Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Korrupsion, vjedhje dhe abuzime ishin kryefjalë e denoncimeve në adresë të kryebashkiakut Veliaj.
CNA denoncoi zinxhirin e OJF-ve me qëllim kapjen e Drejtësisë, në nivelet më të larta të saj. Ky ishte një ndër denoncimet për Veliajn. CNA zbuloi se organizata, të financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për familjen Veliaj. Ato kanë pasur rol të rëndësishëm në kapjen e sistemit të Drejtësië.
Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, nëpërmjet institutit “Benussi”, të drejtuar prej saj, ka organizuara aktivitete dhe konferenca për reformën në Drejtësi, ku pjesëmarrës të shpeshtë të tyre, kanë qenë Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, drejtuesi i shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe funksionar të tjerë të drejtësisë, të cilët janë akuzuar nga opozita se i shërbejnë qeverisë.
Kapja apo ndikimi në sistemin e drejtësisë ka qenë edhe në sektorët kyç, ata që kanë pasur në dorë fatet e vettingut dhe emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Narueda Llagami, ish Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në CV e sa deklaron se për disa vite ka punuar në Shoqatën për Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe Ajola Xoxa.
I përfshirë në rrjetin e organizatave të kontrolluara apo drejtuara ng Erion Veliaj, dhe Ajola Xoxa është Roland Ilia, që mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka pasur në dorë fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Por jo vetëm kaq, ka dhe shumë emra të tjerë të përfshirë.
Në vitin 2015, tre organizatat e kontrolluara nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, Balkan Youth Link Albania, Benussi dhe SHIZI, sëbashku me disa të tjera, themeluan Koalicionin për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, që monitoroi zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku Erion Veliaj u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj akuzohet edhe për pasurimin e familjarëve të tij. Vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj zotëron dy kompani në Austri, njëra në fushën e reklamimit dhe tjetra në fushën e investimeve.
Kompania “Gogel GmbH”, e cila ka filluar aktivitetin nga data 28 tetor e viti 2021 dhe në vazhdim. Kjo kompani e regjistruar në Vjenë, ka si fushë të saj të aktivitetit kryesor marketingun dhe reklamimin. Kompania e dytë, “Reg Investitions GmbH”, në Austri, ka të njëjtën adresë me kompaninë “Gogel GmbH”.
Arbër Veliaj në një kohë të shkurtër bleu një kompani duke e kthyer në kryesoren e reklamimit në Shqipëri siç është kompania “Gogel”, duke pasur me dhjetëra klientë, të cilët kanë qenë sa klientët e Erion Veliajt aq edhe të Arbër Veliajt, pasi shumica e tyre janë përfitues nga firma e kryebashkiakut të Tiranës apo institucioni që ai drejton dhe tashmë SPAK-u po bën gjithçka transparente për të çuar në fund hetimet që lidhen më kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i dyshuar për akuzën për korrupsion, dhe familjarët e lidhur me të.
Zëri kryesor në denoncimet për kryebashkiakun Erion Veliaj ishte drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.
Një prej denoncimeve të tij, i bërë nga protesta para Bashkisë Tiranë, ishin lidhjet e trinomit Erald Ismailaj-Ajola Xoxa-Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se punonjësi i UKT-së, Erald Ismailaj, merr paratë nga Erion Veliaj dhe paguan bashkëshorten e kryebashkiakut Ajola Xoxa.
“Erion Veliaj e di që je shqetësuar për shkak të denoncimit se si një punonjës i UKT-së merr para nga Veliaj përmes shoqatës Byla dhe paguan bashkëshorten Ajola Xoxa. I kemi nxjerrë dokumentet. Thirrje Olsi Dados dhe Altin Dumanit nëse keni vullnet i keni dokumentet në QKB. Erion Veliajn do e çojmë te shokët”, tha Këlliçi në protestën e 39-të para Bashkisë së Tiranës dhe kundër Erion Veliajt.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe familjarët e tij janë në hetim pasuror nga SPAK-u. Ndonëse Veliaj “e shet” veten si një njeri modest, i thjeshtë dhe sportiv, çmimet e veshjeve të tij tregojnë të kundërtën.
Veliaj është një fans i madh i firmës japoneze "Comme des Garçons", që do të thotë "Si djemtë", që ka gjithashtu një qendër në Paris. Në daljet e tij, Veliaj shfaqet me bluza me mëngë të shkurtra, këmisha dhe xhaketa sportive të kësaj marke.
Çmimet e tyre nisin nga 130 euro dhe shkojnë në qindra euro të tjera, ndërkohë që Veliaj merr një rrogë kryebashkiaku. Edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa vishet me rroba të shtrenjta, të cilat në fakt kapin çmime edhe më marramendëse se ato të Veliajt.
Veshjet e përdorura në daljet e saj shkojnë deri në rreth 6 mijë dollarë. Pra, Veliaj që na propagandon e na sillet si një person sportiv, në të vërtetë kryen shpenzime marramendëse për veshjet e tij, të bashkëshortes.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zotëron një vilë luksoze 3-katëshe në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, tek "Kodra e Diellit".
Teksa aferat në Bashkinë e Tiranës shtohen dita-ditës, Erion Veliaj ka zgjeruar objektin ku jetonte te “Kodra e Diellit”, ku fillimisht aty kishte vetëm një kat pallati dhe më pas i bëri 3 kate, duke shtuar edhe papafingon.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë të dhënë së fundi i hodhi poshtë këto akuza, duke pretenduar se banon me familjet e tij, aty ku ka banuar para se të merrej me politikë, ndërsa shtoi se nuk ka përfituar asnjë qindrakë nga paratë e qytetarëve. Nuk dihet nëse kryebashkiaku zotëron leje për shtesat që ka bërë në apartament.
Një ndër denoncimet për kryebashkiakun Erion Veliaj janë udhëtimet e tij luksoze. Përgjatë vitit që lamë pas, gazetarja Klodiana Lala denoncoi se Veliaj dhe drejtorët e tij kanë bërë udhëtime të shtrenjta jashtë vendit.
“SPAK duhet të na sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”. A kanë udhëtuar drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha me Erion Veliajn dhe persona të tjerë jashtë vendit, pushime të shtrenjta. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtime pune, por udhëtime që janë lehtësisht të aksesueshme në sistemin TIMS, janë lehtësisht të eksesueshme në shpenzimet që kanë bërë në vende të ndryshme. Rezulton një udhëtim në Finlandë se çfarë shpenzimesh kanë bërë atje, cilat janë transfertat, cilat janë kontaktet”, denoncoi gazetarja.
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk kanë të ndalur. CNA ka denoncuar skemën e përdorur nga Ajola Xoxa, që shkonte sa te kompanitë me veprimtari artistike deri tek inceneratorët.
Bashkëshortja e Veliajt paguhet 1.000 euro në muaj nga "Harabel"-i për qira, nëpërmjet llogarisë së saj në Bankën Kombëtare Tregtare. Por lidhjet e Ajolës nuk përfundojnë këtu, pasi tentakulat shkojnë deri tek inceneratori i Tiranës.
Me kompaninë e inceneratorit, Ajola Xoxa lidhet nëpërmjet artistit të saj kontemporan, Sislej Xhafa, të cilin e promovon te “Harabeli”. Sislej Xhafa ka bërë një vepër të quajtur “Bleta”, të cilën ia ka dhuruar atë “Harabel”-it të Ajolës dhe “Bleta” u instalua si vepër arti në territorin e inceneratorit të Tiranës.
Në marrëveshje theksohet se për çdo komunikim do të bëhej tresh, mes artistit, inceneratorit dhe “Harabel”-it. Pra, kompania e inceneratorit të Tiranës ka financuar “Harabel”-in e Ajolës për veprën e artit “Bleta”.
Kjo skemë tregon qartë lidhjet e Ajolës me kompaninë “Harabel” dhe në fund me inceneratorin e Tiranës nëpërmjet artistëve të saj.
Një denoncim i fortë ishte ai i deputetit Flamur Noka në Kuvend, ku tha se drejtorët e rinj të Veliajt, që zëvendësuan zyrtarët e arrestuar për dosjen “5D” janë emëruar me telefonatë nga burgu.
Ai theksoi se emërimet e tyre iu diktuan kryetarit të bashkisë dhe nuk ka qenë Veliaj ai që i ka zgjedhur, pasi pretendoi se mazhoranca dhe Bashkia e Tiranës funskionojnë si organizata kriminale.
“Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të “5D” janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, deklaroi Noka.
Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës.
CNA ka zbuluar se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021. Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021. Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.
Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka denoncuar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka komunikime me 5 drejtorët e kompanisë 5 D, të cilat i disponon edhe SPAK-u.
"Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve, është që këta për herë të parë kanë ngritur një aplikacion të enkriptuar që komunikonin të pestë, madje edhe me Erion Veliajn brenda. Aty ka nisur gjithçka. Është niveli i sofistikimit që po flasim. Prokuroria i ka hyrë në detaje dhe në këtë aplikacion që ka gjetur në një nga pajisjet e një personi që u arrestua, gjetën komunikime se si shpërndaheshin tenderat, parate, porositë. Është e vërtetë", theksoi Këlliçi pas publikimit të skandalit, ku drejtorët e Veliajt kishin marrë milionë euro nga institucioni ku punonin.
Këto ishin vetëm disa nga denoncimet e bëra përgjatë këtij viti për kryebashkiakun Veliaj, po ka e shumë të tjera, që tregojnë se vëmendja e tij është te pasurimi vetjak e njerëzve të lidhur me dhe jo te qytetarët./ CNA
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...