Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Pas task-forcës kundër emigracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Britania e Madhe do të ngrenë një task-forcë kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dy shtetet do të kryejnë hetime të përbashkëta e do të shkëmbejnë informacion për të goditur grupet kriminale e sekuestruar pasuritë e tyre.
Kjo do të mundësohet falë memorandumit që u firmos mes Prokurorisë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Graeme Biggar, firmosi më 22 shkurt memorandumin me kreun e SPAK, Altin Dumani.
SPAK-u e cilësoi një moment historik pasi kjo është marrëveshja e parë që agjencia britanike firmos me një strukturë hetimore në Shqipëri.
“Qëllimi kryesor është të institucionalizojë partneritetin mes SPAK-ut dhe NCA-së, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publikë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Memorandumi parashikon angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin, që ka për synim të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikimin e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.
Gjithashtu SPAK-u theksoi se forcimi i këtyre marrëdhënieve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian. Puna do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë edhe aspekte që lidhen me strategjitë më të përparuara të hetimit financiar.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe u takua më pas edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Në takim u diskutua mbi ngritjen e task-forcës dhe të skuadrave të përbashkëta hetimore si dhe për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve për të goditur grupet kriminale, si dhe të vendimeve penale për të sekuestruar pasuritë që vijnë nga krimi.
Dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Në njoftimin për mediat u theksua se ambasadori përcolli “dakordësinë e kryeministrit britanik që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë fazën tjetër të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e shtetit të së drejtës dhe antikorrupsionin, përfshirë me policinë e shtetit dhe gjyqësorin”.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe (NCA) në shtator të vitit të kaluar kishte deklaruar se grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor kanë marrë nën kontroll më shumë tregje të kokainës dhe kanabisit në vend.
Mediat britanike kanë raportuar shpesh për raste kur shtetas shqiptarë janë përfshirë në aktivitete kriminale, të ardhurat e të cilave i kanë investuar në Shqipëri në forma të ndryshme.
Në dhjetor të vitit 2022, Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Për këtë qëllim u ngrit dhe një task-forcë e përbashkët, dhe nisi kthimi i emigrantëve të paligjshëm.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ekspozitë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akzua të forta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për ndryshimet ...
Asetet e konfiskuara të krimit të organizuar dhe të korrup...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Euron...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme në hyr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në vijim të ...
Ervin Salianji i njohur ndryshe si “Babalja” është në "ank...
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ibrahim ...
Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit m...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u pyet nëse do t...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, i ka shkuar sot ...
Delegacioni i BE-së ka reaguar pas tensioneve në Parlament...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po...
Aktivistë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile janë ngritur...
Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e...
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dalë n...
CNA ka hapur një sondazh në lidhje me protestën e zhvillua...
Numri i subjekteve që instalojnë impiante fotovoltaike për...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...