LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti që e çoi te kryebashkiaku

3 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Ekskluzive/ Detajet e reja mbi videon e Gjicit dhe fshehja e fakteve që zbulojnë të vërtetën

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

Tri ditë më parë u publikua një video e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e tij, një video erotike, ku ai kryente marrëdhënie me një person, e cila pretendonte se ishte një gazetare, Alma K.

Një personazh, në fakt, që po ta shohësh në rrjete sociale, ka foto me shumicën e politikanëve shqiptarë, personazhe publike, por dhe me aktivistë të ndryshëm, siç është rasti i profesor Sazan Gurit.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al, shumë nga mediat pro qeverisë po përpiqen që ta manipulojnë skemën për të çuar tek ideja se e ka bërë Sali Berisha, e ka bërë opozita e të tjera si këto.

Në fakt, videoja që është publikuar është shumë më e gjatë se ato që dy minuta e 20 sekonda që janë publikuar e që tregojnë vetëm aktin.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, videoja është 15 minuta dhe përmban hyrjen e vajzës, pra të Almës, në paradhomën e Safet Gjicit dhe më pas në zyrë. Në paradhomë ajo dorëzon disa gjëra që i ka në dorë dhe futet në zyrë, diskuton, është momenti i aktit dhe më pas ka sërish një diskutim tjetër për një projekt.

Jo pa qëllim e përmendëm Sazan Gurin, sepse Alma K., personazhi që shfaqet me Gjicin, shpesh me politikanë apo në institucione, është shafqur si një përfaqësuese e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve dhe mesa duket kjo ka qenë dhe tentativa e një projekti apo për të marrë fonde në Bashkinë e Kukësit, çka e rëndon edhe më tej situatën e ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

Pra, përballë propagandës se është një histori personale, një lidhje midis kryebashkiakut dhe Alma K., e cila pretendon se punon si "gazetare" me kamera të fshehta edhe për emisione investigative në Tiranë, mësohet se kontakti është vënë për të kërkuar një favor, pra miratimin e një projekti.

Videoja nuk është 2 minuta e 30 sekonda, por 15 minuta dhe aty flitet edhe për një projekt, për një favor financiar. Pra, akti seksual nuk duket të jetë thjesht çështje qejfi apo pasioni mes dy personave, por mund të jetë për më tepër si veprim për të favorizuar një financim projekti për t?u zhvilluar në Bashkinë e Kukësit./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Zbulohet skema/ E vërteta e lidhjes së Alma K. me Gjicin dhe videos erotike

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

CNA ka hulumtuar dhe ka zbuluar detaje te reja ne lidhje me Alma K., dhe historinë e saj me Safet Gjicin.

CNA ka zbuluar se Alma K., në shoqatën e saj dhe në aktivitetin që bën për mbrojtjen e kafshëve, ka dhe një bashkëpunim me shtetasin Artur H., ku së bashku janë përkujdesur për mbrojtjen e kafshëve të rrugës në Bahskinë Kavajë.

Gjithashtu kanë mundur të sigurojnë furnizim në një nga resortet më të mira në Golem, mbetjet e të cilit Alma dhe bashkëpunëtori i saj i merrnin për të ushqyer qentë në Kavajë.

Është e njëjta situatë edhe në Kukës. Një projekt, i cili i është dorëzuar Safet Gjicit për të marrë fonde.

Videoja e publikuar ka vetëm aktin, nuk ka pjesën tjetër të bisedës që Alma ka bërë me Safet Gjicin, e cila në të vërtetë zbulon dhe skemën e asaj që ka ndodhur në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit.

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

Pra, nga ajo që pretendon se është një gazetare dhe që thotë se nuk e ka nxjerrë vetë videon, por e ka filmuar sepse donte të kishte një akt për ta mbajtur mend, duket se e vërteta është krejt tjetër.

Nuk ka një njohje të vjetër dhe gjithçka kalon nga një projekt për të cilën flitet në pjesën tjetër të videos që ende nuk është publikuar.

Pra dhe vetë Safet Gjici ka gënjyer publikisht, por dhe vetë Alma K., e cila pretendon se është një "gazetare", por në fakt qëndron si një bashkëpunëtore në Top Channel dhe media për të bërë kamera të fshehta.

Edhe Gjici edhe Alma K. kanë gënjyer të dy publikisht.

E vërteta e takimit të tyre është një projekt. Pastaj se çfarë ka ndodhur dhe si është zhvilluar gjithçka deri në aktin që ka dalë në rrjete sociale është ende në proces hetimi për të gjetur dhe autorin e publikimit të asaj videoje.

Por e vërteta është se nuk ka një histori dhe lidhje të gjatë. Gjithçka fillon pas një projekti që Alma K., ka marrë te profesor Sazan Guri, të cilin pasi e ka marrë ka shkuar në Kukës për të zhvilluar dhe siguruar fonde.

Ajo njihet si një aktiviste dhe ka një shoqatë në lidhje me mbrojtjen e kafshëve. Ka zhvilluar një projekt në Kavajë, ka shkuar në Pogradec dhe më pas është paraqitur me projektin e saj në Kukës, ku dhe ka ndodhur ngjarja, e cila bëri bujë në 2-3 ditët e fundit në të gjitha rrjetet sociale./CNA.al

 

8 MUAJ ME PARE

Flet Sazan Guri/ Si e njohu gruan e videos erotike me Safet Gjicin

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti
Sazan Guri

Një skandal ndodhi tri ditë më parë kur Alma K., një qytetare, e cila punon si gazetare edhe për mediat investigative, u shfaq në një video duke kryer një akt erotik me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale dha dorëheqjen, ndërkohë ishte shkarkuar nga qeveria Rama.

Një nga emrat dhe personazhet që u përfol për njohje me Alma K., por për të hedhur dhe më shumë dritë se çfarë donte ky personazh në Kukës, është Sazan Guri.

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

Sipas të dhënave që u publikuan, ishte një video dy minuta e 30 sekonda, ku rezulton që filmimi të jetë më i gjatë dhe se historia e një lidhjeje të Safet Gjicit, që ai pretendon se ka pasur me shtetasen Alma K., duket të jetë një alibi për t?i shpëtuar drejtësisë.

CNA.al, midis fotove të shumta që qarkulluan në rrjet, zgjodhi të pyesë një personazh publik mjaft të njohur, një njeri me reputacion shumë të madh në publik, aktivistin, njeriun e mjedisit, patriotin, Sazan Guri.

Sipas fotove të publikuara në rrjete sociale, është në Alma K., që shfaqet në krah të profesorit Sazan Guri, në zyrën e këtij të fundit, ku ai prej vitesh punon dhe zhvillon projektet e tij.

CNA e pyeti Sazan Gurin se a njihej me vajzën në fjalë. Ai tha se e njihte Alma K., si aktiviste, pasi kjo e fundit ishte shfaqur në zyrën e tij të punës ku punon me bashkëshorten dhe i kishte kërkuar ndihmë që të zhvillonte një projekt në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Profesor Guri tha se e njihte pak Almën dhe i kishte falur asaj një libër që ka projekt brenda, të cilin ai e ka zhvilluar vetë në vitin 2009 dhe duke qenë se nuk merret më me atë fushë ua dhuron shoqatave të aktivistëve që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të qenve.

Ekskluzive/ Detajet e lidhjes së Safet Gjicit me Alma K. dhe projekti

Sipas profesor Gurit, vajza ka marrë librin e vitit 2009, i cili është bërë në atë kohë për Bashkinë e Tiranës, pra me kërkesë të Eduart Shalsit, një projekt, i cili ka të bëjë me matrikullimin e vaksinimit, sterilizimit dhe mjekimit apo kujdesjes së qenve të rrugës.

Ky projekt është një nga të shumtët që janë zhvilluar nga profesor Sazan Guri me shoqata dhe aktivistë të ndryshëm si në Elbasan, Gjirokastër apo Pogradec.

Në fakt, Alma K., ka marrë librin dhe më pas ka bërë projektin dhe e ka çuar në dy bashki, në Kavajë dhe në Kukës, për ta zhvilluar.

Pra, vajtja e Alma K., në Kukës dhe takimi me Safet Gjicin nuk është thjesht dhe vetëm një takim dashurie, por duket se ka diçka tjetër më pas.

Vajtja e saj është pikërisht për projektin që Alma K., ka marrë nga Sazan Guri, i cili e konfirmoi për CNA.al se ia ka dhuruar librin ashtu si dhe shumë aktivistëve të tjerë që merren me mbrojtjen e kafshëve, pasi ai nuk merret më me ketë punë për shkak të ngarkesës dhe punës së madhe që ka në përditshmërinë e tij./CNA

 

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga