Aldori, si përndjekës nën hetim nga policia

Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të këtij viti, pasi ish-bashkëjetuesja e denoncoi për përndjekje dhe dhunë.
Aldor Nini kërkon që historinë me mbesën e Anila Bashës ta përdorë si përndjekje, kur në fakt ai vetë është përndjekësi, është ai shkelësi i ligjit, është shqetësuar për bisedat që regjistron një gazetar, komunikimet me të.
Aldori duhet të mësojë gazetari në detyrë, në shërbim dhe interes të publikut të vendosë materiale konfidente, të cilat tregojnë dhe faktojnë gënjeshtrat, mashtrimet, shkeljet e ligjit dhe abuzimet e çdo individi që shkelin të drejtat e qytetarëve, kushtetutën, ligjet e shtetit shqiptar apo dhe ato ligje që Aldori pretendon se i ka mësuar në Gjermani, por i shkel në Shqipëri me kontratat e tij, me të drejtat që i japin kompanitë private dhe pretendimet e Aldorit se do të edukojë gazetarët, a thua se është gjyqtar mbi ligjin, a thua se është mësues, pasi ky individ pretendon se mund të japë verdiktin, kur në fakt ai është një biznesmen në disa shërbime private dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Në rast se gazetarët shkelin ligjin, përgjegjësinë e mbajnë përpara drejtësisë. Kur shkelin rregullat në rrjetet sociale, janë ata që i vendosin, ndërsa Aldori në fakt është mbështetës i shkëlqyesve dhe abuzuesve.
Një fjali, por jo e fundit.
Aldor Nini akuzon Anila Bashën se ka qenë shkelëse e vazhdueshme e rregullave që Aldori i përdor si "Maliq" dhe këto rregulla "Maliqi" i vendosi që me shkopin e tij t'i godiste pikërisht pasi u nda nga mbesa e Anila Bashës.
Deri në atë moment tregoi se “Newsbomb” kishte qenë shkelës. Deri në momentin që ishte në krah të mbesës, Anila nuk ishte shkelëse.
Deri atëherë duhet ta mësojnë edhe “Top Channel”, “Klan” dhe çdo media tjetër, që i kanë dhënë të drejtat Aldorit, "Maliqit mediatik" të Erion Veliajt dhe Rilindjes deri pak muaj më parë (se tani ka filluar të ketë kritika sepse nuk përfitoi nga shërbimet që kishte bërë dhe policia e arrestoi).
Pra, deri në mars, Anila ka bërë çfarë ka dashur se, mbesa ishte në krah të autorit, pas marsit filloi qameti.
Në fund, Aldor Nini duhet të mësojë se, nuk mund të mashtrojë dot publikisht, nuk mund të fshihet dhe të gënjejë se, nuk i ka shërbyer Erion Veliajt dhe do të ishte më e ndershme të paktën të kishte bërë një kontratë, ndoshta edhe me Endri Fugën për shërbimet që ka bërë ndaj Rilindjes.
Tani, Aldor Nini mendon se, duke i shërbyer “Syrit” si media opozitare do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale, por duhet të kuptojë ky dhe çdo individ tjetër që abuzon dhe keqpërdor hapësirën ligjore që i jep e drejta e autorit në Shqipëri dhe jashtë saj se, koha e censurës politike ka mbaruar në diktaturë, është ligji mbi të gjithë dhe abuzuesit, shkelësit e tij të cilët dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përveç përndjekjes, përgjegjësinë do ta marrin përballë ligjit dhe gjithmonë përballë ligjit në Shqipëri, në Gjermani, në BE dhe kudo ku ata kanë kryer vepra penale./ CNA




