web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në “shesh” mashtrimet dhe manipulimet

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat që nuk ka plasur zjarr si në Elbasan

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në
Foto ilustruese

Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të mëdha korruptive, pasi janë marrë janë miliona euro nga taksapaguesit shqiptar dhe incenerator nuk ka.

Gazetari Elvi Fundo ka bërë me dije në emisionin Task Forcë se, ka dëguar një dron në landfillin e Tiranës dhe situata atje është mjaft katastrofike.

Ai u shpreh se është një fat nga Zoti që nuk ka plasur zjarr si në Elbasan, pasi “mali me plehra” është më i madh se vetë mali.

Gazetari shton se landfilli i Tiranës është lënë në mëshirë të fatit dhe se gjendja është skandaloze.

“Unë kam çuar një dron në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Tirana është fat nga Zoti që nuk ka plasur zjarr dhe nuk po digjen plehrat që të bëhet si në Elbasan. Sot Tirana mbledhur mbetjet atje dhe mali i plehrave është më i madh se mali. Është lënë në mëshirë të fatit”, deklaroi Fundo duke bërë me dije se pamjet do të publikohen së shpejti./ CNA

2 VITE ME PARE

Gazetari nxjerr bllof socialistët/ “Mashtruan për inceneratorin e Fierit, prej 2 vitesh pajisjet kanë mbetur në doganë”

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në

Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë bllof deputetët socialistë të cilët gjatë komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët në vitin 2022 mashtruan duke thënë se, inceneratori i Fierit punon kur e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Ashtu siç ka denoncuar më parë CNA, për inceneratorin e Fierit ende nuk ka përfunduar investimi dhe duhet edhe një financim prej 3 milionë eurosh, gjë që është pranuar publikisht dhe nga kryeministri. 

Gazetari Elvi Fundo nënvizon se prej dy vitesh në doganë kanë mbetur pajisje për inceneratorin e Fierit dhe në Komisionin Hetimor deputetët kanë gënjyer nën betim.

Por duhet të flasë ajo zonja, se ajo dhe disa deputetë shkuan në Fier po ju kujtohet , gjatë komisoinit hetimor dhe na thanë se inceneratori punon.

Komisioni Hetimor shkon në Elbasan dhe na thonë se punon.  Jemi pas dy vjetësh dhe në Elbasan plehrat u dogjën dhe të gjithë e panë para një muaj.i Mund të themi se ndezën një transporter atje në Fier shkuan disa nga depuetët e parlementit dhe u ndez një transporter dhe u bë një debat me pjesën tjetër të komisionit hetimor parlamentar ku qe dhe opozita pavarësisht se tek një pjesë e tyre kam dyshime se kanë patur komunikime me  Edi Ramën dhe Veliajn në atë kohë.

Mashtronin dhe thonin që punonte. Sot zyrtarisht sipas pronocimit të dhënë nga administratori shtetëror mua më është thënë që duhet financim edhe 3 milionë euro. Kryeministri e ka thënë publikisht se do të paguajnë, ndërkohë prej dy vjetësh ka pajisje që qëndrojnë tek dogana për inceneratorin e Fierit, dhe inceneratorit i Fierit në atë kohë ka gënjyer dha kanë gënjyer nën betim se Farudin Arapi është një pensionist 70-vjeçar që i kanë dhënë urdhër”, tha Fundo. / CNA

2 VITE ME PARE

Denoncimi dhe thirrja për SPAK/ Hetimet të shkojnë tek matësat e ujit, drejtorë në detyrë kanë paguar kompanitë e Zotos

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në
Foto ilustruese

Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje SPAK-ut që hetimin për inceneratorët dhe njerëzit e tyre ta vazhdojë që nga fillimi, që nga zanafilla, që janë matësat e ujit.

Në deklaratën e tij në emisionin Task Forcë, gazetari Elvi Fundo është shprehur se inceneratorët dhe kompanitë e Klodian Zotos nuk fillojnë tek Elbasani, por që tek matësat e ujit në Korçë, ku denoncon se ende ka njerëz, drejtorë që janë në detyrë që me paratë e marra nga qytetarët paguajnë kompanitë e Zotos.

Gazetari Elvi Fundo bën me dije se kompanitë e Zotos kanë marrë tendera në Tiranë për matësat e ujit dhe pas kësaj fillon histori tek bashkëshorti i Elisa Spiropalit, për të cilin CNA ka pbulikuar me fakte dhe dokumente lidhjet me inceneratorët.

“Elisa Spiropali është e përfshirë drejtpërdrejt nëpërmjet bashkëshortit. E kam raportuar është skemë e qartë e kam shkruar, nëpërmjet matësvae të ujit.

SPAK duhet të shkojë që nga fillimi sepse inceneratorët kompanitë e Klodian Zotos nuk fillojnë thjesht dhe vetëm tek Elbasani. Fillojnë me matësat e ujit që në Korçë që ende ka njerëz që janë në detyrë janë drejtorë atje, kanë dhënë milionë euro nga taksat e qytetarëve shkojnë në Elbasan, shkojnë në Fier shkojnë tek Fadil Nasufi në Berat shkojnë dhe në Lushnjë.

Kompanitë e Klodian Zotos kanë marrë tendera në Tiranë për matësat e ujit dhe më pas fillon historia tek bashkëshorti i Elisës, dalin në komisionin hetimor, del Farudin Arapi dhe mashtroi shqiptarët dhe vazhdojnë të lirë këta njerëz. Komisioni Parlamentar përveç se është përgjegjës Farudin Arapi që ka mashtruar atje. Ka shumë njerëz që kanë mashtruar publikisht shqiptartët atje nën betim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Nuk duhet të heshtim”, ka thënë Fundo./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Inceneratorët grup i strukturuar kriminal/ Milionat e eurove që ju dhanë medias t’u kthehen qytetarëve

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në

Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri TV me Sonila Meçon ka folur lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, aferë për të cilën CNA ka bërë një serë denoncimesh.

Ai tregon se në raportin e KLSh thuhej që në vitin 2021 se nuk ekziston inceneratori i Tiranës por askush nuk foli.

Sipas tij inceneratorët janë një grup i strukturuar kriminal dhe lidhur me këtë aferë duhet që të hetohen dhe mediat dhe miliona eurot e marra nga ana e tyre duhet që t’u kthehen qytetarëve.

“Faraudin Arapin e kanë “pushkatuar” pasi, pas një raporti nga KLSH e kanë pushuar nga puna.

Raporti i KLSH për inceneratorët është diku në vitin 2021. Në 2021 KLSH thoshte se nuk ekziston inceneratori dhe sot jemi pas 2 vitesh në këtë situatë.

E ka thënë Komisioni Hetimor që para 3 vitesh dhe askush nuk foli. Përtej faktit që është përfshirë Komisioni Hetimor për mua inceneratorët janë një grup i strukturuar kriminal ku nëse nuk hetohet dhe media dhe mijëra eurot që merren nga media për të bërë lojën, është e kotë.

Këto media, këta xhobaxhinj dhe këta që kanë marrë para për inceneratorin e Tiranës duhet të shkohet në fund. Dhjetra miliona euro kanë shkuar dhe në xhapat e medias dhe ato duhet që t’i kthehen qytetari. Ne duhet që të ngremë zërin pasi dhe raporti i Departametit të Shtetit, pas korrupsionit, problemin e dytë përmend median.”, tha Fundo./ CNA

2 VITE ME PARE

Gazetari flet me emra/ “Deputetë socialistë dhe ministra të lidhur me njerëzit e inceneratorëve”

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në

Gazetari Elvi Fundo vijon të denoncojë aferën e shekullit, atë të inceneratorëve dhe të zbulojë detaje të reja në lidhje me njerëzit e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Task Forcë” me Sonila Meçon ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se deputetë socialistë dhe ministra të cilët kanë qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët kanë kontakte të drejpërdrejta me njerëzit e inceneratorëve.

Gazetari nënvizon se ata kanë mashtruar dhe kanë manipuluar në atë komsion hetimor parlamentar dhe për këtë duhet të përgjigjen para ligjit.

Nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund ka deputetë të caktuar apo minsitra që janë të përfshirë direkt dhe indirekt në kontakte me njerëzit inceneratorëve vetë apo familjarë të tyre.  

Nëse SPAK do të shkojë deri në fund, do shohë që deputetë të komisionit parlamentar janë të përfshirë direkt dhe indirekt edhe në kontakte.

Elisa Spiropali është e përfshirë drejtpërdrejt përmes bashkëshortit nëpërmjet matësave të ujit”, tha Fundo./ CNA

2 VITE ME PARE

"I gjithë shteti i përfshirë në aferën e inceneratorëve"/ Gazetari Elvi Fundo: SPAK të arrestojë Farudin Arapin

Inceneratorët/ Shteti i implikuar në aferë, dalin në
Gazetari Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se individë dhe deputetë të cilët kanë qenë pjesë e komisonit hetimor parlamentar për inceneratorët kanë gënjyer nën betim dhe janë të përfshirë në mashtrime sa i përket hetimit të aferës.

Fundo ka përmendur me emra se kush janë personat që janë të implikuar në aferë duke kërkuar që SPAK të arrestojë Farudin Arapin.

Gazetari, i ftuar në emisionin “Taskë Forcë” , gazetari ka nënvizuar se në komison janë bërë mashtime dhe manipulime.

“Këtu na del gjithë shteti i përfshirë tek inceneratorët. Për mua SPAK duhet të hapë hetimet për deputetë e komisonit hetimor parlamentar për inceneratorët pasi individë të caktuar në atë komison kanë patur kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit e inceneratorëve. Kanë manipuluar dhe mashtruar . SPAK nuk duhet vonojë arrestimin e Farudin Arapit . Individë në atë komsion kanë manipuluar dhe mashtruar”, ka deklaruar Fundo./ CNA





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga