Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjen e gazetarit Alfred Peza, në krye të Radio Televizionit Shqiptar.
Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha se zgjedhja e Pezës “shkel në mënyrë flagrante 4 kushtet e ligjit për papajtueshmërinë me pozicionin”.
Ajo ngriti akuzat se gara ishte paracaktuar nga kryeministri Edi Rama, në mënyrën antiligjore.

“Një garë false me miq e vartës së tij, pararendi shkeljen e ligjit me caktimin e tij si Drejtor. Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104, ku flitet për papajtueshmerite dhe konfliktin e interesave të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, në pikën 1 (a) thuhet se:
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-se nuk lejohet:
A) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara…Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)
Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qenë zëdhënës i partisë, i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmeri me ligjin. Në datë 13.06.2023 ne kemi marrë informacion nga AKEP ku z.Peza rezulton ende person kontakti për Partinë Socialiste, edhe pas zgjedhjes.
Po i njejti nen vendos dy ndalesa të tjera, në pikën 1 (b) të tij, ku përsëri të dyja shkelen nga Alfred Peza.
b) ose person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik. Alfred Peza është pronar i një portali mediatik, sic e reklamon edhe vetë, alpenews.al
Nënpika tjetër nënvizon…”ose persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte”. Alfred Peza deri ne 29 dhjetor 2022, pra 6 muaj më parë, ka qënë drejtor i grupit mediatik Panorama.
Pra 4 shkelje në 4 kushte
-Drejtor i një media që s`duhet të ishte gjatë vitit të fundit.
-Pronar i nje media tjeter si “alpeneës.al”.
-Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë, zëdhënës i dikurshëm dhe sekretar dixhital.Ish-deputet i Partisë Socialiste.
Kjo është një zgjedhje në vazhdën e zgjedhjeve të Edi Ramës për të kapur institucionet e këtij vendi, për të kapur median, për të vendosur një “ERTV” 2, 3, 4 dhe për ta kthyer Radio Televizionin Shqiptar në një mekanizëm të punësimeve politike dhe për ta forcuar atë në kapjen politike.
Në jetën e mëparshme Alfred Peza ka qenë gazetar, por në dekadën e fundit ai ka qenë aktivist dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste. Për këtë shkak ai është zgjedhur në krye të RTSH nga Rama. Në mos ai u vu në krye të RTSH në kujtim të platformës së tij kur kandidonte për deputet në vitin 2013 dhe, në prani të Ramës, u premtoi qytetarëve të Peqinit binjakëzim të ekipit të qytetit me Lacion në Itali dhe një kanal sportiv të dedikuar “Shkumbini Channel”. Peza e mori kanalin e tij pas 10 vjetësh, por jo për peqinasit por për tekat politike të Ramës.”, u shpreh ajo.
Deputetja u bëri thirrje monitoruesve të brendshëm dhe të jashtëm, organeve të respektimit të ligjit që të ngrenë zërin për këtë shkelje të hapur me zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së.
“Për këtë kanë reaguar me shqetësim Reporterët Pa Kufi. Rrjeti “Safe Journalists” Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA) shpreh shqetësim për historinë politike dhe çështjet ligjore të z. Peza.
Si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizëm ligjor dhe çdo hapësirë parlamentare për ta kundërshtuar këtë kapje politike dhe shkelje të ligjit.
Si deputete e Partisë Demokratike u bëj thirrje monitoruesve të brendshëm dhe të jashtëm, organeve të respektimit të ligjit që të ngrenë zërin për këtë shkelje të hapur dhe të radhës të kryeministrit, i cili e ka kthyer ligjin në vend, siç e thotë vetë në ‘kinezëri’.”, theksoi Zhupa./ CNA.al
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krer...
Deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për...
Safet Gjici, kryebashkiaku i zgjedhur i Kukësit në 14 ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Një video erotike është pulbikuar sot në rrjetet sociale, ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëp...
Kandidati për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Kël...
Ditën e sotme u bë virale videoja e kryebashkiakut të Kukë...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me videon e publik...
Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Ministrave, ku mirat...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëv...
CNA raportoi ditën e sotme se qeveria ka shkarkuar Saf...
Sali Berisha ka dalë kundra vendimit të pavlefshmërisë së ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka renditur disa arsy...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homolog...
Gjatë emisionit të gazetarit Ylli Rakipi, ka pasur një deb...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Left...
Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me...
Analisti Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga njerëzit p...
PD-ja e vulës zhvilloi sot një mbledhje me 17 veta që pret...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...