Sali Berisha dhe Xhafaj-Veliaj janë në të njëjtën linjë?
Është e vërtetë e madhe, tashmë e provuar, se Sali Ber...
Eleina Qirici është një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, pjesë e kandidaturave për kreun e degës së Korçës. Me një karrierë të gjatë prej shumë vitesh në këtë forcë politike, pedagogia e universitetit të Korçës, prej vitit 2012 është bashkuar në këtë parti, duke u zgjedhur edhe deputete për periudhën 2013-2017, ndërsa vijon të jetë aktive si anëtare kryesie e PDSH. Qirici njihet si një kundërshtare në pikëpamjet politike të ish-kryetarit Basha, ndërsa është një ndër të parat mbështetëse të grupit të Rithemelimit.
Në një intervistë për CNA TV, Eleina Qirici tregon se kandidimi i saj për kryetare të PD-së së Korçës nuk është një vendim, por një detyrim e obligim ndaj kësaj force politike dhe gjithë anëtarësisë së saj. Ajo vjen në këtë kandidaturë e mbështetur nga demokratët që e kanë votuar që në fillimet e jetës së saj politike.
"Kandidimi im nuk është një vendim, është detyrim dhe obligim ndaj PD, rithemelimit dhe gjithë anëtarësisë së kësaj force politike në Bashkinë e Korçës. Ata më kanë mbështetur dhe votuar që në orët e para të jetës sime politike. Unë jam përpjekur të bëj më të mirën, mendoj që kam bërë gjënë e duhur deri më sot. Kam qenë konsekuente, qëndrimet dhe parimet e mia, e fokusuar në aksionin opozitar për të mbajtur PD strukturë solide, pas një goditje të rëndë e të pafalshme të ish-kreut të saj."
Synimi primar i Qiricit është organizimi i plotë i degës së PD në Korçë, me qëllim rikthimin e qeverisjes në bashki, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ajo thotë se do të punojë maksimalisht për të rikthyer besimin e demokratëve, për të larguar fasadat, hajdutët e inceneratorëve dhe fondeve publike. Qëllimi i saj është ta kthejë në një parti me fizionomi evropiane, me një rigjenerim të strukturës e me organizim të detajuar që do të jetë edhe qeverisja e Bashkisë së Korçës në të ardhmen.
"Synimi primar do të jetë organizimi kapilar i degës së PD për ta bërë një strukturë politike solide të PD shqiptare që të qeverisim Bashkinë e Korçës nesër, dhe gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike është këtu, anëtarët janë këtu, duhet vetëm të jemi me ta dhe t'i organizojmë siç duhet. Për një gjë jemi të sigurt, që shtylla kurrizore e opozitës shqiptare sot është PD dhe këtë e treguan edhe zgjedhjet e vitit të kaluar. Do të duhet që të punojmë me përkushtimin maksimal në drejtimin e PD dhe ndërkohë për t'u kthyer besimin të gjithë demokratëve korçarë. Demokratët mezi presin që të largojnë fasadat, hajdutërit e inceneratorëve, të ujësjellësve, fondeve publike e gjithçka tjetër. Dihet që partitë politike janë organizma të gjallë, si të tillë do e trajtojmë dhe degën e Korçës. Dega e PD Korçë do të funksionojë si një parti me fizionomi evropiane, dua dhe do të duhet të na jepni vetëm pak muaj kohë dhe do të shikoni se si një trupë politike e rigjeneruar, e mirorganizuar në çdo detaj të funksionimit të saj, do të jetë nesër edhe qeverisja e Bashkisë së Korçës."
Kandidatja demokrate ka një thirrje për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike. Ajo e ndien obligim të punoje pa pushim për PD e Korçës, ndërsa kërkon mbështetjen me votë në zgjedhjet e 26 majit. Me bindje, Qirici shprehet se demokratët e Korçës do të kenë një kryetare që nuk bën kompromise, nuk shantazhohet e nuk do të lejojë përçarje brenda partisë.
"Obligimi im është të punoj pa pushim për PD e Korçës për ta bërë strukturë politike solide. Anëtarësia duhet të më japë mbështetjen me votë në 26 maj. Ua kërkoj me lutje e me shumë kurajë nga vetvetja, nga puna, nga kontributi i gjitha këtyre viteve për të pasur një parti ku nuk do të ketë të parë, të dytë, të fundit, të privilegjuar, por do të jetë një parti sigurisht hierarkia politike ekziston, por jo kjo për shkak të ofiqeve, por për shkak të funksionit pasi anëtari është shpeshherë dhe më i rëndësishëm se vetë kryetari. Demokratët e Korçës duhet të jenë të bindur që në krye do të kenë një kryetare që nuk kompromentohet, që nuk shantazhohet, që nuk bën kompromise dhe që nuk do të lejojë që në PD e Korçës të ketë kulisa, sektra, grupime apo dhe përçarje. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Ramës, për të larguar narkoshtetin dhe falangat e tij në rajone."
Gara mes tre kandidatëve do të mbahet në datë 26 maj, ku anëtarët e Partisë Demokratike të Korçës do të shprehin vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kreun e degës. Eleina Qirici si një nga figurat më të njohura në PD e Korçës dhe në PD e Shqipërisë, do të sjellë për qytetin një tjetër PD, duke vlerësuar çdo anëtar që siç thotë dhe ajo, është shpeshherë më i rëndësishëm se vetë kryetari./ CNA
Është e vërtetë e madhe, tashmë e provuar, se Sali Ber...
Dhimitri Çyfeku, prej vitesh pjesë e pandarë e strukturave...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deno...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për sh...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në l...
Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në konfe...
Pas skandalit të dosjes së “5D”, për të cilin janë arrestu...
Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlli...
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...