Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Gati një javë më parë, zyrtarisht u shpallën kandidatët për kreun e PD-së në Korçë. Deri në momentin e fundit ishin dy emra, Eleina Qirici, ish-deputete e PD-së, një personazh në politikë i ardhur nga e majta dhe një djalë tjetër korçar, Harito Zoto, një berber i vendosur prej kësaj të fundit në garë me besimin dhe shpresën se nuk do të kishte një rival tjetër në proces.
CNA ka sjellë intervistat e 3 kandidatëve që mund t’i lexoni më poshtë.
Ajo që na ra në sy ishte një fakt. Pasi intervistuam Dhimitri Çyfekun, kandidatin e tretë të dalë në garë dhe propozuar nga strukturat e PD-së, Harito Zoto dhe Eleina Qirici ishin në të njëjtën linjë. Përkundrazi dhe kur i kontaktoi stafi ynë, mesazhin e kishin të njëjtë “copy paste”.
Gjithsesi, le të shikojmë një profil të shkurtër të 3 kandidatëve, pasi ata njihen mjaft mirë nga demokratët, kontributi i tyre politik dhe të tjerë.

Eleina Qirici vjen me një “background” të majtë. Për më tepër gjatë kohës që u zgjodh deputete, në vitin 2013, në PD e quanin edhe komunistja që u zgjodh deputetja e PD-së.
Në atë kohë ajo nuk kishte kontribut politik në PD, por vinte nga një jetë akademike. U mor nga Universiteti i Korçës, asokohe zëvendësrektore dhe u kandidua për deputete.
Fakti është se ajo fillimisht refuzoi dhe ka qenë në mëdyshje për të qenë përfaqësuese e PD-së, por më pas ka pranuar.
Zonja Qirici shkoi në Parlament. Nuk është se pati ndonjë spikatje të madhe për shkak të vlerave të saj intelektuale për atë çka duhet të jepte për Korçën. Përkundrazi bëri një mandat, u përpoq të ishte në lojë dhe dinjitoze. Më pas, Lulzim Basha nuk e vendosi më në listë dhe ishte një nga zonjat që ngeli në PD duke u futur krejtësisht aksidentalisht, jo për shkak të kontributeve politike, pasi ai ishte krejtësisht me një profil të majtë, por për shkak të jetës së saj akademike, qytetare dhe familjare.

Kandidati i dytë është një djalë nga Korça, një djalë qytetar, një djalë i mbarë, i cili në fakt është berber, një djalë i nderuar në qytet, që është vendosur si mbushës në kandidaturë. Duke qenë se Eleina Qirici mendonte se nuk do të kishte kandidat tjetër në garë, vendosi Harito Zoton që të kishte një emër të dytë.
Ai është një emër plotësues i vendosur nga Eleina Qirici, asnjë më shumë sesa kaq. Pra, nuk është se thotë diçka te strukturat e Partisë Demokratike.

Emri i tretë është Dhimitri Çyfeku. Ky i fundit themelues i PD-së, me kontribute politike në PD. Gjatë opozitës ka qenë aktivist, ndërsa gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë drejtues në disa institucione, ku në fakt nuk ka pasur problematika dhe përfolje.
Më pas, ka vazhduar aktivitetin politik në PD. Me përjashtimin e Sali Berishës, fillimisht qëndroi pas Lulzim Bashës, më pas qëndroi neutral dhe tani është me Berishën, ashtu si shumica e demokratëve të paqartë në momentet e para deri në daljen e tyre në krah të liderit të PD-së, zoti Berisha.
Dy janë kandidatët kryesorë në garë. Dhimitri Çyfeku ka lidhje të forta me Partinë Demokratike, Eleina Qirici është më pak e njohur në PD.

Ndoshta në shumë struktura dhe në zonat rurale mund të mos e njohin fare, ndoshta diku edhe nuk ia kanë dëgjuar emrin sepse megjithëse ka qenë deputete nuk është se spikati në organizime dhe në politikat e PD-së.
Zoti Çyfeku është një aktivist që gjithashtu ka drejtuar edhe fushata elektorale duke qenë drejtor fushatash në zona të ndryshme, duke marrë përgjegjësi.
Të dy janë të ndryshëm. Zonja Eleina Qirici duket së kërkon drejtimin e PD-së edhe pa eksperiencë organizative për të marrë mandatin e deputetes.

Nga ana tjetër, Dhimitri Çyfeku duket se e ka më të qartë qëndrimin e tij me deklarimin se nuk kërkon të jetë një deputet, nuk kërkon të bëjë karrierë, por kërkon të jetë kryetar i PD-së së Korçës për të bashkuar rrymat politike, për të bashkuar të gjithë faktorët dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Pak a shumë këto janë profilet shkurt dhe mënyra se si CNA lexon kandidatët për kryetarë të PD-së së Korçës, ku Dhimitri Çyfeku duket se është kandidati më i avantazhuar edhe për shkak të lidhjeve të forta me strukturat e PD-së, për shkak të njohjes organizative dhe kontributit më shumë se 30-vjeçar, por një rivale dinjitoze është edhez Eleina Qirici, e cila në fakt përgatiti një terren për të garuar e vetme me një rival formal, por mesa duket garimi i Dhimitri Çyfekut e ka vënë në vështirësi dhe duket që do të kemi një garë të vërtetë.
Kuptohet njeriu me më shumë kontribut edhe lidhje të forta, me më shumë kohë në opozitë dhe në organizimin e PD-së të jetë i avantazhuar në këtë garë, siç është rasti i Dhimitri Çyfekut./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ...
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 8-të para Bashki...
Argita Malltezi ka folur në lidhje me protestat para B...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Berisha Malltezi ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat n...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e SP...
Një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e nesërme p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish SPAK-un dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar ligjin p...
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka “kërcënuar” kryeminis...
Në garën e 26 majit për kreun e Partisë Demokratike të Kor...
Eleina Qirici është një prej figurave më të njohura të Par...
Është e vërtetë e madhe, tashmë e provuar, se Sali Ber...
Dhimitri Çyfeku, prej vitesh pjesë e pandarë e strukturave...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deno...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...