Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një hambar skandalesh, aferash, korrupsioni dhe konflikti interesi.
Ikja e drejtorit të këtij institucioni, Alfred Peza, zbardhi shumë fakte dhe detaje mbi akuzat e hedhura nga mediat në mënyrë të njëpasnjëshme. Shpesh quheshin sulme politike, por në fakt nuk ishin të tilla.
Skandalet, bëmat dhe gjëmat e RTSH-së i ka gjetur dhe KLSH në raportet e të cilit thuhet se ka pasur veprime abuzive apo konflikte të pastra interesi.
CNA sjell sot për herë të parë një dokument, i cili është një kontratë mes drejtorit të RTSH-së dhe Leka Bungos që në këtë rast kthehet në rolin e skenaristit të emisionit "Gëzuar", pra një programi televiz në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Dokumenti tregon qartazi se janë miliona lekë dhe një konflikt i pastër interesi para që jepen nga fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe buxhetit të RTSH-së për programin.
Në fakt problemi dhe skandali qëndron te firma, te personi që përfiton këto para. Ai është Leka Bungo që mban postin e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH.

Për ata që nuk e dinë, Leka Bungo shpesh ka nxitur konflikte me të gjithë drejtuesit që me vajtjen e tij në këtë institucion.
I pari ka qenë Thoma Gëllçi, më pas Martin Leka, më pas Enkelejd Joti dhe i fundit Alfred Peza, i cili u detyrua që të jepte dorëheqjen.
Me të gjithë drejtorët ka pasur një problem gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit, Leka Bungo ka pasur pazarin, pazarin e tij, siç është rasti i këtij dokumenti të firmosur nga Alfred Peza dhe Leka Bungo.
Mjafton që institucionet përgjegjëse hetuese sipas këtyre dokumenteve që shumë shpejt do të çohen në SPAK të kuptohet se çfarë ka ndodhur.
Janë zhvilluar disa mbledhje ku nuk miraton dot këshilli buxhetin e festivalit.
Njëherë shkonte 700 milionë, pastaj 600 milionë e kështu me radhë, vlera marramendëse dhe në fund këshilli e miratonte këtë dhe çfarë ndodh?
Ndodh që skenarin e RTSH-së e merr Leka Bungo.
Nga ana tjetër ka edhe mënyra të tjera për të përfituar fonde apo projekte të caktuara të cilët vendosen në emrat e personave të tretë.Mjafton të pyetet në RTSH se cilët janë personat që bashkëpunon Leka Bungo, apo për ata që interesohet, apo për projektet që ai mbështet më fort, aty do të gjeni edhe tentakulat e një afere të madhe në RTSH.
Një aferë që lind te Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe shkon te drejtori i këtij institucioni. Pasi Këshilli bën presionin e tij për të mos votuar dhe më pas drejtori lëshon projekte qindra miliona lekëshe, të cilat i merr Leka Bungo apo anëtarët e këtij bordi.
CNA do të sjellë në vijim fakte të tjera tronditëse si ky dokument i firmosur në datë 29 dhjetor 2023 ku Alfred Peza dhe Leka Bungo shkëmbejnë qokat me njëri-tjetrin, ku njëri zhbllokon fondet, ndërsa tjetri i jep një pjesë të këtyre fondeve kreut të Këshillit Drejtues.
Tashmë dokumenti është fakt, është i provuar dhe gjithçka që CNA ka shkruar mbi skandalet dhe aferat e RTSH-së tani ka dhe një dokument që fakton se pas Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe drejtorit të këtij institucioni, Alfred Peza, qëndron një aferë e madhe klienteliste dhe korruptive, pasi konflikti i interesit në këtë rast është përtej qesharakes dhe të pabesueshmes./ CNA
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...