Dritëhijet e punonjësve të studios së Arben Rakipit dhe puna për George Soros
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...

Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.
Emisioni investigativ Plug denoncoi të dhëna që tregojnë se Arben Rakipi, edhe pse nuk i lejohet të ushtrojë biznes privat, ai dhe familjarët e tij themeluan në vitin 2020 një studio ligjore.
Studio “Rakipi & Partners”, rezulton se është përfaqësuesja ligjore e Erion Veliajt kundër SPAK. Më herët emisioni Plug ka denoncuar faktin se Arben Rakipi ka qenë i angazhuar profesionalisht në OJF-t e Ajola Xoxës, duke treguar kapjen korruptive të sistemit të drejtësisë. Jo vetëm kaq, por Arben Rakipi e ka kthyer shkollën e magjistraturës çerdhe punësimesh për familjarët e tij.
Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, denoncoi një tjetër skandal që lidhet me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Ish-gjykatësi i periudhës së diktaturës, që mbajti postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit në vitet 1997-2002, i akuzuar nga Partia Demokratike si shërbëtor i socialistëve, sot drejton në shkelje të plotë të ligjit, Shkollën e Magjistraturës, institucionin e vetëm në vend që prodhon prokurorët dhe gjykatësit që duhet të hetojnë krimin e organizuar apo korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Sipas rregullores së Shkollës së Magjistraturës, hartuar nga vetë Arben Rakipi, dhe ligjeve përkatëse, drejtorit të kësaj shkolle nuk i lejohet të kryejë biznes privat. Por Arben Rakipi së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij janë themelues dhe pronar të studios ligjore “Rakipi & Partners”, e themeluar në vitin 2020, periudhë kur Arben Rakipi drejtonte gjithashtu shkollën e Magjistraturës. Shkelja e ligjit dhe rregullores së shkollës së magjistraturës nga Arben Rakipi për konfliktin e interesit nuk janë i vetmi skandal.
Studio ligjore e familjes Rakipi, rezulton se është përfaqësues ligjor i Erion Veliajt, përballë prokurorëve të SPAK që prej muajsh janë duke e hetuar familjarisht për katër vepra penale.
Kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme, ku studio ligjore e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, ofron mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës. Emisioni Plug ka denoncuar më herët, se Arben Rakipi ka qenë i angazhuar profesionalisht në OJF-t e Ajola Xoxës për reformën në drejtësi.
Por jo vetëm qëndrimi në detyrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe në shkelje të hapur të ligjit, por Arben Rakipi e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në institucion për punësimin e familjarëve të tij.
Sipas verifikimeve dhe denoncimeve në media, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e magjistraturës bashkëshoren dhe motrën e tij, ku njëra është pedagoge dhe eksperte dhe tjetra shefe departamenti.
Në studion e Arben Rakipit është aksioner dhe ish-prokurori Ermir Beta, i cili dha dorëheqjen nga detyra për t'i shpëtuar vettingut, si dhe Romina Zano, një juriste e cila ka qenë e angazhuar profesionalisht në Fondacionin Shoqëria e Hapur të George Soros.
Pra si në çdo rast, pas çdo drejtuesi të Drejtësisë së re na del financimi i Xhorxh Soros, nëpërmjet Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës. Më pas hartojmë ligje sipas oreksit, i firmosim e në fund nuk i zbatojmë as vetë, e kur abuzimet bëhen mullar, sërish mbrojmë njeri-tjetrin./SyriTv
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...