
Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020!
Në sekondën 30-40 duket Zonja Klotilda Bushka e impenjuar me ushqimin e djalit të mitur të Erion Veliajt.
I mituri është i qetë dhe i bindet dorës që e ushqen. Me sa duket është mësuar me të.
Xhirimi ka lidhje me një nga takimet që Rama organizonte ato kohë në kompleksin “Xibraku”.
Zonja Bushka, apo Ilda siç e thërrasin njerëzit konfidentë, më të përfshirë gjithë familjen e afërt të Zonjës Xoxa, është personi që ndiqte gjithçka në studion private të Ajola Xoxës.
Tek Ilda përcilleshin edhe hallexhinjtë që i zinte nata në prag të dyerve dhe zyrave të bashkisë ku administronte Erion Veliaj.
Kujt i ka rënë rasti të ndihej i detyruar për t'i shkuar për ngushëllim familjes Xoxa, në rastin e ndarjes nga jeta të babait të Ajola Xoxës, nuk mund të ketë shpëtuar pa ngushëlluar së pari Ildën, e cila ishte e para që priste te hyrja e agjencisë funerale ku organizohej ceremonia si dhe në portën e shtëpisë dhe orientonte vizitorët në dhomat e shtëpisë.

Kjo ishte Klotilda Bushka deri në ditën që karriera e saj nisi të shkëlqejë falë kuotës që Veliaj nisi të pushtonte çdo ditë e më shumë në radhët e të zgjedhurve duke filluar që nga organet drejtuese të PS-së, deri në anëtarësinë e grupit parlamentar.
Klotilda Bushka është bashkëshortja e ortakut (në atë kohë), të një biznesmeni ndërtimesh në Kodrën e Diellit.
Me ortakun, bashkëshorti i zonjës Ilda, zoti Altin Bushka, kishte një kompani IT dhe tenderët e fituar nga ajo kompani kanë qenë objekt denoncimi nga opozita dikur. Në një kompani me kuota të barabarta 50-50 ku asnjëri prej ortakëve nuk bënte dot gjë pa tjetrin.

Rastësisht apartamenti ku banon zoti Veliaj është ekzaktësisht në kompleksin e ndërtuar nga ky ndërtues.
Ndërtuesi përflitet si njeri shumë i afërt me Ilir Metën dhe nuk është më sekret lobimi i zonjës Bushka në Kuvend për kandidatura të mbështetura nga LSI e që promovohen për poste të rëndësishme në institucione të pavarura që monitorohen nga Kuvendi.
Klotilda Bushka është rregullisht e thirrur nga grupi Xhafaj në të gjitha konsultat e bëra prej muajsh tashmë dhe që targetonin goditjen kundër SPAK-ut dhe organeve të tjera të drejtësisë.
Por mesa duket Ilda ka ndier ujin që po fut barka Xhafaj-Veliaj dhe nëpër tavolina ka nisur të justifikohet se ajo nuk i sulmon dot drejtuesit e organeve të drejtësisë se si kryetare e Komisionit të Ligjeve, i është dashur të ulet shpesh me ta në tryeza të ndryshme.
Nuk dihet se për cilin prej tyre ka zgjedhur sot xonja Bushka që të bëhet dadoja e shtëpisë, por siç duket Ilda nuk ndihet më borxhlie te çifti Xoxa-Veliaj./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në konfe...
Pas skandalit të dosjes së “5D”, për të cilin janë arrestu...
Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlli...
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Athinë me emig...
Ish-eurodeputeti gjerman i CDU-së, Elmar Brook mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin, tha s...
Për ngërçin e krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndet...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se ...
Paraditen e së martës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, deklaroi pak më parë se ë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...