“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlliçi, u shpreh në një deklaratë për mediat se kontrata koncensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente.
"1. Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje ministrit të Financave miratimin e këtij koncensioni. 2. Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi koncensionin e plehrave. 3. Aneksi nr.9 i kontratës koncensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar koncensionarin.", u shpreh Këlliçi.
Sipas Këlliçit, është e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte koncensionarin në terren është Bashkia Tiranë.
Ai tha se në ditët do t’i vijnë sërish në ndihmë SPAK duke bërë publik studimin e fizibilitetit të vitit 2014 të IFC dhe aty do të kuptohet se si Erion Veliaj ka 3-fishuar vlerën e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet duke futur duart shumë thellë në xhepin e çdo qytetari të Tiranës.
Deklarata e plotë:
Përtej të gjithë konfuzionit të krijuar nga mediat që paguhen me paratë e inceneratorëve apo korrupsionit të Bashkisë Tiranë, e vërteta është një dhe vetëm një.
Kontrata konçensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente.
Momenti i parë është ai i miratimit të kontratës. SPAK deri më sot ka gjetur përgjegjës Komisionin e Vlerësimit të Konçensionit duke arrestuar dy drejtorë të Bashkisë Tiranë, por SPAK ka harruar 3 shkresa shumë të rëndësishme.
1. Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij konçensioni.
2. Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi konçensionin e plehrave.
3. Aneksi nr.9 i kontratës konçensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar konçensionarin.
Momenti i dytë që duhet hetuar në këtë aferë është zbatimi i kontratës konçensionare. Këtu na vjen në ndihmë shkresa e Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, e datës 12 mars 2018, e cila i drejtohet Bashkisë Tiranë duke i thënë: “Për sa më sipër, duke qënë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgoni dhe konfirmimet e situacioneve, duke ndarë vlerën që duhet të paguajë Autoriteti Kontraktor për llogari të Bashkisë”.
Pra është fare e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte konçensionarin në terren është Bashkia Tiranë.
Nga administrimi i dokumentacionit dhe komunikimeve elektronike, Grupi i Ekspertëve pranë PD ka konstatuar se Bashkia Tiranë është i vetmi institucion që ka mbajtur komunikim ditor dhe mbi të gjitha i ka miratuar inceneratorit Tiranë tarifat për depozitimin e dherave, zë i cili nuk ishte pjesë përbërëse e kontratës.
Përmes këtij veprimi Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj ka siguruar të paktën 60 milionë euro shtesë të ardhura për konçensionarin.
Momenti i tretë që duhet hetuar është monitorimi i konçensionarit. Sipas përcaktimeve të kontratës konçensionare, përkatësisht në Nenin 6.1 dhe Ligjit “Për Konçensionet”, struktura e vetme e cila ka detyrimin të kontrollojë zbatimin e kësaj kontrate është Njësia e Zbatimit të Projektit (NJZP).
Në Nenin 6.1.1 përcaktohet se: “Brenda 1 muaji nga data efektive, palët krijojnë Njësinë e Zbatimit të Projektit, e cila përbëhet nga 2 anëtarë nga Autoriteti Kontraktor (në këtë rast Ministria e Infrastrukturës), 2 anëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe 1 anëtar nga Ministria përgjegjëse për Energjinë”.
Sipas dokumenteve zyrtare të bëra publike nga kjo foltore, rezulton se: Me shkresën e muajit korrik të vitit 2023, Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i kërkon për të disatën herë, Erion Veliajt të sjellë përfaqësuesit e tij në NJZP dhe të mos bllokojë më punën e kësaj strukture, pasi në të kundërt ai do të jetë përgjegjës për cënimin e interesit të palës shtet.
Shkresa e dytë, e muajit nëntor 2023, e firmosur nga Administratori shtetëror i inceneratorit Tiranë z. Arjan Baçi, i cili pasi rendit problematikën urgjente të mungesës së monitorimit të kontratës konçensionare, përmbyllet si më poshtë: “Po kështu, u kërkojmë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe VEÇANËRISHT Bashkisë Tiranë, 2 anëtarët e së cilës mungojnë prej 2 vitesh, të marin pjesë në çdo mbledhje të NJZP, me qëllim mos dështimin e mbledhjeve”.
Të nderuar qytetarë,
Përpos lajmeve të fabrikuara nga zyra e propagandës së Bashkisë Tiranë përmes mediave të paguara nga inceneratorët, jo vetëm nr.2 i qeverisë Belinda Balluku, por mbi të gjitha Administratori Shtetëror, bëjnë përgjegjës Bashkinë e Tiranës dhe specifikisht Erion Veliajn, për bllokimin e funksionimit të NJZP, e për pasojë zhdukjen e 132 milionë eurove në drejtim të paditur, pasi edhe sot që flasim, incenerator NUK KA, e ndërkohë pronari faktik Erion Veliaj merr përsipër pagesën në masën 100% të detyrimit kontraktual vjetor.
Është e qartë si drita e diellit, se në të 3 momentet që analizuam emri i vetëm i përbashkët, është pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj.
SPAK e ka të kotë që zgjat agoninë e tij. Ditët në vijim, do t’i vijmë sërish në ndihmë SPAK duke bërë publik për herë të parë studimin e fizibilitetit të vitit 2014 të IFC dhe aty do të kuptohet se si Erion Veliaj ka 3 fishuar vlerën e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet duke futur duart shumë thellë në xhepin e çdo qytetari të Tiranës./CNA
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Athinë me emig...
Ish-eurodeputeti gjerman i CDU-së, Elmar Brook mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin, tha s...
Për ngërçin e krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndet...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se ...
Paraditen e së martës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, deklaroi pak më parë se ë...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, është thirrur këtë të martë n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këta rreshta për Shvejkun më poshtë, janë ndërtuar nga “Th...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...