Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pritja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë shënoi zyrtarisht fundin e rrugëtimit shtatëditor për 13 të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, të cilët vizituan Tokën e Diellit në kuadër të “Programit të Lidhjeve Shoqërore të Japonisë” – MIRAI. Në bashkëpunim me Qeverinë e Japonisë, RYCO e ka zbatuar këtë projekt për katër vjet radhazi me qëllim të promovimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, zgjerimit të diskutimit intelektual dhe ndërtimit të një rrjeti të fortë të liderëve të ardhshëm.
Nga data 13-20 Shkurt, 13 të rinj të përzgjedhur përmes një procesi shumë konkurrues me më shumë se 400 aplikues, patën mundësinë të vizitojnë vende të rëndësishme historike dhe institucione arsimore në Tokio dhe Hiroshima, dhe përmes dialogut dhe diskutimeve të thellojnë njohuritë e tyre mbi ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konfliktit.

Të shoqëruar nga Drejtuesja e Zyrës Lokale të RYCO-s në Serbi, znj. Marija Bulat, pjesëmarrësit e MIRAI-t patën mundësinë të përfshihen në një diskutim të frytshëm mbi ndërtimin e paqes me studentët dhe një profesor nga Universiteti i Sofias, ku ndanë të kuptuarit e tyre për paqen dhe përmes punës në grup, ofruan zgjidhje për tejkalimin e kërcënimeve të paqes.
“Ne vizituam universitetin dhe kampusin e tij, u takuam me studentë japonezë dhe diskutuam me ta mënyrën e tyre të jetesës, studimin dhe gjithçka që përbën jetën studentore në Japoni. Është një nënvlerësim të them se u ktheva nga Japonia me përshtypjet që do t'i mbaj gjithmonë me vete, dashamirësinë e njerëzve që takova dhe vendet e bukura që patëm mundësinë të vizitonim falë këtij programi. Shpresoj që edhe të rinj të tjerë të shquar nga Ballkani Perëndimor të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të vizituar Tokën e Diellit në vitet e ardhshme.” tha Dado Dervanoviç, pjesëmarrës nga Mali i Zi.
Gjatë ditëve të para të vizitës, pjesëmarrësit mësuan gjithashtu për përpjekjet e Japonisë drejt ndërtimit të paqes përmes një vizite në Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe më vonë, gjatë vizitës së tyre në Hiroshima, ku u angazhuan në një diskutim të thellë mbi mënyrën se si Japonia u përball me të kaluarën e saj, veçanërisht me pasojat e bombës atomike në Hiroshima.
Medinë Dauti, pjesëmarrëse nga Kosova ndau përshtypjet e saj: “Si dikush që vjen nga rajoni i plagosur nga konflikti, turneu i Hiroshimës më shërbeu si një katalizator i fuqishëm për reflektim dhe transformim. Më sfidoi të rimendoj pikëpamjet e mia për ndërtimin e paqes dhe pajtimin, duke më nxitur të çlirohem nga cikli i dhunës dhe të përqafoj një qasje më të dhembshur dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e konflikteve. Përvoja e Parkut Përkujtimor të Hiroshimës jo vetëm që më dha një kuptim më të thellë të pasojave të luftës, por gjithashtu më nguliti një ndjenjë të përtërirë shprese dhe vendosmërie për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje ku mizori të tilla nuk do të përsëriten kurrë. Ishte një udhëtim që jo vetëm që shëroi një pjesë të zemrës sime, por gjithashtu më frymëzoi për të ndjekur në mënyrë aktive paqen në të gjitha aspektet e jetës sime.”

Vizita në Japoni ofroi gjithashtu përvoja unike kulturore, pasi 13 pjesëmarrës, përfshirë studentë të diplomuar dhe universitar, dhe profesionistë të rinj patën mundësinë të mësojnë rreth kaligrafisë dhe të provojnë veten në këtë art të të shkruarit. Ditën e fundit të vizitës, pjesëmarrësit e MIRAI-t bënë një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku morën pjesë në seancën raportuese dhe ndanë përshtypjet e tyre rreth programit dhe mësimet e nxjerra gjatë vizitës që do të mund t'i ndajnë me bashkmoshatarët e tyre pas kthimit në shtëpi.
“Udhëtimi im nëpër Japoni me programin e vizitave MIRAI me të vërtetë ma ndryshoi jetën. Nga rrugët plot zhurmë të Tokios deri te bukuria e qetë e Hiroshimës dhe ishullit Miyajima, mikpritja, mirësia dhe kultura e pasur e Japonisë lanë një gjurmë të pashlyeshme në zemrën time. Populli japonez është shembull i ngrohtësisë dhe mikpritjes, filozofia e tyre e përqendruar në vetëdisiplinën, respektin dhe dashurinë e thellë për kombin e tyre. Ndryshe nga Ballkani, ku shpeshherë mungon përpikëria dhe detyra qytetare, shoqëria japoneze lulëzon me ndjenjën e përgjegjësisë për pastërtinë, rendin publik dhe zhvillimin kombëtar. Përkushtimi i tyre ndaj arsimit si gur themeli i progresit, i ilustruar nga iniciativat për të mirëpritur studentët e huaj, qëndron në kontrast të plotë me stagnimin dhe ndarjen që mbizotëron në disa rajone të Ballkanit.”, theksoi Blendi Hodai, pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut.
Deri tani, rreth 70 të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor patën mundësinë të marrin pjesë në programin MIRAI, të gjithë duke ndarë përshtypjen e përvojës që ndryshon jetën që zgjeron perspektivat e tyre për marrëdhëniet ndërkulturore, ndërtimin e paqes dhe rrjetëzimin.

Ndikimi pozitiv i këtij programi është një motiv shtesë që RYCO të vazhdojë zbatimin e tij në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, dhe procesi për përzgjedhjen e kandidatëve do të hapet në fund të vitit në formë thirrjeje të publikuar në faqen e internetit të RYCO-s./ CNA
Gjykata e Apelit Lezhë ka rrëzuar pezullimin e 11 punonjës...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar falangat e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi analizën...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime pas dyshimeve për...
Nga viti i ardhshëm shkollor, Ministria e Arsimit dhe Spor...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
Lumi Shushica në fshatin Kuç të Vlorës do të devijohet me ...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë rënë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer ndaj ministrit të Ramë...
Moderatori Ylli Rakipi ka pyetur kreun e grupit të PD-së, ...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se mazhoranca tërhoqi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Ministri Arbjan Mazniku teska ka diskutuar mbi Reformën Zg...
Analisti Andi Bushati ka komentuar protestën e 21 shku...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për Reformën Zgjed...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi Ku...
Pas task-forcës kundër emigracionit të paligjshëm, Shqipër...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ekspozitë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akzua të forta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...