Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Në garën e 26 majit për kreun e Partisë Demokratike të Korçës, është edhe Harito Zoto. Angazhimi politik në këtë forcë politike për kandidatin ka nisur rreth 13 vite më parë, ndërsa vjen nga një familje e persekutuar dhe është rritur me frymën demokratike që në vegjëli. Në një intervistë për CNA TV, Zoto tregon më tepër rreth figurës së tij, duke thënë se edhe sot e kësaj dite, fryma demokratike nuk është ndalur.
"Jam nga qyteti i Korçës, në moshë jam 47 vjeç. Angazhimi im në politikë ka shumë vite, studimet e mia të larta i kam nisur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Korçës, gjithashtu edhe masterin e kam mbaruar në këtë fakultet. Shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin 'Raqi Qirinxhi'. Angazhimin tim në politikë e kam nisur 12-13 vite më parë dhe vij nga një familje e persekutuar politike, me një të kaluar, burgosjen e gjyshit tim. Gjithashtu kemi një frymë demokratike, e kemi pasur në familje dhe gjithë familja ka qenë e angazhuar në PD. Ky ka qenë momenti i parë edhe për mua që të rritem e të vazhdoj me këtë frymë demokratike."
Zoto vendosi të kandidojë për të drejtuar PD e Korçës fillimisht si një investim për veten, e më pas për forcën politike që aderon si edhe për të ardhmen e fëmijëve dhe qytetit. "Dua të jem një zë i fortë në PD" - thotë ai.
"Vendosa të kandidoj sepse e shoh si një investim për veten, për forcën politike që aderoj, gjithashtu e shoh edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të qytetit të Korçës. Dua të jem një zë i fortë në PD dhe të japim mesazhe të forta. Dua të jap një mesazh bashkimi që uroj të gjithë të bashkohemi për të njëjtin ideal dhe do t'u mëshoja me forcë strukturave të PD të jemi të gjithë për të njëjtin qëllim."
Lidhur me situatën aktuale, duket që ka një lloj neglizhence apo pakënaqësie mes demokratëve. Kjo është ajo që duhet të marrë fund brenda të djathtëve, duke u bashkuar e duke qenë një trup i vetëm, fakt ky që është treguar ndër vite që prej vitit 1992 ku fryma demokratike u përhap te qytetarët. Qëllimi dhe synimi i Harito Zotos është ribashkimi i demokratëve, lënia pas e qejfmbetjeve dhe ringritja e Partisë Demokratike në qytetin e Korçës.
"Situata aktuale në PD përsëri po e ritheksoj që ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të njëjtin ideal. Është shumë e rëndësishme kjo që them dhe dua t'i mëshoj faktit që ne të jemi të gjithë si një trup i vetëm, sepse këtë e kemi treguar ndër vite dhe kemi qenë të parët që kemi sjellë këtë frymë demokratike që në 1992 e në vazhdim. Unë dua të vazhdojmë me atë frymë demokratike dhe këtë mesazh dua t'u përcjell të gjithë demokratëve korçarë dhe më gjerë. Ideja është që dua ta ritheksoj faktin e bashkimit të demokratëve korçarë, pa ngjyrime dhe pa qejfmbetje personale sepse mbase diku mund të ketë, por unë nuk jam e nuk do të jem kurrë për qejfmbetje. Mbase kjo është dhe pjesë e karakterit tim, dua që gjërat të sheshohen më gjerë si në familjen e madhe të PD, ashtu mendoj edhe në familjen time. Gjithmonë jam për një qetësim të situatave, të ndodhirave që ndodhin."
Sa u përket takimeve gjatë këtyre 3 ditëve që zyrtarisht Harito Zoto është në garë për kreun e degës, duket se fryma është shumë pozitive. Demokratët presin një ndryshim, me thirrjen për një proces të rregullt zgjedhor, ndërsa primar mbetet bashkimi i tyre.
"Takimet kanë shkuar shumë mirë, shoh një impenjim të demokratëve, mbase sepse edhe ata mezi presin që të jetë një ndryshim pikërisht për një fushatë e një proces të rregullt zgjedhor. I mëshoj faktit se dua dhe duhet të jetë një proces i rregullt zgjedhor, sepse siç e thashë edhe më parë, ne kemi treguar që dimë të bëjmë procese të rregullta dhe mendoj se kështu do të jetë dhe vazhdimi. Bashkim! Për mua bashkim, për të gjithë demokratët e Korçës dhe më gjerë, e them me sinqeritet."
Harito Zoto është kandidati i tretë zyrtar, krahas Dhimitri Çyfekut dhe Eleina Qiricit, të tre kandidatë me synimin e vetëm të bashkimit të demokratëve dhe po ashtu ringritjen e kësaj dege. Pas 26 majit, Korça do të ketë kryetarin e ri të Partisë Demokratike, i cili do të ketë punën më të vështirë në këtë situatë aktuale përballë një qeverie të korruptuar që duhet të largohet sa më parë./ CNA
Eleina Qirici është një prej figurave më të njohura të Par...
Është e vërtetë e madhe, tashmë e provuar, se Sali Ber...
Dhimitri Çyfeku, prej vitesh pjesë e pandarë e strukturave...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deno...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për sh...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në l...
Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në konfe...
Pas skandalit të dosjes së “5D”, për të cilin janë arrestu...
Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlli...
Të enjten, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin BE-Ballka...
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Lide...
Kreu i PAA, Agron Duka në një deklaratë për mediat nga Elb...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit të dialogut p...
Oerd Bylykbashi u shpreh pas takimit me kryekomisioner...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo dhe zëdhënësja për Ant...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...