web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën pasuritë Qato dhe Molla, zbulohet mashtrimi

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

Të tjera fakte dhe detaje të mashtrimit të Mariglen Qatos dhe Redi Mollës këtë herë para ILDKPI-së.

Në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, theksohet se Redi Molla, ka fshehur interesat private dhe konfiktin e interesave në lidhje me kompaninë “5D Konstruksion”, duke fshehur pasurinë.

“Konkretisht rezulton se shtetasi Redi Molla për periudhën nga data 24.02.2016 deri në datën 16.10.2020 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë "Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe nga data 22.10.2020 deri në datën 06.09.2023 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë "Tirana DC" sh.a, shoqëri aksionare cila sipas ekstraktit të regjistrit tregtar rezulton se është themeluar në datë 28.10.2020, regjistruar në QKB në datë 03.11.2020, me objekt të veprimtarisë “Projektim, ndërtim, rindërtim, zbatim, kolaudim te ndërtimeve te te gjitha llojeve, duke përfshirë këtu, por pa u kufizuar ne ndërtime me qellim banimi rindërtimin ndërtime me karakter social, kulturor, industrial publik kur është rasti, si dhe ndërtime te tjera me karakter tregtar.

Kryerja e investimeve duke mobilizuar kapitali shtetëror dhe/ose privat vendas apo te huaj, Realizimin e punimeve te ndërtimit, mirëmbajtjes, rikonstruksionit, rindërtimit dhe sigurimit te ndërtesave dhe objekteve publike ekzistuese dhe te reja, kur është rasti....etj.”, me aksionar Bashkia Tiranë e cila zotëron 100% të aksioneve të këtij subjekti.

Për shkak të dy funksioneve të mësipërme shtetasi Redi Molla ka qene subjekt deklarus dhe ka kryer deklarimin e pasurisë nga viti 2016 deri në vitin 2023. Shtetasi Redi Molla ka paraqitur pranë I.I..D.K.P.I-së deklaratat e pasurisë si më poshtë:

1. Deklaratë e interesave private para fillimit të detyrës, datë 29.03.2016: 2. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2016, datë 31.03.2017; 3. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2017, datë 31.03.2018: 4. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2018, datë 31.03.2019: 5. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2019, datë 31.05.2020; 6. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2020, datë 31.03.2021; 7. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2021, datë 31.03.2022; 8. Deklaratë e interesave private periodik/vjetor 2022, datë 28.03.2023,

Nga përmbajtja e deklaratave të pasurisë si më sipër, rezulton se shtetasi Redi Molla ka kryer ka fshehur faktin se ka në zotërim të tërthortë shoqërinë "5D Konstruksion" sh.p.k. ka fshehur interesat private dhe konfiktin e interesave nëlidhje me këtë shoqëri tregtare, duke krijuar në këtë mënyrë dyshim të arsyeshëm, të bazuar në prova, mbi fshehjen e këtyre të dhënave te deklarueshme, në secilën nga deklaratat e pasurisë si më sipër”, thuhet në dosje.

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

Më tej, SPAK ka zbuluar se të njëjtin mashtrim ka kryer dhe Mariglen Qato, drejtori i Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

“Shtetasi Mariglen Qato për periudhën nga data 16.03.2016 deri në datën 24.09.2018 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë "Ujësjellës Kanalizime Tiranë" sh.a dhe nga data 25.09.2018 deri në datën 04.09.2023 ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë. Në vijim, rezulton se nga data 06.09.2023 dhe në vazhdim shtetasi Mariglen Qato ushtron funksionin e administratorit të shoqërisë "Tirana DC" sh.a, shoqëri aksionare 100% në pronësi të Bashkisë Tiranë. Për shkak të këtij funksioni shtetasi Mariglen Qato është subjekt i deklarimit të pasurisë dhe ka depozituar pranë L.L.D.K.P.I-së deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, të dorëzuar në datën 05.10.2023.

Në këtë deklaratë pasurie shtetasi Mariglen Qato ka fshehur faktin se ka në zotërim të tërthortë shoqërinë "SD Konstruksion" sh.p.k, ka fshehur interesat private dhe konfliktin e interesave në lidhje me këtë shoqëri tregtare duke krijuar në këtë mënyrë dyshim të arsyeshëm të bazuar në këto prova të administruara, mbi deklarimin e rreme të tij, nëpërmjet fshehjes dhe mos deklarimit të aseteve dhe interesave pasurore te deklarueshme.

Rrethanat e përshkruara më sipër rezultojnë nga tërësia e akteve dhe provave të marra deri në këtë fazë të hetimit, bashkëlidhur kopje e tyre, kërkesës objekt shqyrtimi të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, administruar në tetëdhjetë e gjashtë volume. Mbështetur në faktet e mësipërme Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën penale objekt shqyrtimi, duke kërkuar caktimin ndaj personave nën hetim të masave të sigurimit personal, sikurse janë pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi”, thuhet më tej në dosje.

Në këtë dosje hetimore theksohet qartazi se dy pronarët faktik të kompanisë 5D konstruksion janë Mariglen Qato dhe Redi Molla./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Zyrtarja e nxjerr zbuluar: Hoteli që është aksioner Lali Eri

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli
Erion Veliaj

CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve ndaj kompanisë “5D Konstruksion” ku zbardhen në detaje aferat e drejtorëve pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera, SPAK ka mundur të zbardh bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare, janë personat që marrin vendime për largime apo punësime të punonjësve si dhe janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga kompania në kohën që edhe drejtonin institucione të rëndësishme në varësi të Bashkisë Tiranë.

Hetimet e SPAK kanë mundur të lidhin fijet jo vetëm mes drejtorëve, por tentakulat e tyre shkojnë deri tek kupola e Bashkisë Tiranë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një ndër to është rasti kur një nga punonjëset bisedon me një tjetër person dhe zbulon se “5D Konstruksion” po ndërton një hotel ku aksioner mes të tjerash është edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, përveç drejtorëve.

“Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.

Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli
Pjesë nga biseda e punonjëses së 5D Jona Bejko
Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli
Pjesë nga dosja hetimore, biseda e punonjëses Jona Bejko

Kujtojmë se qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës. Nuk dihet nëse është pikërisht ky hotel për të cilin punonjësja Jona Bejko zbulon se është aksioner “lali Eri”, thënë ndryshe kryebashkiaku Veliaj. / CNA

 

2 VITE ME PARE

“Çmontohen” drejtorët e Veliajt/ Molla dhe Qato, pronarët faktikë të “5D-së”, çfarë u gjet nga kontrollet

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer për drejtorët e Veliajt të cilët kanë përfituar miliona përmes tenderave.

Nga kontrollet, SPAK ka gjetur prova të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakët e vërtetë të shoqërisë tregtare, tashmë me emërtimin "5D Konstruksion" sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive.

Gjatë hetimeve paraprake, pas lejimit nga gjykata me vendimin nr.401, datë 11.10.2023. është ushtruar kontroll në ambientet e zyrës së shoqërisë "5D Konstruksion" sh.pk, është ushtruar kontroll ndaj punonjësve të kësaj shoqërie, janë sekuestruar dokumente, njësi kompjuterike dhe aparate telefoni celularë, etj, të cilat më pasi janë nënshtruar ekspertimit teknik kompjuterik duke ekstraktuar të dhëna të dobishme për hetimin.

"Kështu, nga këqyrja e dokumenteve të sekuestruara në ambientet e shoqërisë "5D Konstruksion" sh.p.k si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave që janë përfituar nëpërmjet akteve të ekspertimit teknike kompjuterike, janë gjetur prova të tjera të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakët e vërtetë/reale të shoqërisë tregtare, tashmë me emërtimin "5D Konstruksion" sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive", thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA. 

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga CNA, mësohet se gjatë kontrollit janë marrë prova dokumentare dhe të tjera, të cilat japin të dhëna për të dëshmuar faktin se pronarët faktikë, pra personat që mbartin interesa të drejtpërdrejta në shoqërinë tregtare "5D Konstruksion" sh.pk janë shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët dyshohet se e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë tërthortë, nëpërmjet personave të mësipërm, që prej viti 2016 kur ajo është themeluar.

Më tej zbulohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Nestor Muhametllari është gjetur dhe sekuestruar një bllok shënimesh, i cili përmban një sërë shënimesh të bëra nga shtetasi Nestor Muhametllari.

Në këtë bllok janë shënuar pagesat e ndryshme për punët e shoqërisë, për kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit, si dhe për shpenzime të shoqërisë.

Në shënimet e mbajtura bëhet fjalë për shuma monetare që janë paguar apo që janë marrë, që janë kthyer, duke iu referuar personave të shkruar me emrin (R) dhe me emrin (M)./ CNA

2 VITE ME PARE

Denoncimi i CNA për dosjen “5D”/ Faktet, implikimi i familjarëve të Qatos dhe pasqyra financiare

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen si dhe zyrtarët e tjerë që ndodhen në masën detyrim me paraqitje.

Në dosje janë evidentuar faktet e çështjes, ku tregohet hap pas hapi skema e përfitimit të drejtorëve të Veliajt nëpërmjet kompanisë "5D Konstruksion".

Sipas hetimeve rezulton ajo që CNA ka denoncuar lidhjet e familjarëve të Mariglen Qatos me dosjen ?5D?.

?Mbi pronësinë e shoqërisë tregtare "SD Konstruksion" sh.p.k, sipas të dhënave të regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Eduard Meta i cili ka themeluar shoqërinë në datën 22.01.2016 dhe ka qenë ortak i shoqërisë deri në datën 07.12.2018 ka kryer paralelisht gjatë vitit 2016 aktivitetin si person fizik me Nipt L52025064M, me objekt të veprimtarisë punime elektrike, muratur dhe konstruksione metalike, ku ka qenë i vetëpunësuar dhe ka paguar edhe sigurimet shoqërore. Në datën 27.01.2017 ai ka shitur 75% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Muhamet Petriti, duke vijuar të zotëronte 25% të tyre dhe duke vazhduar që të kryejë detyrën e administratorit të shoqërisë deri në datën 22.06.2018. kur është emëruar administrator shtetasi Nestor Muhametllari. Shtetasi Eduard Meta ka vazhduar që të ketë cilësinë e ortakut deri në datën 07.12.2018. Për periudhën 2016-2018 shoqëria tregtare ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka shpërndarë divident ndaj ortakëve, ndërkohë që rezulton se kuotat e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin në total prej 100 lekë.

Nga hetimet kanë rezultuar te dhëna se shtetasi Eduard Meta ka marrëdhënie shoqërore me shtetasin Mariglen Qato dhe me vëllain e tij shtetasin Alfred Qato, i cili ka qënë i punësuar në shoqërinë tregtare "Igor Elektrik" sh.pk nga viti 2016 deri në vitin 2021, si teknik/përgjegjës sektori. Po ashtu nga punonjësit e shoqërisë (siç do të referohet me poshtë edhe nga komunikimet e tyre sipas të dhënave të siguruara gjatë kontrollit personal dhe te vendeve dhe ekspertimit te pajisjeve), shtetasi Mariglen Qato njihej si ortak me shtetasin Eduard Meta.

Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Muhamet Petriti është i regjistruar në vitin 2010 si person fizik tregtar dhe ushtron aktivitetin "Furrë buke", me Nipt 1020110121. Po kështu, bashkëshortja e tij Vjollca Petriti është e regjistruar nga viti 2013 si person fizik tregtar me objekt të veprimtarisë me objekt të veprimtarisë "Prodhime brumi", me NUIS L31401019U. Nga të dhënat e administruara nga organet tatimore, rezulton se për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021. kur ka qenë ortak në shoqërinë tregtare, për shtetasin Muhamet Petriti janë paguar sigurimet shoqërore nga personi fizik "Vjollca Petriti". Edhe pas datës 04.03.2021, kur ka shitur kuotat e shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, Muhamet Petriti ka vazhduar të jetë i punësuar në aktivitetin tregtar "Vjollca Petriti".

Ka rezultuar se shtetasi Muhamet Petriti është vjehrri i shtetasit Alfred Qato, i cili është vëllai i shtetasit Mariglen Qato. Po ashtu rezulton se, megjithëse shtetasi Muhamet Petriti në datën 27.01.2017 bleu 75% të kuotave të shoqërisë, pozicionin e administratorit të shoqërisë ka vijuar ta mbajë shtetasi Eduard Meta, deri në datën 22.06.2018 kur u emërua administrator shtetasi Nestor Muhametllari. Me kontratën e shitjes së kuotave të datës 04.03.2021 shtetasi Muhamet Petriti shiti 100% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, deri në atë moment administratori i shoqërisë i emëruar prej tij, për çmimin 1,000,000 lekë. Ndërkohë rezulton se vetëm gjatë vitit 2020 shoqëria kishte realizuar fitime në shumën 106,811,679 lekë dhe po ashtu kishte fitim të pashpërndarë të akumuluar nga viti 2019 në shumën 33,244,858 lekë. Rreth 4 muaj nga momenti i blerjes së aksioneve të shoqërisë, në datën 22.07.2021, ortaku i vetëm i shoqërisë ka disponuar për ndarjen e dividentit (ndaj ortakut Nestor Muhametllari) në vlerën 36,800,000 lekë?, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

Po ashtu janë të zbardhura dhe pasqyrat financiare të kompanisë SD konstruktion përgjatë viteve 2016-2022.

Drejtorët e Veliajt pronarët e 5D/ Lali Eri, aksionet tek hoteli

Nga të dhënat si më sipër, konstatohet se për periudhën që shtetasi Eduard Meta ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2016-2018 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe nuk ka shpërndarë asnjë divident ndaj ortakëve. Aksionet e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin 100 lekë.

Për periudhën që shtetasi Muhamet Petriti ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2017-2020 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 186,793,249 lekë. Për këtë periudhë shoqëria tregtare ka ndarë divident për ortakun Muhamet Petriti në total në shumën 39,287,204 lekë.

Shtetasi Muhamet Petriti ka shitur të gjithë aksionet e shoqërisë në datën 04.03.2021 për çmimin prej 1,000,000 lekë, ndërkohë që sipas pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2020, shoqëria ka pasur fitim të pashpërndarë në vlerën 33,244,858 lekë.

Me vendimin e ortakut të vetëm të shoqërisë, shtetasit Nestor Muhametllari, të datës 22.07.2021. të marrë rreth katër muaj pas blerjes së kuotave të shoqërisë nga shtetasi Muhamet Petriti, është vendosur miratimi i pasqyrave të shoqërisë për vitin 2020 dhe pasi të paguhet dividenti per fitimin e shoqërisë në vlerën 40,000,000 lekë (pjesa e tjetër e fitimit prej 66,811,679 lekë është kaluar për rezerva të tjera dhe investime), të paguhet divident ndaj ortakut Nestor Muhametllari në vlerën 36,800,000 lekë./ CNA





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga