Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denoncoi sot nga selia blu se Arben Maloku, zyrtari i lartë i Bashkisë Tiranë, ka përfituar 34 milionë euro tenderë nga Erion Veliaj.
Sipas Këlliçit, Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tenderë për periudhën 2018-2023.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të paprecedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal "5D", Erion Veliajn.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë, fotoja që shihni është tregues i qartë se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike është ideuar nga kreu i bandës "5D", Erion Veliaj, dhe është zbatuar nga të gjithë drejtorët pjesë e shtabit elektoral të Veliajt më 14 maj 2023.
Personazhi i radhës quhet Arben Maloku. Nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.
Njësoj si kolegët e tij "5D", edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tenderë për periudhën 2018-2023. Dhe më konkretisht: 36 tenderë me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli. 11 tenderë me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës "5D", Erion Veliaj, 5 tenderë i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tenderë nga OSSHE.
Vlera totale e tenderëve të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.
Ndërkohë në shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.
Në vitin 2022, në një "show" mediatik, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.
Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës.
IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt nuk ka pasur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal "5D" i Bashkisë Tiranë kujdesej për investimet e pjesëtarëve të bandës.
Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej licenca për 5 vite.
Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk bëri revokimin e licencës. Për pasojë, kompania "ARB Trans", në tetor të vitit 2023, gostitet me një leje ndërtimi gjigante në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamëz, me firmën e ithtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli.
Të gjitha këto veprime kanë sjellë fitime marramendëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë, Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi ia dhuroi aksionet e kompanisë "ARB & Trans"-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku.
Të nderuar qytetarë,
Shtetasi Arben Maloku, me bekimin e plotë të kreut të bandës "5D", Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite.
Erion Veliaj ka deklaruar publikisht se nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Taulant Tushës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Redi Mollës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Mariglen Qatos, e me siguri priteni kur të thotë që nuk di asgjë edhe për veprimtarinë e Arben Malokut, i cili si zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë, ka qarkulluar mbi 70 milionë euro dhe ndërkohë në zgjedhjet e 14 majit 2023, ishte Drejtuesi Politik i Shtabit Elektoral të Veliajt për zonën e Zall Herrit, zonë në të cilën ka terrorizuar banorët dhe demokratët për të votuar Erion Veliajn.
SPAK-u nuk mund të thotë njëlloj si Erion Veliaj që nuk kishte informacion dhe të vazhdojë e të mos hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Erion Veliajt, duke u justifikuar me pritjen e kallëzimeve të opozitës.
SPAK-u duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të paprecedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal "5D", Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive.
Ditën e nesërme do të bëjmë publike përfitimet e zyrtarit të radhës të Bashkisë Tiranë, Administratorit të Komunës Dajt, Kujtim Qefalia./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për sh...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në l...
Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në konfe...
Pas skandalit të dosjes së “5D”, për të cilin janë arrestu...
Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlli...
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Athinë me emig...
Ish-eurodeputeti gjerman i CDU-së, Elmar Brook mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin, tha s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...