Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
SPAK-u ka nisur hetim pasuror për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe familjarët e tij.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, shprehet se Veliaj do të mbajë përgjegjësi për çdo krim që ka kryer.
Ai theksoi se do të dorëzojnë informacione të reja edhe për hetimin pasuror.
"Në shkresën e djeshme mungojnë disa persona të tjerë, për të cilët brenda 2 javësh do të informojmë zyrtarisht SPAK-un", u shpreh Veliaj.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme u bë publike në media kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme për marrjen e të dhënave financiare për Erion Veliajn dhe familjarët e tij të afërt.
Shumëkush mendoi se bëhet fjalë për një hetim të thjeshtë pasuror, por ndërkohë në shkresën zyrtare të SPAK-ut drejtuar Bankave të Nivelit të Dytë, e në dijeninë tonë edhe institucioneve të tjera, citohet:
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Arbër Veliaj, Shqiponjë Veliaj”.
Nga sa kuptohet nga kjo shkresë e SPAK, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e indicieve e në funksion të të cilit kërkon të dhënat financiare dhe lëvizjet bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë të këtyre shtetasve.
Pra, po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D Erion Veliaj, si brenda ashtu dhe jashtë vendit tonë.
Ky hajdut që qëndron ende në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me votat e blera me paratë e krimit dhe të korrupsionit, po hetohet për disa çështje:
1. Inceneratorin fantazmë të Tiranës
Aferë për të cilën i kemi vënë në dispozicion SPAK mbi 1600 faqe dokumente dhe materiale autentike, të cilat faktojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj ka urdhëruar veprimtarinë financiare të kësaj kompanie, duke përcaktuar se cila kullë në Tiranë paguante për depozitimin e dherave në Sharrë, e cila kullë jo.
I kemi faktuar SPAK burimet e dyshimta të financimit për këtë koncesion me para ruse dhe iraniane, duke i kërkuar SPAK të konfirmojë përmes letër porosive edhe vizitat dhe takimet e Erion Veliajt në Iran.
Sot në mbrëmje, do i faktojmë sërish SPAK se Erion Veliaj nuk është thjeshtë një klient i inceneratorit Tiranë siç ai deklaron, por është pronari faktik i cili vendos edhe se cila bashki paguan për mbetjet dhe cila jo.
2. Dosja "5D"
Aferë e paprecedentë e korrupsionit 100% me tenderat publikë, e kallëzuar nga unë më 26 prill të vitit 2023, veprimet hetimore të së cilës kanë zbuluar jo vetëm 6 drejtorë hajdutë, por një aplikacion privat komunikimi me në krye Erion Veliajn, komunikime të cilat mund të jenë arsyeja e hetimit që u bë publik ditën e djeshme.
3. ECO Tirana
Hetim, i cili u plotësua me dokumentacion nga Grupi i Ekspertëve pranë PD vetëm 2 javë më parë, ku faktuam lidhjen se si biznesi i riciklimit dhe marrëdhënia me AMIA Veronën, kompani e akuzuar në Itali për lidhjet e saj me grupin kriminal Ndranghetta, kishte nisur pikërisht nga Erion Veliaj që kur ishte fillimisht Ministër në Qeverinë Rama 1 dhe më pas u konkludua me futjen e Veliajt në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Të nderuar qytetarë,
Këto 3 hetime janë fokusi kryesor i punës të Grupit të Ekspertëve pranë PD. Nga dita e djeshme në fokus do të jetë edhe kallëzimi i ri i regjistruar ndaj shtetasit Erion Veliaj. Në shkresën e djeshme mungojnë disa persona të tjerë, për të cilët brenda 2 javësh do të informojmë zyrtarisht SPAK.
Garantojmë qytetarët shqiptarë se PD do vijojë të bëjë transparencë të plotë për të gjithë drejtorët dhe zyrtarët hajdutë të Bashkisë Tiranë, të cilët deri më sot kanë përfituar qindra milionë euro tendera dhe leje ndërtimi me firmën e vet Erion Veliajt, duke mos lejuar kurrë që këto hetime të kenë fatin e hetimeve të inceneratorit të Elbasanit apo të koncesionit të sterilizimit.
Erion Veliaj do të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet që ka kryer në këtë dekadë të pushtetit të tij të shfrenuar korruptiv, duke nisur me Ardit Gjoklajn, me inceneratorin e Tiranës, me bandën 5D, me shembjen e Teatrit Kombëtar e duke përfunduar me dhunimin dhe nxjerrjen forcërisht nga banesat e tyre të banorëve të 5 Majit, Unazës së Re, Laprakës dhe Myslym Ketës./CNA
Michel Tarran, diplomati ka marrë detyrën si kryetar i...
David Cameron, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm në K...
Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po raporton kreu...
Enveristi i fundit, i cili ka si synim që të kontrollo...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një ultimatum ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti i...
Gati një javë më parë, zyrtarisht u shpallën kandidatët pë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ...
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 8-të para Bashki...
Argita Malltezi ka folur në lidhje me protestat para B...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Berisha Malltezi ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat n...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e SP...
Një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e nesërme p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...