
CNA, prej disa javësh ka denoncuar abuzimet në Festivalin e 62-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili prej gati një viti drejtohet nga Alfred Peza.
CNA publikoi dokumente që tregonin se si ishin shpenzuar rreth 140 milionë lekë më shumë në krahasim me edicionin e kaluar, ishin shtuar paratë për mjete me qira, paratë për këngët konkurruese, pagesat për të ftuarit dhe për skenografinë.
Nga dokumentet rezultonte se të ftuarit dhe mjetet me qira kapnin afërsisht shifrën 200 milionë lekë, mbi 30% të vlerës totale të shpenzimeve.
CNA nuk u ndal vetëm këtu, por për shpenzimet e Festivalit të Këngës iu drejtua me tri shkresa zyrtare kreut të RTSH-së, drejtorit Alfred Peza dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, zotit Leka Bungo.

Kërkesat kishin disa pyetje të thjeshta dhe të qarta: Kur u miratua buxheti i vitit 2023? Sa ishte fondi për Festivalin dhe a kishte pasur ndryshime apo rishikim të buxhetit? Sa ishte shuma e propozuar nga Peza? Sa propozime bëri Peza për Festivalin dhe sa është vlera e tyre? Sa ka kushtuar Festivali i 62-të i Këngës në RTSH?
Këto janë pyetje legjitime, pa kurrfarë rreziku, nëse gjithçka ka qenë konform ligjit, ndaj nuk e prisnim refuzimin, madje-madje mosdenjimin e kthimit të përgjigjes as nga z. Peza e as nga z. Bungo, të paktën për dy nga kërkesat tona zyrtare.
Një përgjigje refuzuese na erdhi nga drejtori Peza, i cili na bënte me dije se nuk mund të na vinte në dispozicion informacionin e kërkuar prej nesh etj., pa referuar asnjë bazë ligjore dhe duke “harruar” se informacioni duhej të ishte bërë publik, pasi fondet e RTSH-së janë publike dhe kjo detyron transparencën.
Në kushtet e heshtjes edhe pas kërkesës së tretë që CNA u adresoi Pezës e Bungos, të detyruar, në shkurt, i adresuam ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili i jep të drejtë CNA-së, ndërsa ua bën të qartë drejtorit të Përgjithshëm, Alfred Peza, dhe kryetarit të Këshillit Drejtues, Leka Bungo, se vënia në dispozicion e të dhënave të kërkuara nga CNA është e drejtë ligjore, refuzimi akt antiligjor.
“Pas shqyrtimit paraprak të ankesës, sjellim në vëmendjen tuaj se pika 3 e nenit të ligjit nr. 119/2014, ‘Për të drejtën e informimit’, i ndryshuar (në vijim LDI), parashikon se: “Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentacionit”, citohet në shkresën e Komisionerit Publik drejtuar titullarëve të RTSH-së, Peza e Bungo, që vijon:
“Gjithashtu, bazuar në pikën 2 të nenit 2 të LDI parashikohet se: ‘informacion publik’ është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdolloj forme dhe formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik. Në këtë kuptim, Autoriteti Publik duhet të vendosë në dispozicion të kërkuesit çdo informacion, dokument, i cili është prodhuar ose mbahet nga ky i fundit në formën e zotëruar”, shkruhet ndër të tjera në shkresë-përgjigjen që Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i ka kthyer City News Albania-s.
Pra, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, përveçse mbështet CNA-në në të drejtën e vet si media, urdhëron RTSH-në të japë informacionin e fshehur.

Kjo, pasi fshehja e qëllimshme e informacionit ngre edhe më tepër dyshime për abuzime. E në vend të një përgjigjeje zyrtare me të dhëna, CNA është përballur me sulme, shpifje dhe fyerje.
Dhe këto sulme banale dhe të pështira erdhën nga Leka Bungo, i cili, në mos është bashkëpunëtor i Alfred Pezës, është miratues i “masakrës” së tij në RTSH.
Leka Bungo në vend të një përgjigjeje për shifrat e Festivalit të Këngës që ndryshojnë nga 466 në 600 milionë lekë, hedh sulme mbi CNA-në.
Në vend të një përgjigjeje për shkarkimet masive si kryetar i Bordit Drejtues, hedh vrer mbi CNA-në vetëm e vetëm se i drejtuam disa pyetje të thjeshta e të drejta.
CNA thekson edhe njëherë se nuk do të intimidohet nga sulmet që i vijnë nga Leka Bungo, por do të vijojë të denoncojë abuzimet në RTSH dhe do të luftojë për zbardhjen e së vërtetës./ CNA


Të enjten, Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur dy urd...
"SafeJournalist", një aleancë organizatash në rajonin ...
Ndryshimet e fundit ligjore që u publikuan në Fletoren Zyr...
CNA ka siguruar videon ekskluzive ku kreu i Policisë s...
Mikesha e Elia Zaharias, aktorja Luli Bitri, zbulon de...
Në Ditën e Mësuesit një tjetër shkollë e re hap dyert ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej mbrëm...
Një sondazh i kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dh...
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha, në...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ‘Dhunë në Familj...
Ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj, ka shprehur mbështetje ...
Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për masakrën e Peshkëpisë ku...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e bujshme që ka...
Sonte në Opinion po diskutohet mbi videon e bujshme të...
Demorkati i famshëm nga Korça, Ilir Vrenozi ka reaguar pas...
Agron Gjekmarkaj ka folur si ushtari i Lulzim Bashës pasi ...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryeb...
Policia ka reaguar pas akuzës së Oborrit Mbretëror se vide...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...