
CNA ka siguruar listën me eventet sportive që janë transmetuar më parë në Radio Televizionin Shqiptar.
CNA ka mësuar se RTSH ka humbur të drejtat e transmetimit të pothuajse të gjitha eventeve sportive dhe i vetmi i mbetur janë ndeshjet e Champions League gjatë këtij viti, pasi vitin tjetër nuk do të transmetohen.
Euro 2024 do të transmetohet nga “Tv Klan”, televizion i cili siguroi të drejtat e transmetimit për Europianin në Gjermani.
Sa i përket kompeticioneve tjera, ata i kanë mbledhur të gjitha “Tring” dhe “DigitAlb”, duke lënë RTSH-në pa asgjë. Superliga shqiptare, kampionati shqiptar transmetohen në MCN, ndërsa Formula 1 në Euronews Albania.
Sipas të dhënave të siguruar nga CNA, RTSH shpenzonte rreth 1.5 milionë euro në vit për të drejta eventesh sportive që shiheshin falas nga shqiptarët, të cilët janë dhe njerëzit që paguajnë rreth 2.7 miliardë lekë taksa për televizionin publik që drejtohet nga zoti Alfred Peza. Afërisht rreth 7% e buxhetit shkonte për evente sportive falas.

Listën e eventeve po e sjellim më poshtë.
RTSH SPORT arriti të bënte një paketë sportive Premium duke siguruar këto të drejta sportive:
- Ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit. European Qualifiers, Uefa Nations League
- Kampionati Evropian i futbollit 2020
- Uefa Champions League (2021-2024)
- Formula 1
- Moto GP
- Copa del Rey (Kupa e Spanjës, futboll)
- DFB POKAL (Kupa e Gjermanisë futboll)
- EFL Cup (Kupa e Anglisë në futboll)
- Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin e futbollit
- NBA
- ROLAND GARROS
- WIMBLEDON
- Tour De France
- Kategoria Superiore
- Kategoria e Parë
- WWE
Sot këto evente sportive thuajse janë zhdukur.
Pra, paguheshin rreth 1.5 milonë euro për dhjetëra evente, të cilat nuk jepen më. Lind pyetja, ku kanë shkuar paratë? Për çfarë përdoren? Ku i ka futur Alfred Peza dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së?

Shqiptarët paguajnë taksa për televizionin publik dhe rrogën e majme të Alfred Pezës, i cili paguhet rreth 2 mijë euro në muaj. Dhe shqiptarët e paguajnë që ai të zhdukë nga ekrani i RTSH-së evente sportive.
Nuk ka kampionat shqiptar që do të ishte minimalist dhe për televizionin publik, nuk ka kampionat evropian, nuk ka një kamionat elitar evropian të futbollit, nuk ka një sport pretigjoz si Formula 1, Moto GP, NBA apo WWE.
Duhet theksuar se RTSH ka një kanal të dedikuar sporti, i cili nuk jep asgjë, thjesht dhe vetëm ripërsërit.
Me vajtjen e Pezës në krye të RTSH-së sporti u zhduk nga ekrani dhe fondet u bënë rrush e kumbulla për skena festivalesh që harrohen pasi shpallet fituesi./ CNA
“Stop” ishte në Jonufër Vlorë, pasi qytetari Fatmir Celoal...
Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilave...
Sot do të trajtojmë rastin e një shqiptari, i cili jeton p...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një ish-noter, të ...
“Fiks Fare” raportoi sonte se mbetje të rrezikshme farmace...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë rastin e rëndë të një...
Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisio...
CNA po publikon dosjen e famshme “5D”, e cila në SPAK ...
Gazetari Julian Hoxhaj foli për dosjen e famshme “5D” ...
CNA ka filluar të zbardhë kallëzimin e bërë në SPAK pë...
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind...
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtar...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...