Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Nga viti i ardhshëm shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon t’u japë status të veçantë shkollave me drejtim artistik dhe sportiv, duke u angazhuar për një trajtim më të veçantë dhe një mbështetje më të fortë për këto drejtime të rëndësishme në arsimin tonë.
Këtë deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”.
“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë mbështetjen për shkollat me drejtim artistik edhe ato me drejtim sportiv dhe jam e bindur që të gjithë mësuesit, edhe ata të lëndëve artistike, do të na përkrahin edhe në një tjetër iniciativë që ne kemi ndërmarrë me përmirësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, ku, nga viti i ardhshëm shkollor, të ofrojmë statuse të veçanta për shkollat tona artistike dhe sportive”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në bashkëbisedimin me stafin pedagogjik të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.
Ministrja u ndal dhe te trajnimi i mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësueve, ku janë përfshirë edhe mësuesit e kësaj shkolle.
“Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të mësuesve është një program, i cili është në fazën e parë, atë të hartimit të moduleve të trajnimit dhe aspekteve që lidhen me përfshirjen e universiteteve tona në trajnimin e madh që do të jetë për këtë vit. Rreth 4000 mësues do të përfshihen në këtë trajnim të zhvillimit profesional, por edhe aspekteve që lidhen me përgatitjen e mësuesve për testimet ndërkombëtare, sikurse është testimi i Pisës apo dhe sondazhi Talis.
Trajnimi është një komponent pasi ne kemi nevojë për një ridimensionim të gjithë sistemit që lidhet me shkallët e kualifikimit të mësuesve, sistemin e karrierës dhe për këtë arsye jemi duke bërë edhe një rivlerësim të metodologjisë që lidhet me shkallët e karrierës dhe kualifikimet që të lidhen edhe me rritjen apo mbështetjen financiare të mësuesve”, tha Manastirliu.
Ministrja vizitoi edhe laboratorët SMART që janë ngritur në këtë shkollë përmes Programit Elementët IT në shkolla.
Shkolla 9-vjeçare "Dëshmorët e Lirisë" është një ndër shkollat e para të arsimit parauniversitar që po përfiton nga kjo iniciativë, ku tashmë nxënësit e klasave të para dhe të dyta mësojnë programin e kodimit.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë me investimet me ngritjen e 216 laboratorëve Smart dhe më tej, shtrirjen e këtij projekti në 650 shkolla të tjera gjatë vitit 2024-2025, gjë që do të bëjë të mundur që edukimi digjital të bëhet pjesë e kurrikulës dhe e mësimit të përditshëm të fëmijëve që në moshë të vogël, por nga ana tjetër edhe të zhvillojë mendimin kritik tek ata.
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
Lumi Shushica në fshatin Kuç të Vlorës do të devijohet me ...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë rënë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer ndaj ministrit të Ramë...
Moderatori Ylli Rakipi ka pyetur kreun e grupit të PD-së, ...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se mazhoranca tërhoqi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Ministri Arbjan Mazniku teska ka diskutuar mbi Reformën Zg...
Analisti Andi Bushati ka komentuar protestën e 21 shku...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për Reformën Zgjed...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi Ku...
Pas task-forcës kundër emigracionit të paligjshëm, Shqipër...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ekspozitë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akzua të forta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për ndryshimet ...
Asetet e konfiskuara të krimit të organizuar dhe të korrup...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Euron...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme në hyr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në vijim të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...