Skandali me Safet Gjicin/ Belind Këlliçi: Të reagojë Urdhri i Psikologut
Kandidati për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Kël...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe në Veri të Kosovës.
Duke folur në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel, ministri Peleshi theksoi se forcat ushtarake apo policore të Serbisë nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai nënvizoi se në këtë moment duhet të shikohet me prioritet dhe urgjencë kthimi në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer.
“NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.

Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t'i japë rajonit të Ballkanit. Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.
“Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.
Lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mbështeti propozimin e ri për formimin e Këshillit NOTO-Ukrainë, i cili tregon vendosmërinë e palëkundur si Aleancë, duke zbatuar standardizimin e NATO-s në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në këtë Ministerial, Shqipëria theksoi rëndësinë e proceseve transformuese të NATO-s në përballje me sfidat gjithmonë e në ndryshim të mjedisit të sigurisë. Vendi ynë garantoi mbështetjen për zhvillimin e planeve rajonale dhe të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimi rus dhe ai i grupeve terroriste.

Ministri Peleshi vuri në dukje se Shqipëria do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin tonë në misione, operacione dhe aktivitete, në tokë dhe në det.
"Ne mbështesim Modelin e përmirësuar të forcave të NATO, po përshtatim sistemin e gatishmërisë dhe do të kontribuojmë në zbatimin e planeve duke përshtatur praktikat tona dhe vendosur në dispozicion infrastrukturën kritike si ajo e Bazës së Kuçovës dhe Portin e Porto Romano", u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes siguroi vendet aleate se Shqipëria në vitin 2024 do të dedikojë 2% të GDP-s për mbrojtjen duke u investuar gjithmonë e më shumë në këtë drejtim. Ai mbështeti Planin e Veprimit të NATO-s për Prodhimin e Mbrojtjes për rikuperimin e kapaciteteve.
Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Peleshi zhvilloi dhe takime informale me përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes si dhe u takua me homologët të vendeve të ndryshme, ku u diskutua për çështje në interes të rritjes dhe bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes./ CNA.al

Kandidati për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Kël...
Ditën e sotme u bë virale videoja e kryebashkiakut të Kukë...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me videon e publik...
Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Ministrave, ku mirat...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëv...
CNA raportoi ditën e sotme se qeveria ka shkarkuar Saf...
Sali Berisha ka dalë kundra vendimit të pavlefshmërisë së ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka renditur disa arsy...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homolog...
Gjatë emisionit të gazetarit Ylli Rakipi, ka pasur një deb...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Left...
Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me...
Analisti Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga njerëzit p...
PD-ja e vulës zhvilloi sot një mbledhje me 17 veta që pret...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Pasditen e sotme, Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Partia Demokratike e vulës, që prej orës 17:00 ka mbledhur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premton ...
Kolegji Zgjedhor ka shtyrë vendimin për kërkesën e koalic...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...