web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4 mijë m2

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Anila Denaj rrezikon burgun për Carlo Bollino-n

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Fotomontazh - Carlo Bollino dhe Anila Denaj

Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila tashmë mban detyrën si ministre e Bujqësisë.

Bëhet fjalë për padinë që lidhet me përfitimin e pronës shtetërore 4021.5 m² tek "ish-Reparti i Orëve", në Tiranë, nga botuesi i Rilindjes, Carlo Bollino.

Në padinë e Partisë Demokratike, të dorëzuar ditën e djeshme në SPAK, renditen 10 akuza penale dhe një prej personave të kallëzuar është edhe ish-ministrja.

Sipas padisë së zbardhur nga CNA, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga Anila Denaj, shpalli fitues të dhënies me qira për pronën shtetërore Carlo Bollino-n në korrik të 2019-ës.

Më pas, Denaj i propozoi Këshillit të Ministrave që botuesi shërbëtor i Ramës të mos paguante 6.300 euro qira, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro dhe në tetor u pranua propozimi i saj.

Qeveria me disa VKM njëra pas tjetrës i dha Bollino-s të drejtën e qiramarrjes për katin 2 të godinës, më pas vendosi që dogina të prishej dhe në fund ndryshoi objektin e kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte.

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Carlo Bollino

Për të mbuluar shpërdorimin e pasurisë publike, sipas kallëzimit të PD-së, Këshilli i Ministrave është angazhuar sërish për të plotësuar aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ekzistonte më.

“Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qirasë.

Pra Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.”, thuhet në faqen 10 të padisë.

Procedura e radhës është marrja në dorëzim e pronës nga Ndërmarrja Industriale në datën 06.05.2019, por vendimi për qiradhënien nuk kishte dalë akoma nga Ministria e Financave.

Në padi theksohet se “me kërkesë të Ministres Denaj Ndërmarrja Industriale është detyruar të ndryshojë datat dhe protokollin e vendimit të Këshillit Drejtues”.

Sipas kallëzimit, gjatë periudhës mars-maj 2020, Ndërmarrja Industriale Nr.1 dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë ndërmarrë disa veprime për të nxjerrë jashtë përdorimit godinat e marra me qira nga shoqëria “MTSC”, në pronësi të Bollino-s.

Në 10 qershor të 2020-ës, Denaj i kërkon Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që t’i japë leje ndërtimi Bollino-s, në mënyrë që të ndërtojë godinën e televizionit në pronën e përfituar.

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Në padi theksohet se: “Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti “MTSC” kanë bashkëpunuar MIDIS TYRE, për te reklamuar fakte e rrethana të pavëreteta, me qëllim falsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për tu pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kriminal dhe kryesor, përftimin prej Carlo Bollino-s, të pasurisë shtetërore truall.”

Në bazë të fakteve të sipërmendura, demokratët kanë paditur ish-ministren e Financave, duke bërë që ajo të rrezikojë burgun.

Nëse hetimet e SPAK-ut vërtetojnë akuzat e Partisë Demokratike, atëherë Denaj me shumë gjasë nuk do të mund t’u shpëtojë dot prangave.

Kjo pasi ish-ministrja e Financave mund të akuzohet për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumenteve”, "shkelje të bazazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike”, e shumë tjera.

Tashmë kjo padi është në duart e SPAK-ut dhe i mbetet këtij institucioni nëse do të vërë para drejtësisë Denajn dhe zyrtarët e ish-zyrtarët e tjerë të Rilindjes për shërbëtorin mediatik të Ramës, Carlo Bollino-n./ CNA

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

2 VITE ME PARE

Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikimet me Denajn/ Kërkesat ndaj SPAK-ut për Bollino-n

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Carlo Bollino

CNA zbardh detaje të reja nga kallëzimi i PD-së në SPAK për tokën tek “ish-Reparti i Orëve”, në të cilën sot Carlo Bollino ka ndërtuar godinën për televizionin që ka në pronësi. 

Padia në SPAK nuk është bërë vetëm për Bollino-n, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja, Ledia Totës, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Sipas PD-së, Bollino, zyrtarët e ish-zyrtarët kanë kryer 10 vepra penale. 

PD kërkon që pas depozitimit të padisë, Prokuroria e Posaçme të nisë menjëherë me hetimet për personat e përfshirë në këtë aferë dhe kërkon të pezullohen nga detyrat që mbajnë deri më tani.

"Në këto kushte, do kërkoja, që pas kryerjes së disa veprimeve hetimore paraprake, të kërkohej nga organi i akuzës dhe të vendosej nga Gjykata, masa ndaluese e sigurimit personal 'Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike' që ata mbajnë dhe çdo funksioni tjetër të dhënë deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështjeje, parashikuar nga neni 240 i Kodit të Procedurës Penale", thuhet në padi. 

Ndër të tjera, PD kërkon që gjatë periudhës së hetimit të sekuestrohen telefonat e Carlo Bollino-s, dhe të përsonave të përmendur në këtë kallëzim, për të evidentuar lidhjet dhe komunikimet që kanë pasur ndërmjet tyre, apo përmes tyre. 

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

 

Po kështu kërkohet edhe marrja e të dhënave dhe komunikimeve prej adresave elektronike të shoqërisë ”MTSC” (në pronësi të Bollino-s), Edi Rama, Anila Denaj, Ledia Tota dhe më pas të çdo adrese elektronike të re në lidhje me të kallëzuarit apo personave të tjerë të përfshirë.

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

 

Një kërkesë tjetër nga selia blu është që vendoset sekuestro konservative mbi pasuritë e tundshme dhe të patundshme të subjektit ”MTSC”, pra të Bollino-s./CNA

 


  

2 VITE ME PARE

10 akuzat penale nga Bollino

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

10 akuza penale janë ngritur në SPAK për përfitimet e Carlo Bollino-s në lidhje me pronën shtetërore tek "ish-Reparti i Orëve", në Tiranë.

Bollino, një nga botuesit shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama, përfitoi pronën, të cilën ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.

Për të favorizuar Bollino-n, qeveria nxori 4 VKM, të cilat fillojnë që nga dhënia me qira e vazhdojnë më tej me prishjen e objekteve.

Në këtë pronë, botuesi i Rilindjes ka ndërtuar sot televizionin e tij dhe për përfitimet që ka marrë është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike.

Sipas kallëzimit, fillimisht Bollino është shpallur fitues i dhënies me qira të pronës 4021.5 m² nga Ministria e Financave.

Më pas, ministrja Anila Denaj i propozoi Këshillit të Ministrave që botuesi shërbëtor i Ramës të mos paguante 6.300 euro qira, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro dhe kështu ndodhi.

Me anë të një VKM-je, Carlo Bollino-s iu dha e drejta e qiramarrjes për katin 2 të godinës.

Me një tjetër VKM u vendos që godina të mos ekzistojë, pra të shembet.

E gjithë kjo u bë për interesin e vetëm të një pronari medieje që ditë e natë i bënte furça qeverisë.

Lëvizja e fundit e qeverisë ishte ndryshimi i objektit të kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte.

Për shkeljet njëra pas tjetrës, tashmë Bollino, së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë dërguar në SPAK.

Në padi janë përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja dhe ish-Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Ledia Tota.

Në padi janë renditur 10 akuza penale, nga “shpërdorimi i detyrës” te “mashtrimi”, “deklaratat e rreme” “falsifikimi”, “përfitimi i paligjshëm i interesave” apo edhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Konkretisht 10 akuzat penale janë:

- “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

- “Mashtrimet”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;

- “Përpilimi i deklaratave të rreme”, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;

- “Dhënia e informacioneve të rreme”, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;

- “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;

- “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;

- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;

- “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;

- “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;

- “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal./ CNA

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4

2 VITE ME PARE

PADIA ndaj Bollino-s/ Zyrtarët e ish-zyrtarët e akuzuar për shkelje të ligjit

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Carlo Bollino

Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, depozituan një padi në SPAK për tokën tek ?ish-Reparti i Orëve?, në të cilën sot Carlo Bollino ka ndërtuar godinën për televizionin që ka në pronësi. 

Padia në SPAK nuk është bërë vetëm për Bollino-n, por edhe ndaj kryeministrit Edi Ramës, ish-ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja, Ledia Totas, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Sipas PD-së, Bollino, Rama dhe zyrtarët e mësipërm akuzohen për 10 vepra penale: ?Shpërdorimi i detyrës?, "Mashtrimet?, "Përpilimi i deklaratave të rreme?, ?Dhënia e informacioneve të rreme?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Përfitimi i paligjshëm i interesave?, ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, ?Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale?, ?Moskallëzimi i krimit?. 

Shkeljet, sipas PD-së: 

Sipas PD-së për procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpalli njoftimin për ?Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m²?.

Më pas Anila Denaj si ministe e Financave dhe Ekonomisë shpalli fitues Carlo Bollino-n, duke i propozuar Këshillit të Ministrave që ai të mos paguante 6,300 euro qira në muaj, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro. 

Por çfarë ndodhi me miratimin e lejes së ndërtimit? 

Sipas PD-së, paligjshmëria fillon më 13 janar 2020, ku Këshilli Kombetar i Territorit, me kryetar Edi Ramën, miraton një leje ndërtimi për një godinë të vetme. Kontrata e qirasë percaktonte fare qartë se Carlo Bollino do të duhej të rikonstruktonte 3 godina, e më pas t?ia kthente ato shtetit shqiptar. Por në fakt, me VKM-në e radhës u vendos që kjo godinë të prishej dhe të ndërtohej një e re. 

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Godina e "Report TV"

4 VKM-të: 

Në padi nënvizohet se Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli i Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368, datë 6.5.2020, ?Për shëmbjen e tri objekteve të dhëna me qira është vendosur: Shembja e 3 objekteve me emërtimet ?Objekti nr.1? 2 kat, ?Objekti nr.2? 1 kat, ?Objekti nr.3? 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep, nr.727 kol, datë 14.10.2019, me tarifën 1 euro kontrata, ndryshuar me aneks-kontratën nr. 479 rep, nr.189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ?MTSC?, sh.p.k, si qiramarrës.

Me pas, konkretisht në korrik të vitit 2020, miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020. Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vetë qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shembjen totale të tyre.

Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qirasë.

Pra, Neni 2 ?Qëllimi i Përdorimit? dhe pika 5.7 e nenit 5 ?Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit?, fjalët ?rikonstruksion total? zëvendësohen me ?rikonstruksionin minimalisht të totalit?.

Më 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontratë e re ku si bazë ligjore është po e njëjta VKM e muajit korrik 2020. Nëpërmjet saj firmoset dhe zbardhja e lejes së ndërtimit, bazuar në po ketë Aneks Kontratë./CNA 

 

 

2 VITE ME PARE

Carlo Bollino kallëzohet në SPAK/ 10 akuza penale

Carlo Bollino, shërbëtori i Ramës që përfitoi 4
Carlo Bollino

Carlo Bollino është kallëzuar penalisht në SPAK ditën e djeshme.

Kallëzimi u dorëzua nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Ndaj Bollino-s, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve rëndojnë 10 akuza penale: ?Shpërdorim detyre?, ?mashtrim?, ?përpilim i deklaratave të rreme?, ?dhënie e informacioneve të rreme?, ?falsifikim i dokumenteve?, ?përfitim i paligjshëm i interesave?, ?shkelja të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike?, ?pastrim i produkteve të veprës penale?, ?përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale? dhe ?moskallëzim i krimit?.

Padia ka të bëjë me përfitimin e tokës tek ?ish-Reparti i Orëve?, ku sot Bollino ka ndërtuar godinën e televizionit.

Prona e përfituar ishte pronë shtetërore me sipërfaqe 4894.10 m2 dhe ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.

Këlliçi renditi të gjitha akuzat penale dhe shkeljet me 4 vendimet e qeverisë.

Deklarata e plotë e Belind Këlliçit:

Të nderuar qytetarë,

Fillimisht dua ta nis me sqarimin se për cilat vepra penale janë kallëzuar Carlo Bollino dhe Edi Rama me shokë:

- ?Shpërdorimi i detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

- ?Mashtrimet?, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;

- ?Përpilimi i deklaratave të rreme?, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;

- ?Dhënia e informacioneve të rreme?, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;

- ?Falsifikimi i dokumenteve?, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;

- ?Përfitimi i paligjshëm i interesave?, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;

- ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike?, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;

- ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;

- ?Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale?, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;

- ?Moskallëzimi i krimit?, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Por të futemi pak në detaje:

Pjesës së parë po i bie pak shkurt, pasi është ezauruar nga vetë z. Berisha në konferencat e tij të mëparshme.

Procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë rezulton të ketë shpallur njoftimin për ?Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m²?.

Me pas Anila Denaj shpall fitues Carlo Bollino-n, duke i propozuar Këshillit të Ministrave që Carlo të mos paguante më 6,300 euro qira në muaj, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro. Duhet thënë se ky ndryshim i VKM nr. 54, që i kursente zotërisë në fjalë qiranë, është bërë nga qeveria Rama.

Momenti kryesor nga ku fillon paligjshmëria është miratimi i lejes së ndërtimit me datë 13 janar, 2020. Këshilli Kombëtar i Territorit, me kryetar Edi Ramën, miraton një leje ndërtimi për një godinë të vetme. Kontrata e qirasë përcaktonte fare qartë se Carlo Bollino do të duhej të rikonstruktonte 3 godina, e më pas t?ia kthente ato shtetit shqiptar.

Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikonstruksionin e tri godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, siç parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që leja e ndërtimit ishte dhënë 30 ditë më parë, në datë 13.1.2020.

Atëherë lind pyetja:

- Si e dinte KKT, që Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, do të propozonte shumë shpejt një vendim, dhe ky do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, për t?i dhënë zotit Bollino një sipërfaqe shtesë në godinat shtetërore?

- Si e dinte KKT, që godinat shtetërore që ishin dhënë me qira nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të prisheshin, me propozim të kësaj të fundit, ndërkohë që KKT ka dhënë lejen e ndërtimit më datë 13.1.2020, ndërsa prishja e godinës do të ndodhte 4 muaj më vonë?!!!

- Nëse leja e ndërtimit jepet nga KKT, në 13 janar 2020, a është ky akti që ka diktuar marrëdhënien e qirasë apo vetë ekzistencën e godinave shtetërore dhe njëkohësisht dhe fatin e truallit, dhe po ky akt me kryetar të organit z. Edi Rama, ai që ka urdhëruar zonjën Anila Denaj, që të ndryshojë kushtet e kontratës e më pas vetë ekzistencën e godinave në shkelje të urdhërimeve të ligjit?!

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368 , datë 6.5.2020, ?Për shembjen e tri objekteve të dhëna me qira është vendosur:

1. Shembjen e 3 objekteve me emërtimet ?Objekti nr.1? 2 kat, ?Objekti nr.2? 1 kat, ?Objekti nr.3? 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep, nr.727 kol, datë 14.10.2019, me tarifen 1 euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr. 479 rep, nr.189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës , dhe shoqërisë ?MTSC? , sh.p.k, si qiramarrës.

Pra, vetëm dy muaj, pasi Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.

Kjo tregon, se veprimtaria publike, që po realizohej sipas këtyre akteve, ishte dhënia e gjithë pasurisë publike, me qira përpara prishjes së tyre, me qëllim që zoti Bollino të përftonte maksimalisht gjithë sipërfaqen e truallit funksional dhe nën objekt të tyre.
Me pas, konkretisht, në korrik të vitit 2020 miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020.

Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vetë qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shembjen totale të tyre.

Atëherë lind pyetja: Cila është ajo pasuri publike, që zoti Bollino kishte të drejta qiraje dhe do të rikonstruktonte për ndërtimin e një televizioni me kushte bashkëkohore?!

Për të mbuluar sado pak këtë injorancë/makutëri në shpërdorimin e pasurisë publike, rezulton se Këshilli i Ministrave është investuar sërish për të plotësuar, aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ekzistonte më.

Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qirasë.
Pra Neni 2 ?Qëllimi i Përdorimit? dhe pika 5.7 e nenit 5 ?Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit?, fjalët ?rikonstruksion total? zëvendësohen me ?rikonstruksionin minimalisht të totalit?.

Pra lind pyetja: Në kushtet kur objekti u shemb, cili nga objektet do të rikonstruktohej, dhe sipas Këshillit të Ministrave, në mënyrë ?minimalisht të totalit??!
Kjo lloj zgjidhje tregon se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave, përpiqen të mbulojnë paligjshmërinë flagrante të veprimeve të tyre, në shërbim të zotit Bollino dhe televizionit të rij, ?të pavarur?!

Në këtë moment ndodh dhe paligjshmëria me flagrante. Në datën 24 korrik të vitit 2020, pas miratimit të VKM, firmoset Aneks Kontrata mes Ministrisë së Financave dhe subjektit MTSC. Por kjo kontratë nuk shërbente për zbardhjen e lejes, pasi gjithmonë flitej për rikonstruksion të godinave që tashmë ishin prishur, po me vendim të firmosur nga Edi Rama.

Prandaj me datë 4 gusht 2020, firmoset një Aneks Kontratë e re ku si bazë ligjore është po e njëjta VKM e muajit korrik 2020, por tashmë fjala rikonstruksion total, zëvendësohet me ?rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese?. Kjo fjalë nuk përmendet në asnjë moment të VKM. Pas këtij falsifikimi firmoset dhe zbardhja e lejes së ndërtimit, bazuar në po këtë Aneks Kontratë.

Te nderuar qytetarë,

Kallëzimi ka në brendësi dhe shumë fakte të tjera ku përfshihen dhe tentativat e Bashkisë Tiranë, si administratore fillestare e pronës, për ta dhënë dy herë me qira.
Do t?i duhet SPAK-ut të faktojë nëse dhe në rastin e Bashkisë Tiranë, kjo proneë do t?i jepej Carlo Bollino-s.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i këtij kallëzimi janë dhe paratë e përfituara nëpërmjet kompanisë bijë C-7 Integrated Communication Systems nga tenderët publikë të AKSH-it.

I bëjmë sërish thirrje SPAK-ut, që të hetojë me përparësi këtë dosje, e cila është e mbushur plot me fakte të pakontestueshme dhe e cila do të shërbejë për të hedhur dritë mbi mënyrën mafioze se si kreu i qeverisë Edi Rama, blen dhe përdor mediat e vendit, për teë goditur opozitën dhe kundërshtarët e tij politikë, me falsifikime qeveritare dhe para të inceneratorit fantazmë të Tiranës./ CNA





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga