televizionet u majmën, por jo me paratë e tyre, por me paratë e buxhetit të shtetit, me paratë e shqiptarëve. Ajo që është paguar më shumë nga inceneratorët dhe është ortake direkte quhet Vjollca Hoxha e SPAK nuk mund të heshtë.

SPAK nuk mund të harrojë. SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk ekziston ky skandal, që paratë e buxhetit të shtetit jepeshin koncesione dhe ndërtime koncesionesh, ku fondet ndaheshin nëpër media dhe simboli i kësaj marrëdhënie qeveri-incenerator-media është sigurisht Top Channel dhe Vjollca Hoxha. SPAK nuk mund të harrojë as Vjollcën, as Top Channel dhe as historinë e inceneratorëve./E.K-CNA.al

1 VITE ME PARE

Inceneratorët “fundosin” të besuarit e Ramës?/ Paralajmëron Kryemadhi: Vera do të jetë përvëluese

Inceneratorët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon të hedhë akuza të forta, në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro.

Më tej, ajo paralajmëron se “vera do të jetë përvëluese”, për disa politikanë.

Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cenimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.

Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!!

Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa ka për të qenë përvëluese”, -shkruan Kryemadhi./CNA.al

Inceneratorët

1 VITE ME PARE

Afera e shekullit/ Gazetarja zbulon çfarë po ndodh me hetimet për inceneratorët

Inceneratorët

Gazetarja Anduena Llabani, është ndalur tek hetimet për çështjen e inceneratorëve. Gazetarja ka zbuluar se po punohet që ish deputeti Alqi Bllako, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“SPAK po punon me bashkëpunëtorë që sjellin materiale, si LSI apo PD, që është shumë e përfshirë në hetimin dhe zbardhjen e çështjes. Prokuroria ka mbledhur materialet në Ministrinë e Bujqësisë, në bashkinë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kemi vetëm dy persona në arrest, Bllako dhe Koka. Për Bllakon kemi informacione që po punohet për ta bërë bashkëpunëtor. E çuditshme është që Koka ka kërkuar që në fillim të arrestit të bashkëpunojë me drejtësinë, por kjo gjë nuk është pranuar. Mbase që ai të përfitojë nga statusi i të penduarit. Është një çështje që duket sikur por fle, por Kraja në dy raportimet e fundit para deputetëve nuk ka pranuar të deklarojë as emra dhe as detaje. S’dihet nëse do kemi lëvizje të fundit të SPAK për emra të tjera. SPAK po punon që disa nga të arrestuarit të jenë dëshmitarë”, është shprehur Llabani./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Inceneratorët, vjedhja e shekullit/ "SPAK-u të hetojë grupin kriminal"

Inceneratorët
Foto ilustruese

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në një prononcim për CNA.al ka vijuar të denoncojë koncesionin e inceneratorëve, ndërsa ka hedhur akuza se janë të përfshirë zyrtarë të lartë.

Duke u ndalur te hetimet e SPAK-ut për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ajo theksoi se janë të mangëta.

Shehaj deklaroi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, pasi sipas saj shteti është përdorur në shumë hallka si pronë private e disa individëve.

?Në mars të vitit 2021 LSI-ja, bëri dy kallëzime për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. Më pas në tetor të vitit 2021 dorëzoi kallëzimin për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës.

Në dhjetor të vitit 2021, SPAK-u kërkoi arrestimin e z.Lefter Koka për procedurat e ndjekura në Elbasan dhe z.Alqi Bllako për procedurat e Fierit.

Të gjitha këto janë veprime të mangëta nga prokuroria e SPAK-ut pasi ka shumë kundërshti në veprimet e ndërmarra.

Sot që flasim ne si LSI kemi bërë publike shumë dokumente të cilat flasin për një grup të strukturuar kriminal pasi shteti është përdorur në shumë hallka si pronë private e disa individëve.

Flasim për dhjetëra miliona euro të përfituara nga Klodian Zoto në disa institucione si OSHE, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, AZHBR etj.?-tha Shehaj.

Më tej, ajo hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe ndaj drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

?Po publikisht kemi nxjerrë fakte se si Erion Veliaj ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me inceneratorin e Tiranës ku përfitues ishte dhe Blendi Gonxhja me kompaninë e zotëruar nga bashkëshortja.

Nga i gjithë dokumentacioni i dërguar në SPAK, ajo që ne shohim është një hetim i cekët dhe aspak i thelluar, sot që flasim ende nuk kemi asnjë të arresutar nga administratorët fiktivë të kompanive të cilat kanë qarkulluar të gjitha paratë e përfituara nga zyrtarët.?-tha Brisida Shehaj për CNA.al.

Po ashtu, Brisida Shehaj theksoi se SPAK-u nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Sipas Shehajt, Agaçi ka qenë në dijeni të shkeljeve për procedurat e inceneratorit të Elbasanit.

?Sot ende nuk kemi asnjë veprim të ndërmarrë nga SPAK-u për Engjëll Agaçin, i cili ishte vënë në dijeni nga drejtuesi i APP që Ministria e Mjedisit po kryente shkelje ligjore për procedurat e Elbasanit.

Sot ende nuk kemi asnjë veprim për kryebashkiakun e Tiranës i cili ka firmosur një angazhim financiar pa marrë miriatimin paraprak të Këshillit Bashkiak apo veprime për Taulant Tushen, i cili sipas procesverbaleve të grupit të punës kundërshton kategorikisht të zbatojë procedurat ligjore edhe pse kjo i kërkohet nga disa anëtarë të grupit të punës.? - tha Shehaj.

Më tej, ajo shtoi se ?Ka pa fund fakte të cilat janë në dispozicion të SPAK-ut, që kjo skemë abuzimi të hetohej shumë lehtësisht pasi këta individë në bashkëpunim me institucionet shtetërore janë tallur me fondet publike pasi ata as nuk janë munduar hiç të fshehin këto veprime pasi kanë pasur garanci po nga instancat shtetërore.

Këto veprime të mangëta të SPAK-ut me keqardhje e them se po faktojnë pikërisht këtë gjë.

Sot kemi individë që dënohen me 6 vite për 300 euro korrupsion e ndërkohë kemi zyrtarë të lartë të dënuar 1 vit për 28 milionë euro abuzim.? - u shpreh Shehaj.

Gjithashtu Shehaj paralajmëroi se LSI, së shpejti do të publikojë të tjera dokumente, që sipas saj tregojnë asetet në Maltë, kompani ne shtet të tjera, e deri te përfitimet që kanë marrë duke përdorur si ?CV?, inceneratorët në Shqipëri.

?Por ne sigurisht që nuk demotivohemi nga këto veprime, LSI shumë shpejt do të bëjë publike dhe të tjera dokumente që tregojnë se si shteti ishte vënë në dispozicion të këtyre individëve, do të bëjë publike asete të tyre në Maltë, do të bëjmë publike dhe kompani të hapura në vende të tjera apo dhe procedura të tjera të përfituara nga këta individë, duke përdorur si 'CV' pikërisht inceneratorët në Shqipëri.

Shqiptarët meritojne drejtësi, ne meritojmë të dimë kush janë këta individë, kush fshihet pas tyre, kush i përfiton fondet publike e ne do të presim që drejtësia e re të bëjë detyrën e nëse nuk e bëjnë ata do e bëjmë ne si opozitë.

Asnjë kërcënim apo intimidim nuk do të ndalojë punën time apo të ekipit të shkëlqyer të LSI, për drejtësi të pavarur në këtë vend.? -deklaroi Brisida Shehaj, për CNA.al.

 

1 VITE ME PARE

Dyshimet/ Pse SPAK-u po “amniston” Engjëll Agaçin?

Inceneratorët
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një prononcim për CNA.al ka vijuar të denoncojë koncesionin e inceneratorëve.

Brisida Shehaj theksoi se SPAK-u nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Sipas Shehajt, Agaçi ka qenë në dijeni të shkeljeve për procedurat e inceneratorit të Elbasanit.

“Sot ende nuk kemi asnjë veprim të ndermarrë nga SPAK-u për Engjëll Agaçin, i cili ishte vënë në dijeni nga drejtuesi i APP-së që Ministria e Mjedisit po kryente shkelje ligjore për procedurat e Elbasanit.

Sot ende nuk kemi asnjë veprim për kryebashkiakun e Tiranës, i cili ka firmosur një angazhim financiar pa marrë miriatimin paraprak të Këshillit Bashkiak apo veprime për Taulant Tushen, i cili sipas procesverbaleve të grupit të punës kundërshton kategorikisht të zbatojë procedurat ligjore edhe pse kjo i kërkohet nga disa anëtarë të grupit të punës.” - tha Shehaj.

Më tej, ajo shtoi se “Ka pa fund fakte të cilat janë në dispozicion të SPAK-ut, që kjo skemë abuzimi të hetohej shumë lehtësisht pasi këta individë në bashkëpunim me institucionet shtetërore janë tallur me fondet publike pasi ata as nuk janë munduar hiç të fshehin këto veprime pasi kanë pasur garanci po nga instancat shtetërore.

Këto veprime të mangëta të SPAK-ut me keqardhje e them se po faktojnë pikërisht këtë gjë.

Sot kemi individë që dënohen me 6 vite për 300 euro korrupsion e ndërkohë kemi zyrtarë të lartë të dënuar 1 vit për 28 milionë euro abuzim.” -tha Shehaj./CNA.al

 

1 VITE ME PARE

Afera e inceneratorëve/ Shehaj: Veprimet e SPAK-ut të mangëta, zyrtarët e përfshirë

Inceneratorët

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një prononcim për CNA.al është ndalur te koncesioni i inceneratorëve.

Shehaj theksoi se hetimet e SPAK-ut për inceneratorët janë të mangëta, ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, pasi sipas saj shteti është përdorur në shumë hallka si pronë private e disa individëve.

Në mars të vitit 2021 LSI-ja bëri dy kallëzime për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. Më pas në tetor të vitit 2021 dorëzoi kallëzimin për procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës.

Në dhjetor të vitit 2021, SPAK-u kërkoi arrestimin e z.Lefter Koka për procedurat e ndjekura në Elbasan dhe z.Alqi Bllako për procedurat e Fierit.

Të gjitha këto janë veprime të mangëta nga prokuroria e SPAK-ut pasi ka shumë kundërshti në veprimet e ndërmarra.

Sot që flasim ne si LSI kemi bërë publike shumë dokumente të cilat flasin për një grup të strukturuar kriminal pasi shteti është përdorur në shumë hallka si pronë private e disa individëve.

Flasim për dhjetëra miliona euro të përfituara nga Klodian Zoto në disa institucione si OSHE, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, AZHBR, etj.”-tha Shehaj.

Më tej, ajo hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe ndaj drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Po publikisht kemi nxjerrë fakte se si Erion Veliaj ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me inceneratorin e Tiranës ku përfitues ishte dhe Blendi Gonxhja me kompaninë e zotëruar nga bashkëshortja.

Nga i gjithë dokumentacioni i dërguar në SPAK, ajo që ne shohim është një hetim i cekët dhe aspak i thelluar, sot që flasim ende nuk kemi asnjë të arrestuar nga administratorët fiktivë të kompanive të cilat kanë qarkulluar të gjitha paratë e përfituara nga zyrtarët.”-tha Brisida Shehaj për CNA.al.

 

1 VITE ME PARE

Afera e inceneratorëve në SPAK/ Kërkohet “koka” e Ëngjëll Agaçit dhe dy kryebashkiakëve socialistë

Inceneratorët
Ëngjell Agaçi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar SPAK-ut informacion në lidhje mbi paditë që forca politike që drejton ka dorëzuar në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, të cilët tashmë janë të arrestuar, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Inceneratorët

Në kërkesën e saj, Kryemadhi thotë se nuk synon të cenojë sekretin hetimor, por si palë paditëse kërkon një informacion për persona nën hetim apo të pandehur për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

Inceneratorët

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar z.Ëngjell  Agaçi, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallëzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit.

Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti.

Me këtë veprim aktiv, z.Agaçi ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare.

LSI-ja kërkon informacion për Subashin

Inceneratorët

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar z.Armando Subashi, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallëzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi.

Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK-u ka vlerësuar se, citoj: nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej inceneatori i Fierit ? tokë arë apo tokë truall, ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951, datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se:

Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej  46 299 060 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier.

Pra, z.Subashi ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentet ligjorë që Subashi po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK-un lidhur me pozicionin penal të z.Subashi në këtë proces, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht z.Subashi, personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.

LSI: Çfarë po ndodh me inceneratorin e Tiranës

Inceneratorët

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me hetimet apo subjektet e kallëzuara për inceneratorin e qarkut Tiranë.

Në fakt, deri më sot,në Tiranë ka vetë një pikë grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. 

Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, z. Erion Veliaj në komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e iInceneratorit të qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak, por plot 128 milionë euro.  

Në këto kushte, i nderuar drejtues i SPAK-ut, në cilësinë e kallëzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

Statusin Juridik të të tria procedimeve penale për të cilat LSI-ja ka depozituar kallëzime penale;

Pa cenuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria, si dhe informacioneve lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u  atribuohet personave që po hetohen për të tre inceneratorët;

Nëse ka persona që kanë status penal ?nën hetim? apo ?të pandehur? për inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

1 VITE ME PARE

Si ia ka "kyçur" Erion Veliaj gojën Jorida Tabakut për aferën e inceneratorëve

Inceneratorët
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Jorida Tabaku është katapultuar në Partinë Demokratike dhe është pa asnjë kontribut në këtë parti. Për shkak të mbiemrit apo familjes së saj, që kuptohet është një nga dyert e mëdha të kryeqytetit, ka arritur të jetë këtu ku është sot, por edhe të ketë përfitime të mëdha gjatë këtyre viteve.

Në dalje të ndryshme, Tabaku fliste për aferën e inceneratorëve, për të cilin u ngrit edhe një komision hetimor, ku kjo e fundit ishte kryetare. Në fakt, edhe pse prej kohësh është dukur sikur ajo po mbronte interesat e qytetarëve, në fakt nuk po bënte asnjë gjë më shumë sesa shërbimin e pazarit Rama-Basha. 

PD-ja që prej vitit 2013 e deri më sot vijon të jetë në opozitë. Prej 9 vitesh demokratët kanë ngelur pa përfaqësim, por edhe të dëmtuar, ndërkohë që për Lulzim Bashën apo një pjesë të deputetëve pranë tij ka qenë e kundërta. Përfitimet e tyre në opozitë kanë qenë mjaft të mëdha.

Në komisionin hetimor, edhe pse Veliaj ka aprovuar ndërtimin e djegësit të Tiranës, Tabaku stepej t’i zinte emrin në gojë apo edhe ta bënte përgjegjës për atë aferë.

Pikëpyetje të shumta u ngritën për këtë qëndrim të saj, ndërsa CNA.al ka zbuluar përmes një investigimi se Jorida Tabaku ka përfituar leje ndërtimi nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Inceneratorët
Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë te Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku do të marrë përqindjen e luanit pas lejes që ka dhënë Erion Veliaj për zhvillimin e pronës se saj.

‘Kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Ofron 90 000m2 apartamente, 60 000m2 ambiente tregtare dhe 34 000m2 hapësirë parkimi. Vendndodhja: Ish-Fusha e Aviacionit, afati i përfundimit: 2022, sipërfaqe totale: 140 000m2”, thuhet në lejen e ndërtimit.

Kjo është dhe lidhja që Jorida hesht për Lali Erin, sepse ka marrë leje për biznesmenë që Basha i akuzon si oligarkët.

Leja e dhënë nga Erion Veliaj është dhe çelësi që i ka mbyllur gojën ish-nënkryetares së Lulzim Bashës.

Inceneratorët
Projekti i kompleksit në Fushën e Aviacionit, Tiranë

CNA.al arriti të siguronte ekskluzivisht lejen e ndërtimit që Veliaj i dha Tabakut. Përmes një vendimi me numër A-14294/6, është leja për ndërtimin e kullave që është lëshuar nga Bashkia e Tiranës. Leja në fakt nuk është dhënë drejtpërdrejtë në emër të deputetes, por të Majlinda Tabakut, nënës së saj.

Por, jo vetëm kaq.

Familjarët e Jorida Tabakut e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Familjarët e Jorida Tabakut, babai i saj, njerëz afër saj, biznesmenë me të cilët ata bashkëpunojnë, kanë ndërtuar pallate në Itali. Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al edhe institucione ligjzbatuese në Shqipëri janë në dijeni të këtyre ndërtimeve.

Janë ndërtuar pikërisht në Gjenova të Italisë.

Por deputetja e Lulit, e cila ka nisur takimet me një grup të vogël njerëzish skutave, nuk ka dhënë asnjë herë përgjigje për këto leje edhe pse ajo heshti për aferën e inceneratorëve.

Pasuria e deputetes së Lulit nuk mbaron këtu. Jorida Tabaku disponon edhe vila luksoze në Gjirin e Lalëzit dhe shumë pasuri.

Inceneratorët
Vila e Jorida Tabakut në Gjirin e Lalëzit

Vila të cilat kushtojnë disa qindra mijëra euro, por deklarohen me vlera ndoshta gjysmë për gjysmë me atë çka janë vërtetë në treg.

Sipas të dhënave të siguruara nga hipoteka e Durrësit, rezulton se vila 174 metër katrorë është në brezin e dytë të vilave luksoze në kompleksin Valamar dhe ka një sipërfaqe 420 metra katrorë truall.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, vila 174 metër katrorë është deklaruar me gjithë truall diku te 195 mijë euro, ndërsa të dhënat e tregut tregojnë se vlera e këtyre objekteve në Valamar, një nga rezidencat më luksoze në Gjirin e Lalëzit, shkon afërsisht dyfishin, kjo për faktin se çmimi mesatar i vendosur nuk ka lidhje me realitetin e tregut në atë zonë, por gjithsesi sipas Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, duket se ky objekt ka një barrë bankare dhe rezulton i mbuluar nga një kredi nga një bankë e nivelit të dytë.

Por për këto vila, Tabaku është justifikuar se i ka pasuri të trashëguara./CNA.al

 

1 VITE ME PARE

SPAK-u nuk mund t'i harrojë inceneratorët

Inceneratorët
SPAK

Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite demokraci, e quajtur edhe si afera e shekullit, është koncesioni i tre inceneratorëve.

Gjithçka fillon në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ku për dy vite firmosen tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Inceneratorët

Por, që në shifra reale, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, taskapaguesve shqiptare pritet t'u kushtojë deri në 600 milionë euro.

CNA.al ka publikuar dokumente dhe investigime të plota në lidhje me tre inceneratorët, ku bëhet fjalë për një seri kompanish në ortakëri me njëra-tjetrën, deri edhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.

Çështja e inceneratorëve tashmë është në duart e drejtësisë. SPAK-u ka hetuar inceneratorin e Tiranës, dhe atë të Fierit, si dhe ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Alqi Bllako.

Por, ende nuk është hapur dosja e inceneratorit të Tiranës, ku dhe zullumi duket të jetë më i madh.

SPAK-u përtej punës së kryer po tenton që kokën e hetimit ta ketë Lefter Kokën, kur në fakt ky është vetëm një hetim i cunguar dhe mbrojtje për zyrtarët e tjerë të përfshirë në aferë.

Inceneratorët

Lefter Koka nuk është “koka”, dhe SPAK-u nuk mund të harrojë aferën e inceneratorëve. Por, duhet t'u shkojë hetimeve deri në fund, dhe të dalë para drejtësisë, çdo person përgjegjës, qofshin edhe në godinën e Kryeministrisë.

SPAK-u duhet të hetojë vendimin e një dite në Kryeministri, ku për 24 orë, me një shpejtësi të rrufeshme, u mblodhën 14 mendime ministrish.

Për më tepër për ata që e njohin ligjin dhe si funksionon ekzekutivi, personi përgjegjës që mbledh dokumentacionin dhe i kalon ato në mbledhjen e Qeverisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ky është Engjëll Agaçi.

Fakti është se ende nuk është hetuar Engjëll Agaçi apo piramida tjetër përgjegjëse për këtë aferë korruptive.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako do të përballen me drejtësinë në lidhje me shkeljet e ligjit që kanë bërë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Kurse Engjëll Agaçi duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur në godinën e Kryeministrisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga