web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape

23 Shkurt 2024, 21:07, Aktualitet CNA
Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Leka Bungo

Në moshën 80-vjeçare pasi po e kalon dhe atë, të flasë me gjuhën e një rrugaçi apo të një horri, me gjuhën e gjobaxhinjve apo çorapeve të sigurimit ose jo, ka pak rëndësi, detyrohemi t’i themi nja dy të vërteta njeriut që ka problem me artikulimin e pseudonimit "kurrizoja".

Mediokrit të ish-diktaturës, që iu dha një “kockë” nga Edi Rama për shkak se vajza e tij vajti te Vettingu. Bëhet fjalë për Genta Bungon.

Le ta lëmë mënjanë vettingun, qokat e Edi Ramës dhe t’i themi dy fjalë komisar Lekës që po funksionon shumë mirë me kapter Pezën. Së pari, komisar Leka është shqetësuar për disa shkrime të CNA-së në lidhje me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Ja themi atij, gjobaxhinjve të tij dhe gjithë çorapeve se i qëndrojmë të njëjtit parim. Po! Dosjet e Sigurimit të Shtetit duhet të hapen. Duhet të hapen për të gjithë bashkëpunëtorët.

Edhe për ata që kanë qenë të vërtetë dhe për ata që kanë qenë me dosje bosh, që të zhduken njëherë e mirë skenarët me mashtrimet dhe shpifjet me letra false, me dokumente boshe, të pavërteta, të cilat përdoren për të shantazhuar, shpifur apo fyer individë të caktuar, këtu për të dalë e vërteta dhe për ata njerëz që akuzohen padrejtësisht por dhe ata që kanë qenë të vërtetë.

Dhe për më tepër CNA nuk e ka bërë kurrë me Leka Bungon. Ne nuk i kemi thënë kurrë Leka Bungos spiun i sigurimit. Ne i kemi çuar kërkesë për 15 emra, në tre letra të ndryshme Autoritetit të Dosjeve në 6.12.2022 dhe në datë 1.04.2023.

Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Kërkesat për Autoritetin e Dosjeve
Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Kërkesë për autoritetin e Dosjeve, për disa figura të politikës dhe medias
Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Kërkesa për hapjen e dosjes të Leka Bungos
Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Kërkesa për dosjen e Leka Bungos

Pse ia çuam?

Ia çuam këto letra, pasi në shtator Lulzim Basha së bashku me Enkelejd Alibeajn dhe me kryeministrin Rama po bënin një lojë ndaj shqiptarëve, duke theksuar se do të hapeshin dosjet.

Pasi u miratua ligji, në tetor të vitit 2022, ne menjëherë iu drejtuam Autoritetit ku përfshimë ministra, ministrin e Brendshëm, ministrin e Mbrojtjes, kryetaren e Kuvendit dhe shumë drejtues të tjerë të institucioneve publike me tezën e thjeshtë: “Na jepni dosjen e këtyre personave.”

Në atë kohë përfshimë dhe personazhe publikë siç është rasti i Blendi Fevziut i cili shkoi dhe më tej na dha dhe autorizimin për t’ia hapur dosjet .

I kërkuam të njëjtin autorizim Lindita Nikollës dhe gjithë të tjerëve që të vërtetonim se ligji për hapjen e dosjeve ishte një mashtrim dhe Lulzim Basha kishte bërë një skemë të radhës dhe qe tallur me shqiptarët, pra dosjet nuk ishin hapur. (LEXO KETU)

Midis 15 emrave të vendosur një nga ata që kërceu ishte Leka Bungo. Jo kam qenë, jo s’kam qenë. (LEXO KETU

Nuk e kuptuam pse i përvëloi ndërkohë që ne i kërkuam vetëm dosjen. Ai mund të na jepte autorizimin, ne mund t’i merrnim dosjen dhe këtu mbyllej historia. Gjithsesi Leka Bungo kërceu me shpifje, me fyerje, me gjuhën e një rrugaçi të pështirë, që gjithkush do ta neveriste.

Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Leka Bungo

Një reagim tjetër ka bërë tashmë, pasi ne i kemi kërkuar me tre shkresa zyrtare Radio Televizionit Publik çfarë ka ndodhur me festivalin e vitit të shkuar në RTSH dhe me të drejtat e transmetimit.

Dërgojmë dy shkresa dhe nuk na vjen përgjigjia dhe pasi ne raportojmë lajmin, kërcen Leka prapë, i cili është i lumtur me kapter Pezën. Nejse kjo është zgjidhja e tij. Ne kemi dyshimet tona që ka pasur abuzime, ka pasur vjedhje dhe shpërdorim fondesh. Po japim vetëm një fakt. Vetëm skena ka kushtuar rreth 140 milionë.

Festivali ka kushtuar rreth 150 milionë më shumë sesa viti i shkuar. Zëra të tjerë dhe denoncime do të sjellim në vijim. Ne thjesht kërkuam që dokumentet që kishim siguruar të konfirmoheshin zyrtarisht. Nuk na dha përgjigje. Na u refuzua. Ne do vazhdojmë investigimin tonë do bëjmë publikimin e dokumenteve.

Leka nuk ka pse të shqetësohet. Nuk ka pse të shqetësohet Leka Bungo. Ne nuk i përgjigjemi me gjuhën e tij, nuk jemi të nivelit të tij. Nuk kemi kusure siç është Leka në krye të Këshillit Drejtues të RTSH-së. 

Fatëkeqësisht për ta dhe fatmirësisht për ne, i kemi kapur të gjallë me dokumente dhe fakte që do të vijojnë përditë dhe me kallëzime që janë çuar në SPAK jo nga ne por, nga punonjës të stafit të RTSH-së deri të zbardhja e qindarkës së fundit që Leka të mos shqetësohet për lekat e hedhura kot dhe ne t’i themi vetëm një fjali.

Komisar Leka mos u shqetëso për të vërtetën, ajo është arma jonë!

Ne do t’i shkojmë deri në fund. Nuk na tremb, as nuk na shantazhon dot as ti, as çdo fytyrë tjetër që në moshë madhore duhet t’i bëhet edhe ndonjë analizë apo vizitë mendore pasi me gjuhën që ai përdor dhe me qasjen që ka, siç e theksuam jo vetëm një rrugaçi po as një banditi nuk do t’i takonte.

Ne kemi misionin tonë. Leka i kapter Pezës ka punën e vet. Nuk do ta ulim nivelin dhe nuk do kthehemi në lëmosha dhe kusure siç është kthyer Leka në krye të Këshillit Drejtues të RTSH, ku merr projekte dhe drejton emisione dhe fut vetë lekët në xhep nëpërmjet të tretëve në emisionet që ai mbështet, që i do e kështu me radhë.

Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Leka Bungo dhe Alfred Peza

Por, këto nuk kanë rëndësi për ne. Për ne ka rëndësi e vërteta dhe t’i shkojmë asaj deri në fund. Të nxjerrim faktet dhe provat që do të tregojnë se si është abuzuar me fondet në RTSH dhe sesi  Leka Bungo, njeriu që luftonte për të ndalur korrupsionin në atë institucion është kthyer në komisarin e kapter Pezës që organizoi një festival, me 650 milionë, me 30 % vlerë më shumë se një vit më parë dhe nuk blen të drejta transmetimi dhe këto para nuk janë as te Lekës, as të gocës së Lekës në vetting dhe as të kapter Pezës, por janë taksat e shqiptarëve . Dhe këta janë njerëz të paguar nga qytetarët shqiptarë . (LEXO KETU)

Ndaj mirë është që Leka, kapteri i tij të mendohen dhe pak, të kenë kujdes me ato çfarë nxjerrin nga goja lart e poshtë, me ato që shkruajnë pasi nuk ka çorape dhe kapter në botë apo kurrizo e më shumë se kaq që t’i shpëtojë nga zbardhja e të vërtetës dhe nga akuzat që do të ngrihen ndaj tyre jo si gënjeshtër dhe shantazh publik por, si fakt tashmë i zbuluar pranë institucioneve të drejtësisë, ku as kapter Peza nuk do të mund të shpëtojë dot me dashurinë e tij ndaj Leka Bungos.

Nuk kemi problem komisar Lekën por, të vërtetën. Ne kemi faktet, lekistët e RTSh-së thjesht duan të na ndalin. Ta harroni kaptera e komisarë mediokër, e vërteta jonë janë faktet.

Komisar Leka Bungo vlen me pak se një çorape
Leka Bungo dhe Alfred Peza

Merruni me pyetjet tona dhe publikoni dokumentet. Nuk do ulemi në nivelin e sharjeve të një shërbëtori pa vlerë pushteti, as me pensionistin që hesht për skandalet në RTSh, por do publikojmë dokumentet dhe shifrat që ju “përvëlojnë” mendjen.

Lekat e komisareve dhe kapterëve vlejnë në dinjitet më pak se një palë çorape.

Këtu e mbyllim me ty komisar Leku, vazhdojmë me kapterin. Do të shesë ai shumë shpejt si bashkëpunëtor. S’ke as moshë.

Dhe që mos kemi asnjë keqkutim titulli nuk është bërë me qëllim të ofendojë vlerat thelbësore të çorapes./ CNA





Lajmet e fundit nga