DENONCIMI: Qefaliajt e Dajtit, 55 milionë euro tendera nga Veliaj
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deno...
Dhimitri Çyfeku, prej vitesh pjesë e pandarë e strukturave të Partisë Demokratike të degës së Korçës, është një prej kandidatëve për drejtimin e kësaj dege. Prej vitit 1990 e deri më sot, Çyfeku vijon kontributin e madh në këtë forcë politike, duke i besuar vlerave dhe virtyteve që kjo parti mbart në vetvete. Në një intervistë ekskluzive për CNA TV, kandidati demokrat tregon rrugëtimin e tij për më tepër se 30 vite në politikë, synimet për ta kthyer Partinë Demokratike të Korçës në një parti model, me njerëz me vlera e kontribute, duke vlerësuar secilin prej tyre. Ai për më tepër tregon situatën aktuale të partisë, ndërsa shpreh synimet e tij për ta ringritur të gjithë strukturën e për të afruar edhe më shumë demokratët e zhgënjyer.
Dhimitri Çyfeku e konsideron si ditëlindje të dytë lindjen e PD në Dhjetor të 1990-tës. Në ato vite, ai ka ushtruar profesionin e tij të mësuesit në zonën e Prespës, por padyshim që mes emocioneve të ardhjes së një partie të re, ai ka shpresuar për një të ardhme më të mirë. Rrugëtimi i tij prej 1990 ka vazhduar në angazhim total në parti, me poste të ndryshme drejtuese në grupseksione, po ashtu duke qenë anëtar kryesie, si edhe 2 vitet e fundit nënkryetar i degës.

"Unë kam një ditëlindje të dytë me lindjen e Partisë Demokratike që në Dhjetor të vitit 1990. Më qëlloi që të isha mësues në Prespë, në fshatin Pustec. Absolutisht që isha pjesë përfshirëse e emocioneve të ardhjes së një partie tek e cila kisha shpresuar prej vitesh. Natyrisht që u bëra pjesë e krjimit të seksioneve të para të PD në zonë por edhe nëpër fshatra të zonës ku eshe unë kisha aktvitetin tim si mësues. Më pas historia ime eshte e lidhur gjithçka me PD. Për të mos u zgjatur, kam kaluar gjithë jetën me PD, qoftë në pozitë dhe opozitë, edhe sot ja ku jam pas 33 vitesh prapë me PD, aq sa sot ndihem militant nga fillimi."
Me pak hezitim, por me një vendosmëri të madhe për të ringritur këtë strukturë, ai sot është zyrtarisht kandidat për kryetar të degës. Në një situatë të vështirë, ai vendosi të kandidojë, me qëllimin për të mbajtur premtimin e dhënë prej vitit 1990, e për të ecur përpara.
"Në fakt pata një hezitim fillimisht dhe kur vendosa nje miku im më tha: Kohë të vështira ke zgjedhur për dasmë. I thashë: "Jo, timonieri i mirë duket kur deti ka dallgë, sepse në të kundërt anija ecën vetë". Natyrisht PD kaloi një fazë tranzicioni e cila la edhe pasoja deri diku por e kaluam. Jemi të gjallë dhe do ecim përpara për të vetmen arsye për të realizuar atë premtim që u kemi dhënë qytetarëve që në vitin 1990. Prandaj vendosa që të jem pjesë e kësaj "rilindje" të re të PD-së por jo si rilindja e cila rilindi e nuk u rrit asnjëherë.

Ndërsa e pyesim Çyfekun lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Korçës, ai tregon se në dukje shihet një lloj përplasje, mungese impenjimi dhe mosbesimi, e kjo është një nga pikat kryesore të programit të tij elektoral, ndryshimin në mënyrën e trajtimit të demokratëve dhe vlerësimin e secilit prej tyre në bazë të angazhimit politik.
"Situata në PD-në e Korçës në dukje të le të kuptosh sikur ka një lloj përplasje, një lloj mungese impenjimi, një lloj mobesimi sepse që të mund të arrish atje ku duhet, duhet të jesh real dhe natyrisht kjo vjen për shak të asaj lloj situate që ndodhi në PD, për shkak të njerëzve të cilët në vite nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë e të barabartë, për shkak të një fakti tjetër që unë do ta nënvizoj dhe shpresoj që nëse do të zgjidhem kryetar, që PD-ja është ligj, demokraci dhe rend, e barabartë për të gjithë. Më pas ai që ka vlera, ambicie, të ecë, të kontribojë, të marrë pozicione dhe prandaj unë them që situata në PD nuk është e vështirë për t’u kompozuar e për të ecur përpara pasi e kaluam periudhën më të vështirë. Aq më tepër kur shikojmë që përballë kemi një qeverisje që le shumë për të dëshiruar."
Nëse Dhimitri Çyfeku do të zgjidhet kryetar i degës së PD Korçë, ai do të synojë ristrukturimin e plotë të strukturës dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.
"Nëse zgjidhem absolutisht që gjëja e parë është kontakti me të gjithë demokratët nga më të vjetrit, qëndrestarët, të rinjtë, pretenduesit për të krijuar një trup të përbashkët. Pa ekuivok, me një ristrukturim të plotë të PD dhe natyrisht përgatitja për zgjedhjet e vitit 2025 të cilat padyshim do ti përkasin PD."

Takimet me demokratët e qytetit dhe fshatrave të Korçës ka ecur mjaft mirë në këto 2 ditë të fushatës elektorale, ku Çyfeku është mirëpritur dhe ka marrë mendime nga të gjithë demokratët e zonës.
"Unë prej dy ditësh ndihem në fushatë, po bëj takime kryesisht me shtresa që janë baza e PD-së, me qëndrestarët, me militantët. Pritja është e mirë, pastaj fundin e vendos anëtarësia. Por takimet kanë qënë të mira dhe kam qënë i mirëpritur, kam marrë mbështetje, garë është, në fund vendos vota."
Në bisedat me demokratët kudo që ndodhen në rrethin e Korçës, Çyfeku thotë se ka patur diskutime lidhur me mënyrën se si janë trajtuar njerëzit, duke nxjerrë në pah edhe këtë problematikë që vitet e fundit ka dalë më tepër në pah. Sipas tij, të gjithë duhet të vlerësohen në mënyrë të barabartë e duhet të përkrahet çdo iniciativë që edhe një anëtar i thjeshtë mund të ketë.
"Në fakt PD në vite ka patur një problem, trajtimin e njerëzve, deri diku në momente të veçanta ka qenë diskrete. Ka patur teori që të marrim njerëz nga shoqëria civile, nga qarqet akademike, njerëz të cilët po të hedhim një vështrim në të shkuarën shumë prej tyre kanë lënë për të dëshiruar. Kjo e ndodhur herë pas here ka bërë që pjesa e themelimit të PD, pra baza, themeluesit, qëndrestarët, militantët, të ndiejnë një lloj zhgënjimi. Të gjithë duhet te jenë të vlerësuar në mënyrë të barabartë. Të gjithëve duhet tu përkrahësh iniciativat e tyre sepse ata janë baza, ata të sjellin në fitore."

Apeli i kandidatit demokrat për kryetar të PD-së Korçë drejtuar të gjithë anëtarëve është të vijnë e të votojnë kandidatin, duke u kërkuar të bëhen një trup i vetëm për të fituar me meritë zgjedhjet e ardhshme.
"Thirrja për demokratët është që të mblidhemi, të organizohemi e të bëhemi një trup i vetëm, pra të përgatitemi për fitoren e 2025. I respektoj të gjithë, ashtu si i kam trajtuar ndër vite e më kanë vlerësuar, shpresoj që të kalojmë bashkarisht në një fitore të rradhës sepse na takon. E meritojmë!".
Dhimitri Çyfeku është një prej 3 kandidatëve zyrtarë të kësaj dege, një nga personalitetet e PD Korçë, me vlera të mëdha e me një angazhim të pamasë gjatë jetës së tij, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Deri në ditën e votimeve, pra 26 Maj, ai do të jetë në terren duke takuar anëtarët dhe demokratët e zonës, me një premtim të vetëm "rikthimin e PD atje ku i takon"./ CNA TV
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deno...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për sh...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në l...
Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në konfe...
Pas skandalit të dosjes së “5D”, për të cilin janë arrestu...
Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlli...
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Athinë me emig...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...